Frika, llojet dhe disa çrregullime psikologjike që lidhen me të

68

Agim Demiri

Fjala “frikë” është një fjalë që tregon :
1) përjetim që provohet në raport me rrezik të vërtetë ose të përfytyruar.
2) ankth , makth , shqetësim .
(Kuteli 217. Dardhojmeli ishte trim , s’dinte ç’është frika: kaptonte këmbëlehtë shtatë male …)
(Kuteli 107. Mua më njeh e ma ka frikën gjithë bota).
(Fishta, Gj. Lahuta … 100. Bota marë është prej frike).
I ka hyrë frika në palcë – ka frikë shumë të madhe.
Vraje frikën !
a) një lloj veprimi i magjishëm që bëhet për t’i hequr frikën kryesisht një fëmijë .
b) i thuhet një njeriu me porosinë që ta heqe frikën nga karakteri i tij.
Fus frikë. – frikësoj, tremb, Sin.-druajtje, drojë , hitikë , ( = frikë jo e madhe që kemi nga një gjendje e ndodhur si ndjenjë turpi a ndjenjë tjetër , por që është shqetësuese ) .( Stërmillli , H . Sikur… 115. Jam e shtangun nga droja se mos na dalin pengime ); tmerr , terror ,trembe >tremë , e liga , tutë , datë , bëtajë > batali , lemer , kumere , llahtari , mnerë , panik , (= frikë e madhe, e përhershme dhe e padurueshme që lë gjurmë te njeriu ; Kuteli 134. (=Kreshnikët AD) …ngahera kishin dalë faqebardhë : e kishin dërrmuar armikun , i kishin futur tmerrin gjithë Kralisë …; Kuteli 105 . Të merr kumera kur t’i sheh syri (= këto humnera AD); Kuteli, 112. – I ka zënë pritë Mujit e do t’i bëje kumerë të madhe ), fq. 105. ..Ai (=Paun Harambashi AD) ka zgjedhur ketë natë lëmërimadhe për të dalë bjeshkëve ); (Stërmilli H. Sikur 25. Isha ba si ndonji gogole për t’u futë mnerën të vegjëlve ; Panik do të bësh ?…); fobi (= gr, – frikë e tmerrshme – shfaqje psikozë shqetësuese . frikë nga objektet vendet , njësitë njerëzit e panjohur e tj; – agorafobi( = greq, – frikë nga sheshet ; tanatofobi ( = frikë nga vdekja e tj. Stërmilli , H. Sikur 37. -Pse të është krijuar kjo fobi (= paranojë , shibe ) për fotografitë ?- më pyeti Marku ) ; tronditje , tromaksje , trëndje ( = vuajtje shpirtërore që krijohet dhe që të ngelet edhe më pas nga një frikë frikë e madhe; (Xoxa J. Lumi 465. Sa më shumë shtyhej nata , aq më shumë thellohej trënda (= tronditja , tromaksja ) …për të birin që po vonohej … ) ; gjakngrirje (= gjendje përgjithësisht e gjithë muskujve të trupit të mpira dhe të pamundura për të lëvizur në një gjendje treme faktike ose të përfytyruar.( Presim me gjakngrirje se çfarë do të ndodhe …); paranojë, fiksim, fiksacione, shibe (= çrregullim mendor i gjendjes ankthioze, që e “vlerëson” gjendjen përreth mbi bazën e një grupi idesh të formuara në mënyrë paraprake -Ky njeri vuan nga paranoja ; ankth , makth, shqetësim , ant.- trimëri , guxim , kurajo
£. 1. Disa nga fjalët e njejta kuptimisht me fjalën “frikë “ janë të huaja dhe janë futur në fjalorin e gjuhës shqipe nga përdorimi libror e posaçërisht psikologjik :
a) fobi -greq,(= frikë ) , bashkë me fjalët e krijuara prej saj me fjalë tjetër , që emërtojnë çrregullime të ndryshme psikologjike ( khs. – agorafobi = frikë nga sheshet ; tatarofobi =frikë nga vdekja ;
b) paranojë – sëmundje mendore kronike dhe me rritje shumë të lehtë gjatë kohës , që karakterizohet nga grup idesh të gatshme, bindje që lidhen me bindje në lidhje me shëndetin
c) panik (= greq. – frikë e madhe , tmerr – bashkë me togfjalëshin e formuar prej tij “goditje paniku “. Kjo është një fjalë me bazë greke ( panë + ik ) dhe se ishte një lloj frike e tillë që besohet se është shkaktuar nga perëndia “Pan” që në mit. greke ishte i biri i Ermetës dhe i shtojzovallës Driope ;perëndi e malit të kafshëve te egra, e pyllit dhe e barinjve . Ishte përfytyruar me brirë, mjekër ,dhe këmbë dhie; që bërtiste me fuqi të madhe që pasqyrohej si ushtima apo oshtima ; Ishte e shenjtë dhe dhe paraqitej në mesditë gjatë së cilës frikësohej bariu me ketë lloj zëri, sepse besohej se në këtë kohë kishte arritur në mal. ( e krahasuar me “ timor voçe” (=zë i tmerrshëm > tmerr). Me emrin e tij në greq. më vonë u quajt “gjithësia”, sepse me emrin e tij me vonë u quajt perëndia e gjithësisë.
