Skema e re e ndihmës ekonomike, qindra familje përjashtohen nga marrja e ndihmes ekonomike

169

Skema e re e ndihmës ekonomike, ka përjashtuar qindra familje të Bulqizës, nga perfitimi i ndihmës ekonomike. Kështu nga 2130 familje që kanë aplikuar për muajin janar, vetëm 1070 familje kanë përfituar ndihmë në bazë të përzgjedhjes elektronike. Pra rreth 1060 familje janë hequr nga skema. Bulqiza vendi i pasur me mineral kromi, njihet mirfilli si rajoni ë banuar nga njerëz mjaft të varfër, që të vetmen mundësi jetese kanë pikërisht ndihmën ekonomike. I shqetësuar për këtë situatë të krijuar në Bulqizë, kur gjysma e familjeve që aplikojnë për ndihmë përjashtohen nga marrja e saj, pranë këtyre familjeve ka ardhur edhe deputeti i qarkut të Dibrës, Përparim Spahiu, i cili vizitoi me këtë rast dy nga këto familje, atë të Sajmir Ballës dhe Sabedin Beqirit, familje këto që pretendojnë se janë hequr padrejtesisht nga marrja e ndihmës ekonomike. Drejtori i Shërbimit Social Haxhi Pulja shprehet se situata është shqetësuese, pasi mjaft prej familjeve të hequra nga skema, janë hequr padrejtesisht, pasi nuk përjashtohet edhe marzhi i gabimit të sistemit.

Problemet me skemën e re të “Ndihmës ekonomike”/ Organizimi i skemës, kompetencë e Ministrisë, dhe jo e Bashkisë

Ditët e fundit, ka pasur një dyndje qytetarësh që trajtohen me ndihmë ekonomike, drejt zyrës së shërbimit social, pranë Bashkisë Bulqizë.
Qytetarët janë ankuar se përse ata krejt papritur, e kanë gjetur veten jashtë sistemit të ndihmës ekonomike. Nga ana e Insitucionit të Bashkisë Bulqizë, dhe konkretisht nga Drejtoria e “Shërbimit Social” janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të sqaruar qytetarët në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë kjo Drejtori në momentin më të parë ka komunikuar edhe me drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social, por edhe me atë qendror ku i ka komunikuar problemin që hasin në terren me qytetarët që janë trajtuar më parë me ndihmë ekonomike, por sot e gjejnë veten jashtë kësaj skeme.
Nga ana e Drejtorisë së Shërbimit Social, pranë Bashkisë Bulqizë, bëhet me dije se trajtimi i këtij problemi do të vazhdojë pa u ndërprerë edhe në ditët në vijim, duke komunikuar me Insitucionet përkatëse që të marrin masat e duhura, dhe të shikojnë situatën reale në terren.

S'KA KOMENTE