Gollobordë, zhvillohet kampionati i mundjes tradicionale

176

U zhvillua ne Ostren, mes një atmosfere festive, kampionati i përvitshem i sportit të mundjes tradicionale në zonën e Gollobordës. Morën pjesë mundës të tre grupmoshave; -para të rinj – të rinj dhe të rritur nga zona e Gollobordës, por edhe të ardhur nga treva të tjera, si dhe ish mundës veteran të këtij sporti mjaft burrëror. Mori pjesë gjithashtu edhe kryetari i bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi. Përshëndeti të pranishmit Banush Koçi, instruktori i stërvitjes së moshave të reja të zonës së Gollobordës, në sportin e mundjes.
Përshendeti gjithashtu edhe kryebashkiaku Damzi, i cili vlerësoi traditën popullore të këtij sporti në zonën e Gollobordës, duke e konsideruar këtë aktivitet edhe si një ndihmë në zhvillimin e turizmit malor në të ardhmen. Ndërsa Razi Rama, kryetari i Shoqatës së Mundjes të Gollobordës, dhe Xhelil Cibaku, mjeshtër të sportit të mundjes, thanë se sporti i mundjes tradicionale, është dhe do mbetet krenaria e Gollobordës.
Të pranishmit bënë vizita në ekspozitën e hapur me këtë rast, në një nga ambientet e brendëshme të shkollës, për të kaluar me pas në zhvillimin e ndeshjeve mes konkurenteve pjesëmarrës të grup moshave, të cilat u ndoqën me mjaft interes nga pjesëmarrësit. Me pas për fituesit u shpërndanë certifikata dhe kupa e kampionatit.
Konkuruan 14 mundës, vendi i parë Erjon Gjoka, vendi II Liman Rama, vendi i III Nexhip Karasani. Shkollorë, U 15 konkuruan 12 mundes. Vendin i I dhe fitues i Kupës për Shkollore, Arjan Danaj, vendin II Luciano Tola, vendin III Ismet Ibrahimi..për te rinj konkuruan 14 Mundes, fitues i Kupes Ardit Hoxha, vendin II Artan Sula, vendin III Xhelal Tafaj. Për Dashin konkuruan 10 mundës . Kupën, Flamurin dhe Dashin i fitoi Banush Koci, vendin e II Ferdinand Rama, vendin e III Ardit Kanxha. Gjyqtare ne tapet Reiz Abdia dhe Vinar Nuredini, sekretaria Bashkim Mertiri, Arta Merturi dhe Shefqet Muca Me kameran e TVBulqizes, ndoqem kete aktivitet dhe morem mjaft pershtypje e impresione te te pranishmeve, te cilat ju ftojme t’i ndiqni.

S'KA KOMENTE