Fushë Bulqizë, festohet 85 – vjetori i shkollës

360

Festohet 85 vjetori i hapjes së shkollës 9-vjeçare në Njësinë Administarative Fushë-Bulqizë. Ceremonia festive u organizua nga drejtoria e shkollës së mesme të bashkuar “Asllan Keta”.
Morën pjesë nxënës, mësues, si dhe ish nxënës e mësues ndër vite në këtë shkollë. Ndodhej edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z. Melaim Damzi, si dhe vëllezërit kampionë në sportin e Kig-Boxit, Ismail e Gjetan Keta, ish nxënës të kësaj shkolle.
Fjalën e rastit e mbajti drejtori i shkollës, Agim Balla, i cili bëri një historik të shkurtër të kësaj shkolle.
Përshëndetën kryebashkiaku Melaim Damzi, si dhe mësues veteranë që kanë shërbyer ndër vite në këtë shkollë, të cilët shpalosën mbresa e kujtime nga puna e tyre në këtë shkollë.
Një përshendetje të veçantë bënë me këtë rast vëllezërit Keta, si ish nxënës të kësaj shkolle. Me këtë rast u dha një program artistik, përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

S'KA KOMENTE