4000 të rinj dibranë, azilantë në Europë

158

Nga PUBLIK.Live

Gjthkujt i duket normale që në Dibër nuk ka shpresë, nuk ka të ardhme dhe rinia dhe popullsia më vitale ikën në Tiranë, Durrës apo jashtë vendit.
Nga 1990, Dibra ka qenë me 100,000 banorë dhe sot ajo është më 78,000 banorë ose me saktistikat e fundit 61,000 banorë, pra 40% më pak pak e pollsisë. Ky është bumerangu më i madh demografik, që 40% e popullsisë largohet dhe kjo shoqërohet me burime njerëzore dhe burime ekonomike, përllogoritet se 40,000 familje janë larguar nga Dibra dhe që kanë investuar në 400,000,000 Euro investime jashtë Dibrës.
Ose e përkthyer në realitet 40,000 hotele ose lokale në Dibër. Dibra sot është vend i pashpresë, ku në spitale nuk gjen dot mjek apo specialist dhe ato që kanë mbet bëhen politikanë dhe komandohen apo rrihen nga bosët e mafies.
Në Dibër nuk ka mësues, nuk ka agrononomë, nuk ka mjekë…
Në Dibër të duket vetja sikur ora ka mbetur në vitin 1990 dhe ajo nuk ecën. Në Dibër heronjtë janë të fortët që nuk janë të fortë, por janë mashtrues që kanë lidhje me të fortët e Tiranës, ku e vërteta është histori me përrallat e gjysmagjelit dhe Nastradinit.
Në Dibër nuk ka ujë të pijshëm, dhe uji pijshëm vjen 2 orë në ditë, dhe shumicën e marrin të fortët që kanë lavazhe dhe kanë zënë lulishtet e qytetit më ndërtime pa leje, që janë legalizuar pavarësisht nëse janë demokratë apo socialistë.
Në kohën e PD jepeshin leje se do na jepnin një votë, në kohën e PS jepen leje se do japin votën për PDIU.
Në Dibër nuk ka shkolla, ato që janë, padyshim që janë në nën-nivelin e dëshiruar. Gjimanazi në Peshkopi ka ikur në Dohoshisht, dhe qendra është kthyer në mejhane që pret se kush do jetë pronari i parkingut.
Dibra është treva gjeografike shqiptare më e persekutuara dhe më e harruara në të gjitha drejtimet dhe në të gjithë hapësirën.
Në 25 vjet vende të tilla si Lura e Bulqiza, me pyjet dhe liqenet fantastikë për nga bukuria dhe vlerat ekologjike, janë rrënuar si asnjë vend tjetër i Shqipërisë.
Bulqizakët dhe Lurasit pranë pasurive të mëdha të tokës dhe nëntokës së tyre ikën pa kthyer kokën pas, ikën për ti lënë të shkatërrohen trojet e të parëve nga pushtetet politike që ngjiteshin e zbritnin karrigeve rrotulluese. Lura u mbushi xhepat pushtetarëve të djathtë e të majtë duke u tretur si qiriri. Drejt Lurës nuk u shtrua asnjë dorë e vetme asfalt, le më pastaj drejt liqeneve e pllajave malore për të zgjuar bukuritë turistike e për ti kthyer lurasit në vendlindje.
Dibra pësoi ikjen më masive të banorëve të saj në të gjitha kohët, shumë më të madhe se ikja nga serbi në vitet 1913-1920, ikje biblike…
Niveli është shumë i ulët dhe shumica e mësuesve janë pianecë orndinerë që pijnë raki e konserva tek lokalet bashkangjitur gjimnazit. U hap një degë universiteti në Dibër, kur duhet të kishte një universitet të madh ku të studionte Dibra mbarë, Dibra e kësaj dhe asaj ane të kufirit shqiptaro-shqiptar. Dhe më gjerë…Gostivari, Tetova, Kërçova, Struga…
E mbyllën duke ua prerë djemve dhe vajzave Dibrane rrugën drejt dijes e emancipimit. Të tri partitë politike në këto 25 vjet, veç e veç e në koalicion, e kanë harruar dhe persekutuar Dibrën. Ata do ta mundohen ta nënshtrojnë, t’i ulin apo ti marrin “krahun e votës”, t’i turbullojnë mendjen e t’i paralizojnë gjymtyrët me të gjitha mjetet e transportit të sofistikuar rrugëve-pa rrugë të Dibrës, me të gjithë forcën e mediave të tyre private dhe me “xhepin” që rrjedh…
