LUFTËRAT E DIBRANËVE KUNDËR PUSHTIMIT OSMAN, 1444-1912

704

Moisi MURRA*
Për luftërat e shqiptarëve, nën udhëheqjen e Skenderbeut, kundër pushtuesve osman, është shkruajtur dhe do tё shkruhet. Ne këtu e pamë të udhës te hedhim sa do pak dritë rreth lokalizimit të vendbetejave të Skenderbeut në Dibër, të cilat kanë hëngër dhe dhe vazhdojnë të hanë diskutime.
Lokalizimi i betejave të Skënderbeut në Dibër është bërë objekt i shume studiuesve. Vetëm për betejën e Torviollit kanë dhënë opinionet e tyre dhjetë autorë dhe përderisa asnjë nga këta nuk kanë marrë në konsideratë shtrirjen e Dibrës dhe një nënndarje të saj në të Sipërme dhe Poshtme, domosdo dhe lokalizimi i betejave të Skëderbeut në Dibër, do të paraqesë vështirësi.
Në traditën popullore Dibra shtrihet në Gur e Bigjur, nga Guri i kuq i Lurës në Misllodezh të Strugës dhe nga Qafë Murra në përëndim, në Duf të Rekës (sot e Gostivarit) në lindje. Në të vërtetë kjo ka qenë dhe shtrirja administrative e Dibrës, duke përfshirë brenda saj mikrokrahinat e Zhupës dhe të Rekës, të paktën që nga viti 1467.
Treva Dibrane ka dhe një ndarje të brendshme: të Epërme dhe të Poshtme, të cilat kanë një vijë ndarëse, një perpendikulare që ulet nga mali i Hinoskës në Qafë të Qenokut, në Drinin e Zi, ngjitet lart, duke lënë Luzninë në Dibër të Poshtme dhe Selishtën, në Dibër të Epërme.
Për dhjetë vjet me të ndjerin Hazis Ndreu u morëm me lokalizimin e betejave te Skenderbeut ne Diber, duke i shkelur vendbetejat e Skënderbeut e duke marrë të dhëna nga vendasit, në Dibër të Poshtme, në Dibër të Epërme, duke përfshirë Modriç, Deberc, Koxhaxhik, Mokrat e Pollogut, Rekë, Ohër, Strugë, etj.
Mund të pohoj me plot gojën, se bashkë me mikun, shokun e
bashkëpuntorin shkencor Hazis Ndreu, arritëm të hidhnim në letër dhe të publikojmë kufijtë e vertetë të Dibrës etnokulturore nga Jabllanica në jug deri në Reslnicë në veri dhe nga Stellushi në perëndim në Duf të Rekës në lindje.

Lokalizimi i betejave të Skënderbeut në Dibër
Skënderbeu, siç dihet, në Dibër, ka zhvilluar 19 beteja, një në Dibër të Poshtme dhe 18 në Dibër të Epërme:
1- Beteja e Torviollit, Dibër e Poshtme, 29 qershor 1444. 2- Beteja e parë e Mokrës, Dibër e Epërme, 10 tetor 1445 3- Beteja e Otonetës, Dibër e Epërme, 27 shtator 1446
4- Beteja e parë e Oranikut, Dibër e Epërme, 14 gusht 1448 5- Beteja e Sfetigradit, Dibër e Epërme, 1448
6-Beteja e Mavrovës, Dibër e Epërme, 22 prill 1452
7-Beteja e parë e Modricës, Dibër e Epërme, 21 korrik 1452
8-Beteja e parë e Meçadit, Dibër e Epërme, 21 korrik 1452 9- 9-Beteja e dytë e Oranikut, Dibër e Epërme, 20 maj 1456 10-10-Beteja e dytë e Modricës, Dibër e Epërme, 18 tetor 1456 11-Beteja e Rovikut, Dibër e Epërme, 10 maj 1449
12-Beteja e Sfetigradit, Dibër e Epërme, prill-maj 1449
13-Beteja e Talmirantes, Dibër e Epërme, 22 qershor 1449
14-Beteja e Sfetigradit, Dibër e Epërme, shtator-tetor 1449
15-Beteja e dytë e Mokrenës, Dibër e Epërme, 27 gusht 1462
16 -Beteja e parë e Valkalit, Dibër e Epërme, prill 1465
17-Beteja e dytë e Meçadit, Dibër e Epërme, qershor 1465
18-Beteja pranë Sfetigradit, Dibër e Epërme, korrik, 1465
19-Beteja e dytë e Valkalisë, Dibër e Epërme, gusht 1465.

