SHKOLLA E MESME E PËRGJITHESHME “ASLLAN KETA” PARA DY PËRVJETORËVE

593

AZIS KETA

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Asllan Keta, Bulqizë ka kohë që po përgatitet për dy ngjarje të rëndësishme të jetëshkrimit të saj: Ditën e parë të shkollës shqipe në Bulqizë dhe 90 vjetorin e lindjes të dëshmorit Asllan Keta, (6 Maj 2018), emrin e të cilit ka kjo shkollë.
Në kuadrin e këtyre dy ngjarjeve, drejtori i shkollës, Agim Balla dhe dy zevendesdrejtorët, Elida Çanga dhe Besnik Shabani kanë kohë që kanë filluar një projekt 6 – mujor për avancimin e objektivave të vitit mësimor në vazhdim me këto synime.
Bashkë me mësuesit Afrim Meta, Dhurata Alliu, Mimoza Gjura, Alma Duriçi, sipas fushave që mbulojnë, synohet t’u jepet një shtytje e re punëve për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe gjetjen e mekanizmave nxitës që nxënësit të rrisin vullnetin për rezultate sa më të larta.
Pas një konsultimi të gjërë edhe me specialistë jashtë shkolle është bërë një programim ambicioz. Janë përcaktuar afate. Ndiqet zbatimi dhe kërkohet llogari për çdo angazhim.
Ato tashmë janë kthyer në detyra, sepse objektivat janë diskutuar e vendosur bashkërisht mbi bazën e gjëndjes dhe mundësive konkrete të secilit që drejton dhe përgjigjet për një punë të caktuar.

Rezultatet e para janë
optimiste

Fryma e grupit dhe ndihma e ndërsjelltë predominon. Bashkia ka ofruar ndihmë. Po tentohet evidentimi dhe angazhimi më i madh i prindërve i nxënësve, sidomos i specialistëve të ndertimit dhe sherbimeve që mund të kontribojnë disa ditë me punë vullnetare për shërbime të ndryshme, sidomos të lulishtes së “Sheshit të Flamurit”, ku janë siguruar gjithë burimet për një mjedis të rikonstruktuar tërësisht dhe me standardet e kohës.
Po punohet për pasurimin e historikut dhe muzeut të shkollës dhe për këtë janë angazhuar ish drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, studiues të jashtëm, ish nxënës që kanë përvojë në këtë fushë si: Fiqiri Alliu, Hasan Lami, Destan Rama, Zabit LLeshi, Hasan Daxha, Bukurie Lami, etj.
Po tentohen lidhje me personalitetet që kanë dalë nga kjo shkollë për të vjelë prej tyre ide të reja dhe të ofrojnë kujtimet e tyre në funksion të muzeut dhe historikut.
U ofrua vullnetarisht bashkëpunimi i familjarëve dhe fisit të Asllan Ketës për të qenë pjesë e këtij programi jo vetëm me ide, por duke nxitur me pjesmarrje në përballimin e shpenzimeve nga fillimi në mbarim, për ato zëra të projektit që morën përsipër.
Për gjithë angazhimet që kanë marrë, familjarët dhe të afërmit e Asllan Ketës janë drejt përfundimit dhe cilësia e punimeve dhe paisjeve që ata kanë ofruar për sheshin e flamurit, muzeun dhe kompletimin e klasave dhe kabineteve, standartet synohen të avancuara.
Veçojmë angazhimin direkt të Drejtorit të Zyrës Punës, Asllan Daxha që si gjithnjë mbetet modeli i angazhimit dhe përkushtimit. Me ndihmën e tij është në përfundim rikompletimi i klasës informatike.

CILAT JANË SYNIMET PËR RIKOSTRUKTIMIN NË PËRMBAJTJE DHE FORMË TË MUZEUT?

