ZEMRA PULSON PËR DIBRËN E DIBRANËT

335

Mendime për librin “NË PANTEONIN E VLERAVE” të shkrimtarit e publicistit Halil Rama

 

Nga Ismet BALAJ
Studjues, shkrimtar

Publiçisti dhe shkrimtari i njohur Halil Rama, kryeredaktor i gazetave “Veterani” dhe “Bulqiza”, pas botimit të gjashtë vëllimeve me monografi historike për ngjarje e figura të rëndësishme kombëtare, botoi kohët e fundit edhe librin me publiçistikë “Në panteonin e vlerave”.
Libri ka tri kolona:

“Testament fjale”.

Në këtë kolonë ka 14 studime dhe reçensione kritike për disa nga librat e lexuara kohët e fundit. Në studimin – reçencë për romanin “Të jetosh në Paqë” të autorit Naim Berisha, ndriçon dy figurat qëdrore të dy gjeneralëve besnikë të Skenderbeut, siç ishin Dhimitër e Nikollë Berisha nga Muhurri i Dibrës. Duke pasqyruar artistikisht jetën dhe veprimtarinë e tyre, dallon sidomos disa nga cilësitë, tiparët më të qënësishme të shqiptarit, siç është besnikëria dhe trimëria, të ngjizura në shpirtin dhe veprimtarinë e këtyre dy gjenaralëve. Shkrimtari dhe publiçisti Rama na afron librin si një krijim ku janë sintetizuar mirë historia dhe arti letrar. Është një parathënie studimore ku lexuesi do të gjejë çelësin për të kuptuar edhe mirë edhe shpejt mesazhet e këtij romani.
Studimet për qëndresën e Dibranëve kundër pushtuesve sllavë gjatë shekujve na dëshmojnë se dibranët e kanë mbrojtur me gjak e djersë çdo jetë dibrani dhe çdo pëllëmbë toke.
Gjeografia e studimeve dhe e reçensave është e gjerë. Saga e Jakovajve, kushtuar Tuk Jakovës dhe vëllezërve të tij, shkruar me mjeshtri nga historiani dr. Nikollë Loka, është një tjetër studim me vlera të spikatura.
Tërheqin vemëndjen edhe artikuj: “Jeta e një Presidenti-Omer Nishani”; “Toponimet e Çidhnës”, si studime me vlerë për historinë dhe gjuhësine; “Poezia e panjohur e T.Laços” etj.
Studimi “Atdheu, kryefjala e veprimtarisë ushtarake e publiçistike të Isuf Imerajt”, ku spikat mesazhi, si dashuria per atdhe është më e madhja dashuri etj.
Dhjetë studime u përkasin krijuesve dibaranë të veprave poetike dhe aritistike. Veçojmë këtu krijimet e Dr.Hajri Mandrit, të Naim Plakut, Ahmet Prençit, Astrit Gjunkshit, “Bota brenda shpirtit”, të Demir Rusit dhe veçanërisht historia e udhëtimeve shekullore të ruseve” të Dibrës,“Ura e fjalëve” dhe “Djali që bleu vdekjen”, dëshmojnë për një krijimtari të pasur artistike që ndodhet gjithnjë në ngjitje e zhvillim. Të gjitha mesazhet që përcjellin këto shkrime janë testamente fjale për t`u shndërruar në vepra në shërbim të atdheut.

