SINDIKATA: TË RRITET PAGA MINIMALE, TË ULEN VITET E DALJES NË PENSION

267

Kreu i Sindikates së minatorëve të Bulqizës Luan Nika, ka reaguar në lidhje me mosmiratimin e statusit të minatorit nga Komisioni Parlamentar i Punës. Ai shprehet se Statusi i Minatorit duhet të miratohet sa me shpejt, pasi në industrinë minerare vështirësitë janë shumë të mëdha.
Prej shume vitesh nga të gjitha partitë politike, Statusi i Minatorit, në rrethin e Bulqizës është përdorur si sllogan në fushatat elektorale, por që nuk është realizuar asnjëherë.
Projektligji mbi Statusin e Minatorit synon të rrisë pagën minimale për këtë kategori dhe të ulë vitet e daljes në pension. Nga ana tjeter, parashikon rritjen e mbështetjes sociale për minatorët dhe ish-minatorët. Ndër të tjera, kreu i sindikates shprehet se “edhe nga ana jonë si sindikatë është dorëzuar një draft për statusin e minatorit”. Ndërkohë kreu i sindikatës së minatorëve Nika ka paralajmeruar përshlëllizimin e protestave për Statusin e Minatorit.

Minatorët, klasa punëtore më e vuajtur
Edhe qytetarë të thjeshtë, ish minatorë dhe pensionistë që kanë punuar në minierën e Bulqizës shprehen me indinjatë ndaj klasës politike për refuzimin e miratimit të Statusit të minatorit. Ata shprehen se ky status duhet të miratohet sa më shpejt pasi minatorët janë klasa punëtore më e vuajtur.

S'KA KOMENTE