Disa nga këta vendbeteja vazhdojnë të hanë diskutim dhe sot e kësaj dite si: Torviolli, Otoneta, Meçadi, Talmirantia, Rrethas, Stefigradit, Valkalia (Valikardha), Kështjella e Tërnaçit.
Po ku ndodhen këta vendbeteja të Skënderbeut?

Torviolli

Rreth lokalizimit të betejës së Torviollit kanë dhënë mendime disa studiues. Haki Sharofi e kërkon Torviollin diku në mes të fshatit Shumbat e Blliçe Vahid Kormaku në Fushë Bulqizë, K. Frashëri në fushën e Peshkopisë, Dilaver Radeshi në fushën e Domozdovës, Hazis Ndreu në fushën e Kstriotit dhe Fushën e Thatë, Selim Alliu dhe Ilmi Sadikaj në fushë Bulqizë, Ali Hoxha në Fushë Çidhën.
Në lokalizmin e kësaj beteje duhet shkoqitur edhe termi Torvioll që Haki Sharofi e nxjerr me rrënjë turke.
Dy rrokjet e para, – shkruan Sharofi, – Tor+vi rrjedhin nga fjala truell që e bën shumësin troje e prej saj mund të ketë dalë emri Trojak, fshat në komunën e Sllovës. Rrokja e tretë–oll vjen nga fjala turqisht joll, që do të thotë udhë, pra, Torvioll shqiptohet “udhë e trojeve”. Kështu, thotë Sharofi, por një emërtesë “udha e Trojeve”, nuk e hasim si toponim në asnjë vend të Dibrës.

Sipas Biemit, që i referohet Tivarasit, ”Torvioll quhet një fshat me pak shtëpi. Është një fushë e gjerë ranishte e papunuar në Dibër të Poshtme, krejt e zhveshur, pa hendeqe e pengesa e gjatë 7 mile (10. 3 km) dhe e gjerë 3 mile (4. 4 km) dhe shtrihet nga mali i Moranit deri në malin e Mokres. Nga njëra anë kjo fushë ka një kodrinë ose më mirë një lartësi rrëzë së cilës rrjedh lumi i Shkumbinit”.
Biemit duhet t`i korrigjohen tre të dhëna: Fushë me gjatësi 7 mile, që është e barabartë me 10. 3 km në Dibër të Poshtme nuk ka.
Së dyti, malet Morani dhe Mokra nuk hasen në Dibër. Në të vërtetë një kodër në perëndim të komunës së Maqëllarës, që ngrihet mbi Urën e Topojanit, quhet Maranica, por kjo jo vetëm që nuk ndodhet në Dibër të Poshtme, por edhe nuk është mal. Së treti, lumi i Shkumbinit dihet se buron nga shpati lindor i Malit të Valmarës dhe duke ecur nëpër Myzeqe derdhet në Adriatik. Pra, nuk përshkon nëpër trevën e Dibrës.
Biemi ka një të drejtë: përroi që sot quhet Gjelaxhoshe, në kohë shtërngatash, sjell shkëmbinj të mëdhenj. Për këtë nga vendasit thirret përroi i shkëmbenjëve, në dialektin e Dibrës thirret përroi i shkamanjëve, i Shkamanjit. Autorët që u morën me Historinë e Skënderbeut e kthyen nga Shkamanj në Shkumbin. Në të mirë të këtij pohimi na vjen dhe një këngë e vjetër popullore dibrane, që datohet diku tek viti 1560. Kënga thotë:

