“BULQIZA TELEVIZION”, 20 VJET HISTORI SUKSESI

346

Deputetja e qarkut Dibër znj. Dhurata Çupi, duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë event tha se “BTV, nuk është pronë dhe investim vetëm i Edmond Isakut të cilin e falenderojmë për këtë vlerë të re të shtuar komunitare, por është njëkohësisht edhe pronë e madhe sociale dhe kulturore e gjithë komuniretit ku secili ka kontributin e tij”Familja ISAKU feston me shampanje 20 vjet BTV (1) festa torta 20 vjet BTV torta2

 

E shtunë, 12 Maj 2018 – Në qytetin e Bulqizes sot ka një ditëlindje të veçantë, festohet 20 vjetori i Televizionit Bulqiza. Stafi i televizionit bulqiza , jo vetëm ai që punon aktualisht por edhe ata që kanë punuar në vite janë pjesëmarrës, po kështu kanë ardhur nga Tirana përfaqësues të politikës dhe të medias që kanë kontribuar per këtë institucion. Të ftuar ishin edhe televizionet homologë të rretheve Lezhë, Kukës, Mat. Gjithashtu në mënyrë viruale ishin prezent me intervista të drejtpërdrejta përfaqësues të shquar të sportit të medias dhe të fushës diplomatike. Po kështu kishte pjesëmarrës nga autoritetet vendore të rrethit Bulqizë.
Drejtori i TV Bulqiza dhe njëkohësisht pronari i saj Edmond Isaku e hapi fjalën e tij me urimin për pjesëmarrjen dhe u ndal në mënyrë të veçantë në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë përgjatë 20 viteve dhe vlerësoi lart kontributin e bashkëpunëtorëve të tij në të gjitha fushat pa të cilin nuk do të arrihej suksesi i tanishëm. TV Bulqiza radhitet ndër televizionet lokale me një teknologji bashkëkohore dhe një performancë mjaft cilësore. Ky institucion është bërë një zë i fuqishëm informimi dhe formimi qytetar ku paqyrohet me realizëm dhe vërtetësi jeta, puna, zhvillimet ekonomike, politike, shoqërore, sociale, kulturore, fetare. Në fjalën e tij zoti Isaku u ndal te vizioni dhe filozofia e tij lidhur me menaxhimin dhe drejtimin e këtij institucioni duke vënë theksin tek fuqia transformuese që ka media elektronike në emancipimin kulturor dhe shoqëror të baorëve të rrethit të Bulqizës dhe më gjerë. Me një staf të motivuar dhe me përvojë të gjatë ky telefizion ka rritur performancën e tij jo vetëm në informacionin e gjithanshëm që përciell si mesazher gjigand publik me impact faktor por edhe me nivelin e lartë të përpunimit të materialeve që emetohen nga stafi: me gazetarë Hysen Likdisha, operator Defrim Karaj, montazhier Myrteza Gjoka dhe sa e sa të tjerë që kontribuojnë për realizimin e produksioneve me një nivel të lartë dhe shije moderne në metodikën e pasqyrimit të realitetit që jetojmë dhe evokimit të së kaluarës historike dhe vlerave të këtij komuniteti. Edmondi me frymën e tij mjaft bashëpunuese ka ditur të afrojë pranë këtij institucioni forcat e reja krijuese dhe interpretuese të qytetit dhe të rrethit Bulqizë, duke shfrytëzuar në dobi të përparimit shoqëror talentet dhe performancën e tyrë estetike dhe mediatike.
Që në fillim të hapjes së këtij aktiviteti, moderatori H. Likdisha prezantoi të ftuarit me familjen Isaku dhe stafin e televizionit, u vizituan mjediset e televizionit me sallat komode dhe paisjet moderne, të vendosur një një kat të veçantë të hotelit luksoz të familjes Isaku. Një vodeoklip i përgatitur posaçërisht për këtë aktivitet shpalosi veprimtarinë e televizionit dhe kontributin e tij në vite duke u ndalur në momentet më pikante të veprimtarisë krijuese dhe transmetuese. Më pas përshëndeti deputetja e qarkut Dibër znj. Dhurata Çupi e cila u ndal te vlerat promovuese që ka ky institucion, rëndësinë që kanë përgjithësisht mediat lokale në qytetërimin, transformimin dhe emancipimin e shoqërisë. Deputetja u shpreh se pushteti qendror duhet t’i mbështesë dhe inkurajojë këto institucione, pasi këtu buron lajmi nga jeta e gjallë duke pasqyruar të vërtetat rreth përditshmërisë së njerëzve.
Ky institucion tha deputetja, nuk është pronë dhe investim vetëm i Edmond Isakut të cilin e falenderojmë për këtë vlerë të re të shtuar komunitare por është njëkohësisht edhe pronë e madhe sociale dhe kulturore e gjithë komuniretit ku secili ka kontributin e tij. Në emër të Bashkisë Bulqizë përshëndeti zoti Melaim Damzi, kryetar i kësaj bashkie. Zoti Damzi vlerësoi rolin dhe kontributin që ka luajtur TV Bulqiza si një instituzion me integritet të lartë social-kulturor, duke qenë i pranishëm në të gjitha zhvillimet vendore dhe, i ekuilibruar dhe duke kontribuar edhe në problematikat që kemi patur në komunitet drejt një sensibilizimi publik kurdoherë me kahje positive për progres.
Kryetari i Shoqatës Bulqiza zoti Bashkim Lami vlerësoi kontributin që ka dhënë televizioni Bulqiza në promovimin e vlerave kulturore sportive e fetare si dhe pasqyrimit të traditave patriotike dhe luftërave të përgjakshme që janë bërë nga populli i Bulqizës në mbrojtjen e lirisë kombëtare e shoqërore si dhe duke u bërë interprete e promovuese e vlerave intelektuale të krahinës së Bulqizës dhe më gjerë.

S'KA KOMENTE