Kuksianë, dibranë, shkodranë ‘zaptojnë’ burgjet e Britanisë

415

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, teksa foli për krimin e organizuar nga Shkodra, para disa ditësh, deklaroi se numri i të arrestuarve shqiptarë në burgjet e Anglisë është rritur ndjeshëm.
Ambasadori shprehet se në Angli ka 762 të burgosur dhe rreth 70% e të burgosurve janë nga Dibra, Kukësi dhe Shkodra. Ndërsa shton se pjesa më e madhe e tyre janë arrestuar për trafik droge dhe se ky fakt është shumë i dëmshëm për shoqërinë shqiptare.
Politiko.al ditë më parë solli një shkrim të “Daily Mail”, ku ndër të tjera theksohej se bandat e drogës nga Shqipëria kanë nxitur trefishimin e numrit të kriminelëve të arrestuar e të dënuar në burgjet britanike. Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se vitin e kaluar ky numër arrin në 726 persona nga shteti ballkanik, në krahasim me 267 persona në vitin 2013.
Shumica prej tyre janë dënuar për vrasje, drogë, abuzime seksuale, pastrim parash, kërcënime me vdekje etj. Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të të huajve të burgosur në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë.

S'KA KOMENTE