Mahmut Pasha n`at
Deshat Na ka çitun nji bidat
Për me ngrfun nji kala…
Ki Shkamajni ka gjur shumë
Të m`i mblidhni, t`mi bani trurm…
Vijnë çidhnakët ka Shkamajni
Këto sarajat i mbuloj tajmi.
Pa shumë fjalë Biemi duhet t’i njohim dhe meritën se na jep emërin e fshatit Torvioll:Torvioll quhet një fshat me pak shtëpi.
Ky fshat, që bënë fjalë Biemi dhe që nuk është marrë në konsideratë nga asnjë studiues, të huaj apo shqiptar, e gjejmë në Defterin e Vilajetit të Dibrës të vitit 1467, në Dibër të Poshtme, të shkruar në formë të deformuar “Torojale”, me pesë shtëpi që kishte si kryefamiljar: Gjon Korojashenda, Gjin Korojashenda, Mile Bratislavi, Gjec Bratislavi, Lek Kosta. Sipas një llogarie që bëhet duke marrë numërin 7 si një mesatare të një familje del që Torviolli i vitit 1467 kishte 35 banorë.
Fshati Torojale i vitit 1467 nuk është gjë tjetër veçse fshati Torvioll i vitit 1444. Këtu ose kemi një pakujdesi të shkruesit turk të vitit 1467 ose Tivarasi e ka dhënë keq në latinisht. Sidoqoftë, duke pranuar rënjen e germës -o- pas germës – r – tek emri “Torojale” i vitit 1467 dhe ngritje e germës -v- në vend gernës -j- do të kemi para syve emrin Torvale, që nuk është gjë tjetër veçse Torviolli i Biemit i latinizuar. Me kalimin e viteve parashtesa -Tor- ka rënë duke ngelur prapashtesa -Vole-Volezë.
Sot ekziston lagjia Volezë. Në këtë lagje gjinden rrënojat e një kalaje të vjetër me rreth 1 ha vend, që nga banorët quhet Kalaja e Volezës dhe që padrejtësisht nga studiuesit është quejtur Kalaja e Vranjtit. Kalanë e kanë vizituar Jovan Adami, Hasan Ceka, Beb Jubani, Luan Përzhita, Adem Bunguri, Iliaz Kaca. Nga rilevimi i bërë në vitin 2000 arkeologu Luan Përzhita e datoi në dy periudha ndërtimi;shek. III-IV dhe shek. VI. 339 Kalaja rezulton të ketë qënë me pesë kulla, tri rrethore dhe dy në formë U-je. Nё tё majtё tё Kalasё sё Volezёs shtrihet një fushё me njё sipërfaqe prej rreth 20 ha. Kjo fushë është FUSHA E TORVIOLLIT që u zgjodh nga Skënderbeu për betejë.
Noli, duke bërë fjalë për betejën e Torviollit, na e thotë fare shkoqitur se:
“.. . Skënderbeu, pasi u bë një meshë dhe u bekuan flamurët, u nis dhe dolli në Dibër të Poshtme dhe e vendosi kampin e tij në Fushën e Torviollit, të cilën e kishte zgjedhur që prej kohe për këtë betejë. Fusha e Torviollit, e quajtur kështu nga një fshat i vogël me këtë emër.
Noli i madh i mbyll të gjitha hamendsimet amatoreske, duke saktësuar se fusha e Torviollit është quajtur kështu nga një fshat i vogël me këtë emër, pra fshati TORVIOLL
Si përfundim mund të themi se beteja e parë ndërmjet 15. 000 shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu dhe 25. 000 ushtarëve turq të udhëhequr nga Ali Pasha, u zhvillua në fushën e fshatit Volezës, të ish Komunës së Kastriot, më 24 qershor 1444.
Otoneta

Janë bërë përpjekje që kjo betejë të lokalizohet në Otone të Strugës e dikush tjetër në fshatin Otishan, rreth 20 km larg nga qyteti i Dibrës.
Pasi Skënderbeu e mundi Firus Pashën në pyllin e Mokrenës, ndërmjet Tetovës dhe Dibrës, më 19 tetor 1445, një vit më vonë si për hakmarrje, Sulltani nisi Mustafa Pashën, me 15. 000 kalorës, po në atë intenirar: Ohër-Dibërc-Polog, i cili kampoi në një vend të fortë të quajtur Otonetë në Dibër të Epërme.
Ku ndodhet ky vend i fortë?
Ky vend i fortë na del në Rekë, në afërsi të “Çezmës së Mbretit”, në të hyrë të zonës së banuar në emërtesën sllavisht Tonit a otonit, që d. m. th humb dhe nga kjo duhet të ketë dalë Otonetë.
Përpjekjet për të lokalizuar Otonetën në Otone(tetë kishat) të Strugës apo në Otishan të Dibrës nuk mund të mbështeten, pasi as Otonio (tetë kishat në Strugë) dhe as Otishani nuk janë vende të forta, madje dihet që Mustafa Pasha lëviz në internerarin; Ohër- Debërc-Polog-Rekë dhe jo përgjatë rrjedhjes së Drinit të Zi:Ohër- Strugë-Otishan. Nga ana tjetë 15000 kalors turk, pa asnjë këmbësor e kishin të vështirë të manovronin në një vend as pak të përshtatshëm për kalorësinë.

