Dy qendra të reja shëndetësore në Shupenzë dhe Maqellarë

223

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inaguroi qendrat shëndetësore të Maqellarës dhe Shupenzës, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë për banorët e këtyre zonave.
“Po vendosim një standart të ri në shërbimin parësor me rikonstruksionin e qendrave shëndetësore model për nga instrastruktura dhe pajisjet, siç janë qendrat që inagurojmë sot (13 maj 2018) në Maqellarë dhe në Shupenzë. Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite dhe këtë vit do të rehabilitojmë 80 qendra të kujdesit parësor nga veriu në jug të vendit.”, tha Manastirliu.
Qendra e Shupenzës në zonën e Bulqizës ofron shërbim shëndetësor dhe urgjencë 24 orëshe. Kjo qendër i shërben jo vetëm rreth 7 mijë banorëve të Shupenzës por edhe rrethinave, duke mbuluar shërbimin për zona të thella të Bulqizës për rreth 15 mijë banorë.
Edhe Qendra shëndetësore e Maqellarës ofron shërbim 24 orë për rreth 14 mijë banorë të kësaj njësie administrative në Dibër. Edhe
Katër qendra shëndetësore janë rehabilituar në qarkun e Dibrës (Maqellarë, Kastriot, Shupenzë dhe Komsi)me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë” të Qeverisë zviceriane me vlerë 50 milion lekë.
Përveç rehabilitimin dhe pajisjes së qendrave shëndetësore, të gjithë mjekët e familjes në qarkun e Dibrës janë trajnuar dhe pajisur me “çantën e doktorit”, e cila përmban 17 instrumente mjekësorë. Me mbështetjen e “Shëndet për të gjithë”, do të pajisen edhe infermierët e të gjithë qarkut Dibër me çantën e infermierit, shumë e nevojshme për ofrimin e ndihmës së parë në rast të urgjencave në territor.

S'KA KOMENTE