Edmond Isaku në delegacionin e kryesuar nga Presidenti Meta në Forumin e Biznesit në Maltë

223

Presidenti i Kompanisë “DEMA PATINE”, z.Edmond Isaku ishte pjesë e delegacioni me 31 përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, që shoqëroi Presidentin e Republikës, Ilir Meta, gjatë një vizitë pune në Maltë, në kuadër të “Forumit të Biznesit Maltë –Shqipëri”.
Në shkëmbim të përvojës së zhvillimit ekonomik te Maltës, Presidenti Meta prezantoi shkurtimisht zhvillimet ekonomike, potencialin e bashkëpunimit të biznesit dhe oportunitetet e investimeve për biznesin maltez në Shqipëri. Presidenti i Republikës theksoi se nga historia e suksesit e “modelit ekonomik” të Maltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më vital për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, siç janë turizmi, agro-industria, shërbimet financiare, etj. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Gozos shfaqi interes të madh në shkëmbimin e eksperiencave me përfaqësuesit e komunitetit biznesit shqiptar dhe eksplorimin e projekteve të biznesit në tregun shqiptar dhe atë rajonal.
Gjatë takimeve me grupe interesi në bisedime me biznesmenë maltezë Zoti Edmond Isaku shkëmbeu përvojë pune dhe diskutoi mbi mundësinë e bashkëpunimit me firma të njohura malteze që operojnë në fushën e ndërtimit dhe të turizmit.
Në përfundim të Forumit u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Presidentit të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, z. Nikolin Jaka dhe Presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gozos, z. Joseph Grech. Presidenti Meta zhvilloi takime edhe me rektorin e Universitetit të Maltës, Prof. Alfred. J. Vella dhe me Drejtuesit Ekzekutiv të Air-Malta.

S'KA KOMENTE