MASHTRIMI I RADHËS I KËSAJ QEVERIE

237

Dhurata Çupi Tyli

Dibranëve po u ofrohet çdo dite fyerje, dhunë fasadë dhe propagandë. Nuk është aspak e vështirë që çdo ditë shqiptarët të përballen me mashtrimin e radhës të kësaj qeverie. Natyrisht korrupsioni më i madh i kësaj qeverie janë koncesionet propagandistike. Kjo u demonstrua sot (5 SHKURT 2018) kur dibranët kuptuan që as këtë vit nuk fillon rruga e shpresës së tyre që i afron më shumë me Tiranën.
Sot shoë i radhës u demonstrua me daljen para mediave të ministrit, por rrugë edhe këtë vit nuk ka për ta. Ministri vetë nuk u pa të firmoste kontratë, gjë që fakton propagandën e radhës për firmosjen e kontratës prej 240 milion euro nga administrata e ministrisë. Ministri konfirmoi propagandën e kësaj qeverie kur tha se akoma nuk janë siguruar fondet për këtë projekt jetik.Rruga do të fillojë në kohë fushate elektorale, në fakt siç bën çdo herë kjo qeveri. Por edhe për taksat që do paguajnë Dibranët nuk u fol. Interesat e rrugës qē do paguajnë shqiptarë janë futur në terr informativ.
240 miljon euro për 13 vite, që i bie 18 miljon euro në vit.. Sikur vetëm nga buxheti i shtetit do të bëhej, dibranëve dhe shqiptarëve do t’u binte më lirë. Por buxhetin e taksapaguesve shqiptarë, kjo qeveri nuk e ka për investime por për oborrin e kryeministrit. Asnjëherë kjo qeveri nuk ka vepruar në përputhje me interesat e qytetarëve shqiptarë, aq më pak dibranëve që i ka zhytur thellë e më thellë në varfëri, ndërsa zullumet brenda llojit në Bashkinë e Dibrës nuk kanë mbarim, tashmë del me shashka për të mbuluar diellin me shosh me projekte pa projekte.

S'KA KOMENTE