Në fushën e dijës frika është njohur që në filozofinë e Antikitetit dhe për të kanë folur të gjjithë filozofët dhe rrymat filozofike.
Mbrojtja nga frika , “ na largoftë Zoti të keqen” dhe besimi se ketë do ta bënte Perendia dhe duke iu lutur asaj, kishte krijuar në shekuj dhe mbante gjithë filozofinë e fesë dhe gjithë riteve pagane. Më i njohuri në trajtimet filozofike të Antikitetit për të është Epikuri ( 343-270 a C), i cili flet me analizë të posaçme për frikën nga Perëndia dhe perënditë; frika nga vdekje dhe frika nga dhimbja. Ky filozof e shikonte frikën si një përjetim që ndodh në çast apo ka ndodhur dhe që e “sëmur” shpirtin. Ai thoshte se edhe kësaj “sëmundje shpirtërore” i duhej gjetur bari për t’u shëruar sikurse trupit; Ky filozof bazën në tërësi për frikën dhe në veçanti për llojet e frikës që ka trajtuar i shihte të përballja me çdo të panjohur , që ishte e keqe dhe barin për të e gjente të lufta kundër padijës. “Sa më shumë njeh njeriu botën që e rrethon dhe botën qiellore, aq më shumë krijon mundësi që të mos ketë frikë nga Perëndia ; Po kështu, sipas tij edhe për vdekjen; vdekja është e frikshme dhe është mbuluar me frikë, sepse nuk njihet as se si ndodh dhe as se çfarë ndodh më tej, kur i ndodh njeriut .Edhe në ketë rast bari është njohja e saj. Po kështu edhe për frikën nga dhimbjet . Ai shprehet se dhimbja nuk duhet pasur frikë. Ajo nuk duhet lidhur me vdekjën , por është një dhuratë që i është dhuruar njeriut për të mbrojtur jetën. Kur është mëkëmbur organi apo organet e dëmtuara, janë ndalur dhe dhimbjet dhe njeriu ka jetuar më gjatë .
Lidhjën e “frikës” me “të panjohurën” e kanë trajtuar edhe autore të tjerë. Psh. Ezopi në një fabul të tij tregon se “…gomari veshi lëkurë luani dhe nisi të vraponte nëpër pyll, duke bëre “oi , oi , oi “ . Gjithë kafshët e pyllit ikën të tmerruara. Të njejtën gjë bëri edhe luani, sepse nuk kishte parë ndonjëherë luan që të bënte ”oi , oi , oi “. Nuk u tremb dhe nuk iku vetëm dhelpra, sepse gomarin -luan e njohu nga zëri …”.
Problemin e frikës e ka analizuar gjerësisht edhe psikologjia duke dhënë për të përkufizime nga më të ndryshmet ku në thelb mbizotëron -përjetim i menjëherëshëm shpesh i fortë, i krijuar nga një rrezik fizik ose moral që ndodh aty për aty ka ndoshur më parë ose përfytyrohet se do të ndodhe . Përgjithësisht është vlerësuar si një dhuratë që e kanë gjithë gjallësat posaçërisht për të ruajtur jetën . Frika për njerëzit është vlerësuar si përjetim i njeriut si pjesë e shoqërisë si “kafshë politike” , siç e quante Aristoteli njeriun.