Fortesa e Tornaçit

Pas fitores kundër Mustafa Pashës, 14 tetor 1448, në Oranik të Dibrës së Epërme, Sulltan Muradi II u vu kryekëput për të shtypur e shkatërruar lidhjen e princër arbër nën udhëheqjen e Skënderbeut. Por dhe Skënderbeu nuk qëndroi duarlidhur. Noli thotë:
“Skënderbeu mori të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur vendin. Moisiu u dërgua në Dibër; arkimandriti Pjetër Përllati në Sfetigrad, Hamza Kastrioti në Stellush, Tanush Thopia në Petralb; Muzaka i Angjelinës në Tërnaç; Vrana Konti në Krujë ”.

Ku gjëndet Tornaçi?
Noli nuk shkon më tej, por thotë se Tornaçin e përmendin Biemi, që e quan këtë fortesë Tornacio; VolaterranoTernacium dhe Lavardini Preface. Emrat që mund të përkojnë me Tornaçin janë Tërnica në Grykë të Radikës, Tërnova në krahinën e Zerqanit dhe fshati Tërbaç, rreth 2km në jug të Oranikut, në rrjedhën e majtë të Drinit të Zi. Mesa kemi hetuar, në Tërnicë dhe në Tërnovë nuk ka shenja të ndonjë kalaje, por edhe për pozicionin e tyre në plan me kalatë e tjera që i ndërtoj apo shfrytëzoj Skënderbeu nuk mund të konsiderohen si vende strategjike. Mendojmë se Tornaçi i dikurshëm është Tërbaçi i sotëm, fshat që hynë tradicionalisht në Grykë të Vogël. Ushtritë osmane për të kapur Krujën kanë qënë të detyruar të lëvizin në intenerari: Ohër- Mokrës-Gryka e Radikës – Ura e Spiles-Ura e Mireshit-Tërbac-Veçisht i Poshtëm-qafë Çerenec-Çerenec i Poshtëm, në jug të fshatit Mallkastër (fshat i vogol me pak shtëpi që shtrihet në jug të Çerenecit –M. Murra), zbriste në zallin e Okshtunit tek Shkëmbi i Urës-kalonte në Strikçan-përfund fushës së Gurrës në Sopot-Hani Allës-Valikardhë
-Qafë Buell-Ura e Vashës -Guri i Bardhë, segment ky i udhës së Egnatias.
Së dyti, në Tërbaçi dhe saktësisht në një lagje të tij, në Miresh, ka qënë një kala mesjetare, rrënojat e së cilës duken dhe sot, nga që, pa dyshim, është shfrytëzuar maksimalisht nga Skënderbeu.
Së treti, duke pranuar rrënjën e gërmës –n- dhe ngritjen e –b-,
që janë aq të përafërta për të zëvëndësuar njëra-tjetrën, vijmë në përfundimin se Tërbaçi i sotëm është Tërnaçi i dikurshëm. që jep Biemi, Volaterrano, Lavardini.
Fusha e Rrethasit

Më 14 tetor 1448 Skënderbeu goditi Mustafa Pashën në Oranik, duke i shkatuar 5000 të vrarë. Vetë Mustafa Pasha me 12 oficer u kap rob nga Moisiu të nesërmen, në fushën e Rrethasit, 2 mile larg Oranikut.

