RAMA: RRUGA E ARBËRIT DO TË JETË PA PAGESË

1197

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë pagësë për Rrugën e Arbërit. Gjatë një debati në “Opinion” të Tv “”Klan” me Blendi Fevziun, vetëm tre ditë pas protestës së qytetarëve të Kukësit tek tuneli i Kalimashit kundër taksës për Rrugën e Kombit, kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi: “Do të bëjmë Rrugën e Arbrit, nuk do ta bëjmë me pagesë. Ne do të bëjmë rrugën Milot-Balldre, nuk do ta bëjmë me pagesë. Ne do të bëjmë rrugën Thumanë – Kashar, nuk do ta bëjmë me pagesë. Tani këto nuk do t’i bëjmë me pagesë, do ti bëjmë me Partneritet Publik Privat, nëse në të ardhmen do të duhet vënë, atëherë ajo do të konsiderohet dhe do të vihet, por këto nuk janë të organizuara me sistemin e pagesës, o do t’i paguash me buxhet, ose me PPP ose me pagesë,”.
Para një viti edhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se kalimi në Rrugën e Arbrit do të jetë pa pagesë, pasi Qeveria ka vendosur ta financojë kompaninë private përmes buxhetit.
“Nuk do të ketë pagesë për qytetarët, për automjetet. Në atë rrugë, relacioni i takon asaj çfarë sugjeron kompania, por Qeveria është shumë e qartë që ajo rrugë do të jetë pa pagesë”, ka deklaruar ministri i Financave. Gjithsesi, Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria nuk ka vendosur të taksojë rrugë të tjera në Shqipëri. I ftuar në “Opinion” ai tha se nëse në të ardhmen do të duhet që akse të veçanta të bëhen me pagesë, atëherë do të konsiderohen.
“Nuk ka një vendim për të taksuar rrugë të tjera të Shqipërisë, kemi konsideruar një program, që vetvetiu të çon në konkluzionin që patjetër ka akse të tjera, për të cilat do të kontribuojnë kontribuesit e tyre. Tarifat përcaktohen nga ekspertiza, nuk përcaktohet në tavolinë nga ne të dy. Sa mund të jetë? Po si mund ta di unë tarifën?” – u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tregoi edhe rrugët që do të ndërtohen së shpejti, si rruga e Arbrit, aksi Thumanë-Kashar etj, të cilat do të jenë pa pagesë në hapje.

S'KA KOMENTE