Në rrjedhën e kohës frika si përjetim psikologjik është parë edhe si shkak çrregullimesh mendore. Në radhë të parë është parë si “motër e parë” e ankthit për të cilin kemi folur , sepse fillimi i çrregullimit të ankthit vjen si “gjendje frikë” e diçkajë që do të ndodhe dhe që nuk dihet se përse do të ndodhe . Ai që vuan këte lloj shqetësimi fillon të frikësohet me “po sikur ?” – duke u frikësuar pa arsye, pa shkak e objekt, siç do të ndodhte të një tjetër pa këto shqetësime me një rrezik faktik . Nuk po zgjatemi në ketë pikë, sepse e kemi trajtuar te “ankthi “. Si sëmundje frika është vlerësuar prej kohësh edhe si “pavor nokturnus” ( = terrrori i natës) –një krizë e shqetësimit muskulor me bërtitje, sy të zgurdulluar e tj. që mund të kenë fëmijët në ëndrrat e tmerrshme, që shohin dhe që zgjat deri në fund të tmerrit – në mëngjes ato nuk u kujtohen; si fobi , si paranojë për të cilat kemi folur më lart ; paniku me atë që quhet “atak paniku” (= goditje paniku ), që është fillesa vazhduese e skizofrenisë së mëpasme . Në këto raste duhet bërë dallimi edhe teorik midis frikës së njeriut të zakonshëm që e frikëson një fakt i caktuar jetësor që përbën rrezik ose që e mendon si të tillë – pra ka objekt faktik dhe të tyre si çrregullime që nuk kanë të tillë . Psh .- gjarpërin e ka frikë çdo njeri për rrezikun që mbart dhe i ruhet në përgjithësi, ose kur sheh se e sulmon dhe edhe në mënyrë të pavullnetshme mbrohet a ruhet prej tij, po njerëzit me fobi apo me paranojë frikësohen pa shkak rreziku ; e mendojnë si rrezik edhe pse e shohin larg pasi mendojnë se “ mund të hidhet prej atje e të kafshojë” ose se “ të ha me sy “ etj. Ne dhamë një rast sa për shembull se këto lloj “frikërash “ nga çrregullimi mendor janë të tilla për shumë drejtime . Ose tmerri për një gjë që të ngjall frikë të madhe ka kushdo, por të prekurit nga çrregullimet e panikut, nuk u bëhet kjo nga një gjendje e tillë , por pa asnjë shkak. Pa asnjë shkak që do të vlerësohej nga të tjerët përreth këto si goditje e menjëherëshme që u ngjall tmerr pa ditur se përse .
Edhe ky çrregullim të shkakton : – zmadhim të bebës së syve, ndryshim të rrahjeve të zemrës dhe të tensionit , shtim ose e kundërta të lengjeve të stomakut si dhe në gjak e adrenalinë , e tj.
Të prekurve u duket tmerri në pamje e në qendrim.
5. Këshillat për këto raste çrregullimesh janë si të rasteve me ankth ; me një trajtim të posaçëm psikiatriko-psikologjik sipas rastit që paraqitet . Rastet për këto lloj çrregullimesh përveç atyre që kemi shpjeguar te ankthi janë më tepër të karakterit të të marrurit edukatë gjatë rritje.
a) Rritja e njeriut nuk duhet bëre e shoqëruar nga frika, por e kundërta . Porosia e popullit “vraje frikën !“ nuk është e rastit . Gjatë jetës fëmija duhet të shihet se ku shfaq frikë dhe të punohet për t’ia hequr dhe rritur si trim apo trimëreshe . Ketë e bën dhe duhet ta bëjë duke jetuar midis shoqërisë së tij, midis moshatarëve etj. për t’u mësuar që të ndeshet në jetë .
b) Nuk duhet goditur psikika e fëmijës që në moshë të vogël me përralla me skena të frikshme dhe me gjera të frikshme . Tregohen përralla me kafshë sulmuese me kulçedra etj. si dhe botohen duke u futur tmerrin fëmijëve . Ata kanë vlerën e tyre që tregojnë se si e pësojnë ata që nuk zbatojnë këshillat e prindërve dhe nuk ruhen nga rreziqet , por jo të kalohet masa , deri edhe duke u treguar me hipërbolizime si një hata që tregohet . Po kështu edhe filma e paraqitje në internet me kafshë që ndjekin , sulmojnë e vrasin njëri-tjetrin e tj.
