70-vjetori i Minierës së Bulqizës, minatorët në protestë

    1416

    Minatorët: “Marrim 150 mijë lekë të vjetra pension, është turp i botës. 80 mijë shkojnë dritat, leji ilaçet e mia.” “51 vjeç e 6 muaj, me 12 vjet nëntokë. Dhe tani na sorollasin që ne kërkojmë një gjë shumë të thjeshtë që e ka emrin Status.” “Është turp që një minator ka 19 vjet e 6 muaj nëntokë marrin një pension qesharak dhe e lënë te dritat e uji.”
    Shtatëdhejtë vjetori i krijimit të Minierës më të madhe të Kromit në vend, asaj të Bulqizës, i gjen minatorët e saj dhe të të gjitha minerave të vendit në protesta masive. Shtyrja e miratimit të ligjit për statusin e minatorit ka shkaktuar protesta në vend. Pothuajse çdo të enjte të muajt shkurt 2018 minatorët kanë protestuar përpara parlamentit duke kërkuar me insistim miratimin e “Statusit të Minatorit”. Punonjësit e minierave të indinjuar i kanë kërkuar qeverisë që t’u japë statusin e minatorit pasi pensionet që ta marin janë qesharake dhe nuk i mjaftojnë as për të blerë ilaçet. Protesta para seancave kuvendore nuk do të jenë e vetmja sipas tyre, pasi paralajmërojnë se do e përshkallëzojnë nëse nuk do të ketë reflektim.
    “Kërkojmë nga qeveria që të miratojë statusin e minatorit. Nëse nuk do të miratohet do të përshkallëzojmë protestën në ditët në vazhdim” deklarojnë ata.
    Minatorët ankohen se marrin pensione minimale në një kohë që gjithë jetën kanë punuar nëntokë, në kushte tepër të vështira shëndetësore dhe ekonomike. Ata i bëjnë apel qeverisë për të miratuar statusin e minatorit, në mënyra që jeta e tyre të jetë më pak e vështirë.
    Shumica në qeveri rrëzoi draftin dhe statusin e minatorit, të hartuar dhe paraqitur në Kuvend nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
    Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka sqaruar se po punohet për ligjin e statusit të minatorit dhe aktualisht po bëhet një vlerësim i faturës që mbart për buxhetin një çështje e tillë.

    S'KA KOMENTE