RTL dhe Gazeta Bulqiza dënojnë dhunën ndaj Bledi Kasmit

273

Shoqata e Transmetuesve Radiotelevizive Kabllore e Valore të Shqipërise (RTL) dhe Redaksia e Gazetës Bulqiza dënojnë me forcë dhunën e policisë ndaj gazetarit të“Rilindja Demokratike“, Bledi Kasmi, gjatë protestës së opozitës, të shtunën e 26 Majit në Tiranë.
“Ne vlerësojmë se dhuna ndaj një gazetari, që kishte me vete vetëm një celular, është e papranueshme dhe duhet dënuar”, thuhet në reagim.
Shoqata e Transmetuesve Radiotelevizive Kabllore e Valore të Shqipërise (RTL) dhe Redaksia e Gazetës Bulqiza i bashkohen reagimit të organizatës “Reporterët pa kufij” dhe të Shoqatës të gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia.

S'KA KOMENTE