Kolona e dytë që përbën edhe titullin e librit është “Në panteonin e vlerave”.
Edhe në imtësitë, edhe në gjërat e vogla të njerëzve të mëdhenj del madhështia e tyre. Jeta e veprimtaria shekullore e Gjeneral Rahman Parllakut është si një minierë, që nuk shterron kurrë. Pas torturave, ky burrë, nuk kërkon mëshirë, por kërkon libra për të lëxuar. I janë mbyllur të gjithë lidhjet me botën, por me qetësi të admirueshme ai u drejtohet gardianëve: “Më gjeni ndonjë libër të kaloj kohën…”. Libri të hapë dritare për të parë botën, gjen besim e shpresë. Dhe hyn e sistemon me kujdes disa libra të hedhura diku. Në ato kushte të rënda ai lexon dhe mban shënime për afro 100 libra, aq sa ka mundur të gjej në atë ferr, se edhe librat aty ishin, në burg. Askund nuk e shohim, as e njdiejmë pesimizmin që të sjell në mënyrë të natyrshme izolimi nga jeta, jeta në burgun e sigurisë së lartë…Jeta me të vërtetë është luftë, por rrallë kush e kupton si duhet. Pikërisht gjenerali e ka kuptuar dhe ka përballuar të papriturat, sepse ai asnjë nuk i ka quajtur të papritura…Që nga fëmijëria, lufta e gjithë jeta e tij ka qenë dhe mbeti gjithnjë luftë, luftë e qëndresë heroike.
Thjeshtë, bukur, qartë, dhimbshëm shkruan për Ahmet Camin, të vrarë nga dora e zezë e sllavëve maqedonas, por edhe e burgjeve e internimeve të 13 Camëve të tjerë. Të gjithë heronj të një kohe që thërret heronj dhe nga masat dalin më trimat, më të fortët, më të zotët që u prijnë masava në betejat për jetë a vdekje. Dhe ndjej vet dhimbje, kur e mësoj tani në këtë moshë këtë histori të Camëve, se të bijën e Ahmetit e pata shumë vite Minstre të Arsimit. Njeriu fjalëpak, e matur si një burrë i zgjuar dibran që mendon njëqint hërë e flet një herë, por që fjalën nuk ia luan as topi, as Zoti. (E kam takuar në vjeshtën e vitit 2017 në Arkivin e Shtetit. E moshuar dhe e lodhur ashtu si edhe unë, edhe ajo shfletonte dosje arkivore për të shkruar e botuar. Rrallë në këtë moshë ka gra, që moshë të thyer, të mos pushojë, por të punojë, të shkruaj e të kujtoj nga jeta e saj edhe e njerezve me të cilet është njohur dhe i ka shërbyër vendit me vendosmëri.
Shume ese e bukur është “Guxolli, familja pogradecare që shkriu pasurinë për luftën e çlirimin e vendit”. Por me shumë sakrifica, të pesë djemtë e kësaj familj, u shkolluan duke mbaruar shkollat e larta ushtarake brenda e jashtë vendit. Ata shërbejnë me përkushtim e devotshmëri për ngritjen e një ushtrie të aftë për ta mbrojtur atdheun nga rreziqet që vazhdojnë të jenë gjithnjë kërcnuese për popujt e vegjel e sidomos për popullin tonë.
Sa dossier i bukur e mbresëlanës është ai që i kushtohet Adem Isuf Hoxhës, heroit të rezistencës kundër sulmit të pabesë të monorkofashistëve grekë. Ushtari Adem, në kushtet e këputjes së çdo lidhje me komandën eprore, kur ushtria greke kishte nisur sulmin e gjithanshme me të gjitha armët, ai jep urdhërin e përgjigjes: luftës me luftë. Merr të drejtën e Presidentit të Republikës. Mbrojtja është e drejta e çdo qënie të gjallë mbi dhe… Ai me të vërtetë është e mbetet heroi i kohës, por edhe për çdo kohë e për çdo brez është model se si duhet mbrojtur atdheu.
Shumë e bukur dhe kuptimplot është eseja “Shtëpia e Bardhë” (në Njujork) e Turhan Rusit. Historia e tij është shumë mbresëlënëse. Udha e tij nëpër jetë dhe arritjet në SHBA janë modeli i luftëtarëve që jetojnë në këmbë, që nuk i gjunjëzon asnjë kohë, që kundërshtojnë padrejtësitë, që luftojnë e ngrenë jetën nga hiçi dhe bëhen firmë e fuqishme që dejton 12 kompani në SHBA. Aty, para tridhjetë e ca vitesh, shkoi duar e xhep bosh, vetëm mendjen plot ëndrra, shpirtin e bardhë dhe krahët e fuqishëm të bashkuara e ngritën atë në nivelin e më të pasurëve në shtetin më të fuqishëm të botës. Dhe nuk harron prejardhjen e vet. Shpirti dhe mendja janë edhe te Dibra. Zemra pulson për Dibrën e për dibranët e tij. Mendon, kerkon dhe punon që Dibra t`i arrijë shoqet e përparuara të saj në Shqipëri. Ai nuk bën asnjë dallim krahësh politik. Krahët politik janë të përkohshëm, por Shqipëria e shqipatërët janë të përhershëm në trojet e veta, ndaj duhet bërë gjithçka për t`i afruar të çmendurit e politikës që t`i shërbejnë popullit prej të cilit kanë marrë votën dhe mbahen.
Kolona e tretë janë “profile për persona të ndryshëm”, të shkruara me frymëzim dhe ku pasqyrohen realisht jeta e veprimtaria e secilit. Këtu spikat veçanërisht profili i themeluesit dhe drejtuesit të TV Bulqiza e Gazeta Bulqiza, z.Edmond Isaku.
Gjuha, stili dhe figuracioni artistik janë një pasuri e vlefshme në këtë libër, çka i japin çdo shkrimi bukurinë e pasqyrimit të pamjeve të ndryshme nga jeta dhe veprimtaria njerëzore. Është një libër që ia shton vlerat punës krijuese të autorit dhe një kontribut ndihmës në dobi të lexuesve.

S'KA KOMENTE