Eshtë angazhuar mbi tre muaj një anëtar i jashtëm i këtij komisioni që të hulumtojë në Arkivin Qëndror të Shtetit dokumente me objekt: “Zhvillimi i Arsimit në Bulqizë”.
Personeli i Arkivit ka ofruar shërbim të shkëlqyer. Po studjohen dosje që lidhen me këtë çështje për periudhën 1911- 1933 me synimin për të gjetur një datë të re të krijimit të shkollës së parë në Bulqizë, para vitit 1933 që njihet deri më tani.
Çdo burim i ri që gjendet në arkiv konsutohet në grup dhe deri në këtë periudhë ka të reja befasuese. Mendohet që ky grup të zgjerohet mbi bazën e burimeve të reja, sepse ende ka peridha dhe dosje të pa studjuara. Mbasi të bëhen këto kërkime, çdo burim i ri do bëhet objekt diskutimi publik dhe në rrethe specialistësh të fushës për të dalë në përfundime sa më afër të vërtetave që synojmë.
Së afërmi grupi i punës ku bëjnë pjesë dhe Destan Rama, Zabit LLeshi, Fisnik Hysa, Bshkim Lami, etj, mund të dalin me një studim të përbashkët për historikun e arsimit në Bulqizë për periudhën 1911- 2017. Mbasi të reflektohen vërejtjet për korigjim, studimi do të kalojë për miratim në strukturat vendimarrëse të shkollës. Pas miratimit, historiku do marrë numër protokolli, do lidhet në formë libri dhe do ruhet si gjithë dokumentet e tjera me afat ruajtje të përherëshme.
Ideja është: Një kopje e historikut do të ekspozohet në muze dhe një tjetër në bibliotekën e shkollës.
Çdo stendë në muze t’i përkasë një periudhe të caktuar, e shoqëruar me tekst përmbledhës historik, foto dhe pjesë të zgjedhuara nga burime arkivore dhe historike. Në këtë drejtim kontributi i Zabit Lleshit është impresionues.
Ato foto historike që janë gjetur po ripunohen teknikisht në studjo të specializuara sepse janë shumë të dëmuara.
Por nga një bashkëpunim njerzor në Facebook me familjarë të Nazmi Plakut, nga asnjë foto që nuk kishin, na u ofruan mbi 10 foto që as i kishim menduar aq të hershme në kohë dhe me aq personalitete në to.
Edhe zoti Zabit LLeshi, me foton e Asllan Zenelit dhe të Vaid Kurmakut, dy personalitete të zhvillimit të arsimit në Bulqizë, ofruan një vlerë të re në muzeun e ardhshëm. Nëse kjo gadishmëri do nxitej dhe nga të tjerë me ndihmën që na ka ofruar teknologjia, mund të bëjmë gjëra vërtetë dinjitoze.
Ata që ofrojnë foto të vjetra dhe vlerësohen si historike, fotot, mbasi të dixhitalizohen, origjinali do i kthehet dhuruesit. Veç kësaj, dhuruesit do stimulohen me zmadhimin e fotos që dhuruan në dimension (20 X 30 cm) të vendosur në kornizë bashkë me një dedikim falenderimi nga drejtoria e shkollës.
Një kopje e fotove historike të dixhitalizuara do të ruhen me inventar në sekretarinë e shkollës. Burimet arkivore dhe historike që lidhen me historikun e shkollës dhe të Asllan Ketës, do të lidhen në formë libri, shumëzohen në tre kopje dhe do të marrin numër protokolli. Një kopje e tyre (me inventar) do të jetë në Muze dhe një kopje në bibliotekë. Të gjitha mjetet inventar edhe dhurime të donatorëve, do të merren në administrim me komision të miratuar nga drejtoria e shkollës sipas “gjëndjes faktit” dhe do të ruhen e mirëmbahen nga persona materialisht përgjegjës sipas rregullores së brendëshme të shkollës dhe ligjeve të shtetit shqiptar.

GADISHMËRIA E INSTITUCIONEVE

Nisma ka gjetur mbështetje tek personeli mësimdhënës, Bashkia, Qendra Arsimore, prindër të nxënësve, trashëgimtarët e dëshmorit Asllan Keta, një bisnesi, etj. Tentohet që të sigurohet mbështetje edhe më e gjërë.
Me kontributin e trashëgimtarëve të Asllan Ketës po punohet për një memorial në planin vertikal për Asllan Ketën me dimension (120 x 240 cm) dhe një pikturë me dimension ( 90 x 120 cm), po për Asllan Ketën që është ofruar nga një bisnes.
Po përpunohen gjithë fotot gjëndje që lidhen me historikun. Synohet dhe për të tjera. Po dizenjohet modeli i çdo stende dhe i materialeve që do ekspozohen në to. Kur të përfundojnë, çdo gjë do merret në inventar sipas rregullave të muzeve.
Synohet që çdo investim t’i shërbej proçesit mësimor. Stendat ekspozuese synohen të jenë sa më funksionale dhe të realizuara estetikisht.
Një nga bisneset ka marrë përsipër gjithë shpenzimet për nxjerrjen e kopjeve të dokumenteve nga arkivat, të ideojë dhe realizojë të gjitha stendat e muzeut, klasave, kabineteve, koridoreve, dhe gjithë mjediseve ku do gjykohet të ekspozohen materialet dhe fotot e zmadhuara (të vendosura në kornizë).
Mund të bëhet dhe ndonjë pikture tjetër që lidhet me historikun e shkollës sipas propozimeve të drejtorisë shkollës.
Po bëhen përpjekje pranë instisitucioneve shtetërore, Bashkisë dhe bisneseve të tjera për mundësi të tjera kontributesh, me synimin afatgjatë të përmirësimeve në vazhdimësi të kushteve të kësaj shkolle, në funksion të proçesit mësimor dhe edukimit atdhetar.

S'KA KOMENTE