Gjetan Keta, në gusht zhvillon ndeshjen e radhës, këtë herë në Dibër të Madhe

394

Ndeshja e radhës e Gjetan Ketës do të zhvillohet në muajin gusht të 2018-s në Dibër të Madhe. Një lajm i tillë u konfirmua gjatë takimit që ky i fundit zhvilloi me kryetarin e komunës së Dibrës Z. Ruzhdi Lata.
Kampioni i Europës në peshat e mesme, Gjetan Keta do të zhvilloj të parën ndeshje të një niveli të tillë në Dibër të Madhe. Kjo ide u mirëprit nga kryetari Lata, i cili u tregua i gatshëm që të merr përsipër obligimet e tij si kryetar komune që kjo ide të realizohet.
Në takimin mes Latës dhe Ketës, në ambientet e komunës së Dibrës, u ra dakord që ndeshja të zhvillohet në muajin gusht në sallën e sporteve “Dibra”.
Nga minierat e kromit, sot në majën e Europës

Historia e Gjetan Ketës, boksierit në Bulqiza, është vërtet interesante. Nga minierat e kromit, sot në majën e Europës dhe nesër ndoshta kampion bote. Në fakt, kjo është edhe sfida e kampionit shqiptar, që kërkon maksimumin. Dhe duket se shansi i është dhënë tashmë, sepse nga zyra menaxheriale e të famshit Don King nga Amerika, ka ardhur ftesa për t’u ndeshur në nivelin që e ëndërron çdo boksier profesionist. 19 fitore në karrierën e tij, 16 me nokaut, vetëm 3 humbje, janë tregues të frikshëm për boksier të peshës së mesme. Në një intervistë ekskluzive për “telesport.al”, Gjeta Keta rrëfen ambiciet e tij në të ardhmen, duke u premtuar shqiptarëve që do të ngjitet në majë si kampion bote.
Gjetan Keta, brenda pak muajsh arriti të mbronte me sukses gjerdanin e kampionit euro-aziatik ËBC, duke mposhtur dy kundërshtarë rusë. Historia ishte e njëjtë, që të dy rivalët më nokaut në raundin e tretë, fillimisht Marar Kazev në Bulqizë dhe më pas Kanbolatov në Dusseldorf, patën të njëjtin fat. Bokieri shqiptar ka arritur të ndjekë rrugën e sukseseve, duke siguruar një vazhdimësi në rezultatet e tij në boksin profesionist. Pas fitores bindëse të arritur disa ditë më parë në Gjermani, “Mike i Hekurt” është në Shqipëri.

S'KA KOMENTE