Qarku Dibër, më i varfër dhe i pa zhvilluar

250

Dhurata Çupi

Është e patolerueshme nga qytetarët dibranë e matjanë, e në tërësi për Qarkun Dibër. Qeveria në 4 vite nuk duket në këtë Qark. Qytetarët nuk shikojnë dhe nuk ndjejnë asnjë investim qeveritar.
Asnjë inaugurim qeveritar. Shërbimi spitalor në kushtet më skandaloze. Vetëm në Mat, Bulqizë dhe Dibër kanë ngordhur rreth 600 lopë por nuk vjen asnji kompensim qeveritar.
Ndërkohë që milionat e miratuara për këtë kompensim zhduken. Zonës tonë milionat ja duan dhe ja marrin nga pasuritë natyrore, por nuk ja kthejnë as një qindarkë për shërbime, për infrastrukturë, për shkolla, për kopshte, për qendra shëndetësore , për një jetë më të mirë. Ky qark vazhdon të mbetet qarku më i varfër dhe i pa zhvilluar.
Ku është premtimi për Rrugën e Arbërit ? Ku është premtimi për statusin e minatorit ? E nëse qytetarët nuk ju kanë parë deri më sot, mos ju shkoni më fare. Votën e tyre nuk do ta keni. Prandaj në protestën e 18 shkurtit ishin qindra qytetarë Matjanë e Dibranë që nuk i besojnë më kësaj qeverie.

S'KA KOMENTE