As Partia Demokratike, as Partia Socialiste në pushtet(përkatësisht 14 dhe 11 vjet) dhe as LSI gjatë kësaj periudhe, herë në njërin e herë në tjetrin xhep të politikës, nuk i sollën gjë të mirë Dibrës përveç rrënimit të gjithëçkaje që ishte bërë me djersën dhe mundin e njeriut punëtor e të mençur dibran.
Bulqiza, simboli i pasurisë kombëtare që i jepte vendit deri një milionë tonë krom në vit, financuesja e tharjes së kënetave nga Buna në Mursi, e hidrocentraleve të mëdhenj mbi lumin Drin, Mat, Bistricë etj., e ndërtimit të kombinateve, fabrikave dhe uzinave, shkollave tetëvjeçare e të mesme edhe në skajet më të largëta të vendit… është katandisur si mos ma zi dhe minatori që dikur merrte pagë mujore më të lartë se ministri (dhe dilte me pension me pagë maksimale për kohën, me dhjetë vjet punë nëntokë e në një moshë 50 vjeç…) janë parë vetëm në fushata elektorale për të blerë e mbledhë partitë votën e njerëzve më të varfër dhe të persekutuar në Shqipëri.
Më shpresëdhënie ka emgrimi, ku më shumë se 4000 të rinj nën moshën 17 vjec, kanë kërkuar azil në vendet e Eropës si Itali, Gjermani, Suedi, Danimarkë, Norvegji apo Angli. Janë më shumë se 20% e familjeve dibrane që kanë një fëmijë jashtë në kërkim të azilit. Kjo është mungesa më e madhe e shpresës.
Më shumë se 7000 familje trajtohen me ndihmë ekonomike, që do të thotë se 50% efamiljeve janë nën-minimumin ekonim të jetesës. Kjo është treguesi më i lartë i varfërisë në nivel kombëtar.
Rruga e Arbërit dhe investimet e bëra në Dibër janë elektorale, dhë që nuk i shërbejnë banorëve të zonës. Të mendosh që u prish bulevardi i Peshkopsë dhe u investuan kot së koti 2,000,000 Euro . Me këtë shumë parash 20 fshatra do kishin rrrugë me asfalt (dmth Grezhdani, Vojnika, Kërcishti, Dohoshishti, Pilafe, Shimcani, Rabdishti, Brezhdani, Zimuri, Bellova, Dypjaka, Fushë-Alie, Tez, Bellova dhe Zagradi) do kishin asfalt nëse nuk do ishte bërë bulevardi me gurë prej Beratit, që nuk i reziston as motit dhe nuk është i bukur për qytetin.
Në Dibër nuk merret vesh asnjë gjë se cfarë ekziston.
Korespondentët e mediave qëndore janë thjesht zedhënës dhe të shitur tek pronari apo klanet mafioze vendore.
Dibra është peng i mafies vendore, një mafia provinciale, e rëndomtë, e pafuqishme, pa integritet dhe moral që më shumë mashtron më lidhjet e saj më kryeministrin dhe qeverinë sesa ekziston.
Në Dibër për efekt elektoral nga 430 punonjës që ka pasur e gjithë qeverisja vendore është bërë 930 dhe askush nuk mban përgjegjësi. Kryetari që sja thotë nga ajo punë ka më shumë se 4 herë që ka dhënë dorëheqen por kryeministri nuk ja pranon.
Ky ështe problem tjeter, bashki pa kryetare. Kyeministri do vijë në Dibër, në dëgjesën publike, do falenderojë për fitoren që nuk e din se kujt është. Do iki mbase në Muhurr buzë Drinit se është më turistik, ose mbase kryetari i PS është nga ajo zonë apo PDIU e ka qendrën në këtë zonë, por ai do thotë fjalë të bukura, do premtojë rrugë e Arbërit prej teneqeje apo prej plastike, do premtojë subvencione për bujqësinë, investime etj., por do iki i rrethuar nga servilë dhe lajkatarë dhe përsëri në Dibër nuk ka ujë, nuk ka drita, nuk ka rrugë dhe njerëzit gjithmonë do të ikin në Tiranë dhe të rinjtë në Europë.
Shpresa për një të ardhme më të mire është shumë larg. Fatet e Dibrës janë në dorë të llumit./dibraexpres

S'KA KOMENTE