Ligji për Strehimin social, përpjekje për të nështruar më të dobtit

231

Dhurata Çupi

Kjo qeveri vijon të uzurpojë gjithçka që i del përpara në këtë vend, e veçanërisht në kurriz të të pamundurit.
Miratimi i ligjit për Strehimin social vetëm nga socialistët në seancën e datës 3 maj 2018, ishte një tjetër dëshmi se përpjekja për të nështruar më të dobtit vazhdon.
Ligji parashikon që çdo pronar trualli që do të kërkojë të zhvillojë pronën e tij do të detyrohet të japë nga kjo pronë, sipërfaqe ndërtimi kryebashkiakëve, socialistë.
Klientelës socialiste që i kanë dhënë mijëra metra katror sipërfaqe në ndërtesa shumëkatëshe, tashmë iu gjendet edhe zgjidhja. Klientëve ju duhet gjetur edhe zgjidhje për shitjet e banesave e për këtë natyrisht është në dizpozicion proçedura korruptive dhe abuzive e PPP-ve.
Janë me mijëra banesa të kthyera në fond banese nga qytetarët vetë dhe me shpenzimet totale të tyre të cilat tashmë duhet t’i privatizojnë me çmimin e tregut. Një peshë jo e vogël kjo që rëndon direkt te ata.
Qytetarëve që do t’ju jepen banesa sociale me qera, ndryshe nga shumë shembuj në vendet europiane, edhe pse do paguajnë deri në 20 vite qera në fund nuk ju njihet e drejta ta blejnë dhe të bëhen pronarë pas shumë kontributesh në vite me qera apo me kredi.
Këto janë vetëm disa nga abuzimet e dukshme me të drejtën qytetare që ky ligj përmban.
Partia Demokratike ka bërë propozimet e saj për këtë ligj gjatë diskutimeve në komisionet përgjegjëse, por si gjithmonë funksionoi “veshi shurdh e syri qorr” i qeverisë, propozime këto, në të cilat nuk lejohej kjo masakër dhe ishin në favor të qytetarëve.

S'KA KOMENTE