Mynihu flet shqip në ring! Gjetan dhe Ferit Keta, fitojnë për ngjyrat kuq e zi!

320

Nga Defrim Methasani

Mbremja emocionuese, spektakolare por edhe fituese e 2 qershorit 2018 që dhuruan vëllezërit Keta ne Mynih, ka patur mjaft jehonë në opinionin sportiv në Shqipëri dhe jashtë saj. Kampioni i Europës Ferit Keta, ka shënuar fitoren e 10-të në ndeshjen e 10- të tij pa njohur asnjë humbje, duke sfiduar në raundin e tretë kundërshtarin serb Sinsha Paniç me nokaut.
Ferit Keta e ka menaxhuar mjaft mirë këtë duel, duke patur epërsi që në raundin e parë, por që nokati ka ardhur pikërisht në raundin e tretë, pas disa goditjeve të njëpasnjëshme dhe mjaft të forta e të sakta të Ketes.
Dora e ngritur lart, por edhe valvitja e flamurit kuq e zi, ishin momente emocionuese dhe krenarie që ngritën në kulm atmosferën e tifozëve të shumtë që ndodheshin, gjermanë, por edhe mjaft shqiptarë të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera jashtë Gjermanisë. Por pas tij, moment kulminant ishte ai i Gjetan Ketës, boksierit të mirënjohur që u ngjit në ring në ndeshjen e 26-të të karrieres së tij, duke njohur 21 fitore, por me dy vite mungesë pas një demtimi në veshin e mesit.
Përballë Gjetan Ketës ishte kolimbiani Deivid Kerkesres, që kishte 36 ndeshje dhe 24 fitore me nokat, duke konfirmuar një përvojë absolute në këtë sport. Në këtë ndeshje, Gjetan Keta punoi mjaft me kujdes, duke qenë në epërsi që në raundin e parë dhe deri tek i gjashti, që mbylli një kapitull jo të lehtë për boksierin tonë.
Në raundin e pestë, Keta ishte fare pranë fitores, kur goditjet e tij me breshëri, thuajse e rrëzuan kundërshtarin. Por raundi i gjashtë, shënoi epilogun pas goditjeve të Ketës, duke shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e Gjetan Ketës.
Trajneri i mirënjohur dhe tre herë kampion i botës në kik dhe tai boks, Ismail Keta, ka pohuar se menjëherë kanë nisur ofertat e reja nga federatat përkatëse për titullin kampion bote në këtë dispilinë dhe peshë për Gjetan Ketën. Kujtoj faktin që atë mbrëmje në Mynih garuan dhe fituan edhe tre boksierë shqiptarë që stërviten në Tiranë, si Mikel Alliu, Roxhers Muslia dhe Benard Marashi. Tashmë një tjetër stacion i rëndësishëm do të jetë për dy kampionët, Gjetan dhe Ferit Keta. Në Dibër të Madhe për herë të parë do të ndeshen për titullin kampion bote. Një sipërmarrje e tillë e Ismail Ketës, ka një qëllim shumë patriotik dhe kombëtar në vitin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

S'KA KOMENTE