c) Njeriu si çdo qenie tjetër ka frikë, por në veprimtarinë e përditshme në çdo hap shikon se sa e pa bazë është frika e tij në çdo rast . Në çdo hap të jetës ai duhet ta bëje këtë. Për të kuptuar ketë mjafton të kujtojmë pak se si mësohet të ngitet makina . Në fillim ai e nis makinën me shumë frikë , por , duke e ngarë vazhdimisht nuk e ka më ketë . Përkundrazi u bëhet gje më se e zakonshme pa asnjë frikë . Si me rastin e treguar me makinë , duhet “vrarë” çdo lloj frike me dy gjera : 1) njohje të asaj që të “frikëson “ dhe familjarizim me të derisa të bindesh se frika ka qenë pa bazë ; 2) qendrueshmëri – në çdo rast frika duhet po me masë , duke i vënë përballë qendrueshmërinë , përballjen dhe edhe të ikurit të mos bëhet i lebetitur ; pa ditur se ku po shkon . Përkundrazi të ikurit nga frika të jetë e fundit gje që duhet të bëhet në një përballje rreziku .
d) Në një gjendje me përballje të mundshme rreziku, frikacakët të mos lihet të flasin , të flasin të fundit ose të mos dëgjohen. Në një gjendje psh kërcenim për luftë; rrezik paraqesin vazhdimisht humbaraqët ; Ata do të diskutojnë me frikë të madhe duke analizuar “jo janë shumë “ ; “jo kanë mjete luftarake “ jo …duke e qarë humbjen pa ardhur …Po kështu në një lajm fatkeqësie të pritshme – të gjithë shqetësohen, por frikacakët vënë kujën; diskutojnë me kujë .
e) Në një rast rreziku që ka kaluar dikush ; e zë paniku jo kur ndodhet brenda tij po kur
dëgjon më pas se si ka qenë , si është zhvilluar ai pasi ka kaluar…Ka pasur shumë raste që paniku i ka zënë njerëzit jo me përballjen me rrezikun, por me pas rrezikun …duke e përfytyruar se si do t’i ndodhte brenda atij rreziku ( gje qe nuk i ka ndodhur ) . Rrezohet psh një makinë ; përsonin e zë tmerri, kur sheh të vrarë atë që ka qenë krah tij , dhe jo në çastin e rrëzimit . Një herë një njeri , në një kohë shumë të ftohtë futet dhe kalon me kalë sipër një liqeni të vogël , të ngrirë nga cepi në cep shhëndoshë e mirë. Shkon matanë dhe përshendetet me ato të anës tjetër dhe duke qeshur u thotë :- Heu or ti …! Sa fushë të madhe paski ! Mezi e kalova ! -Ku ke kaluar ti , ore ? – e pyesin ata . – Këtu , ore ! – thotë ai duke treguar me dorë liqenin . – Po ajo nuk është fushë ! Eshtë liqen ! Ti paske kaluar sipër liqenit të ngrirë ! …
Duke menduar se si do të mbytej me gjithë kalë , atij i pushon zemra nga tmerri . Nuk vdes nga “rreziku” po nga “pasrreziku”. Prandaj për një rrezik rrezik për goditje paniku bëhet pasrreziku , ndaj duhet folur dhe menduar sa më pak për të . Aq më pak pastaj tregohet edhe në mënyrë të zmadhuar.
6. Termi “terror psikologjik “ – përfaqëson një lloj veprimi frikësues të shkallë së lartë që bëhët me qellim të caktuar me dhunë etj. të tmerrshme që të kujtohet me tmerr shumë kohë më pas sipas idesë – “ një ditë terror – e barabartë me dhjetë vjet qetësi “.
Fjala “ trimëri , kurajo, guxim “ – janë fjalë me kuptim të kundërt me fjalën “frikë”.
Për përfaqësuesit e tyrë nuk njihet përjetimi deri i asnjë lloj rreziku.

S'KA KOMENTE