Kush është fusha e Rrethasit?
Në Dibër ka dy fusha me këtë emër. Njëra është në komunën e Fushë Alie, pranë lagjes Sula dhe tjetra në komunën e Zerqanit. Fakti që Mustafa Pasha u kap rob pas një dite, mund të hamendësohet se ka qenë larguar nga Oraniku më shumë se 2 mile. Në të kundërt shqiptarët do t`i kishin vërejtur lëvizjet dhe vëndqëndrimin e tij dhe do të kishin mbaruar punë me të që më 14 gusht.
Është një ligj, në artin e të luftuarit të ushtrive, në çdo
formacion ekonomiko-shoqeror, i munduri terhiqet andej nga vjenë. Dhe, normalisht, Mustafa Pasha ka tentuar të tërhiqet në drejtim të Ohrit, por mendojmë se për dy arsye nuk ka mundur ta bëjë këtë veprim.
Së pari ushtria skënderbejane mund ti ketë bërë një krahmarrje, duke e bllokuar në segmentet: Ura e Spiles-Gryka e Radikës dhe Ura e Spiles-Gryka e Drinit të Zi, duke e detyruar Mustafa Pashën të strehohej në një vend që të kishte mundësi të kthehej në Ohër e Manastir.
Varianti tjetër që mund të pranohet është se Mustafa Pasha duke menduar se gjatë kalimit të Drinit ose Radikës, me 9000 trupa që i ngelën do t`i ngadalësonin shpejtësinë, gjatë kalimit të vaut, dhe shqiptarët pa as më të voglin mund t’i kishin larë hesapet me të shpejtë, është detyruar të largohet në drejtim tjetër. Por edhe në drejtim të kundërt të rrjedhjes së Drinit të Zi ishte me rreziqe, sepse detyrimisht do të kalonte pranë Kalasë së Modricit, që në këtë kohë ishte në duart e Skëndërbeut dhe ushtarët e Mustafa Pashës do të hynin në mes zjarreve, ku zor se do të shpëtonte këmbë turku. Kështu Mustafa Pasha, me ushtrinë e mbetur, ka qenë i detyruar të përqëndrohet përkohësisht jo shumë largë Oranikut, 2 milje, në një fushë, ku Moisiu i Dibrës, një ditë më vonë, më 14 tetor 1448, pasi e hetoi përqëndrimin e tij, u sul mbi ‘të dhe e kapi rob bashkë me 12 oficerë. Mendojmë se fusha që Moisiu i Dibrës zuri rob Mustafa Pashën është fusha e Mireshit, që ndodhet në perendim të malit të Vrabiçit dhe në lindje të fshatit Tërbaç. Me këtë parashtresë autori i këtij punimi heq dorë nga lokalizimi i më parshëm në fushën Rrethes të krahinës së Zerqanit.

Sfetigradi

Në librin “Jeta e Mbretërve dhe kryepeshkopeve serbë”, botruar në Beograd nga kryepeshkopi Danillo, në vitin 1935, thuhet se themelet e Sfetigradit u hodhën, të reja apo mbi të vjetrat, nuk është e qartë, në vitin 1282. Një vit më vonë mbreti Sërb, Mlutini, pushtoi Pollogun e Epërm dhe të Poshtmin, Shkupin, Ovce, Polen, Zietovën, Pijanecin, Porecin, Kërçovën e Dibrën. Këto pushtime bënë që kufiri në mes të Sërbisë dhe Bizantit të përshkonte vijën që fillonte në Dibër me Sfedigardin, vazhdonte në veri me Debercën, Zhelezhnicës, Debreshtin, Velesin, Croshqen, Shtipin dhe nëpër Morodvis dilte në lindje të fshati Trobotivisht. Që nga ky vit, 1282, Sfetigradi ka shërbyer si kufiri lindor i Dibrës. Edhe 185 vjet më vonë, në regjistrin emëror të vilajetit të Dibrës të vitit 1467, figuron kështjellë e Dibrës me 51 banorë.
Rreth lokalizimit të Sfetigradit ka mendime të ndyshme. Të përbashkët kanë se Sfetigradi (Koxhaxhiku) e pranojnë në Dibër të Epër. Pa përmendur ndonjë shkarje nga mosnjohja e kufijve në mes dy dibrave, sic lexojmë te Barleti, i cili një herë e vendos Sfetigradin në Dibër të Epër 349 dhe një herë tjetër në Dibër të Poshtme. 350 Shumica e studiuesve Sfetigradin e kërkojnë në Koxhaxhik. Por ka dhe studiues që e kundërshtojnë. Një ndër ‘ta, Prof. Kasem Biçoku, e ngarkoi Sfetigradin në kurriz dhe vazhdoi të ecte. Dikur u lodh. E uli nga kurrizi dhe e nguli në një vend që, kur pyeti si quhet, i thanë Sopotnicë (Demir Hisar).
Biçoku shkruan:
“Në qershor të vitit 1448 ushtritë osmane të Rumelisë dhe të Anadollit, të komanduara nga vetë sulltan Murati II, të cilin e shoqëronte edhe i biri 21-vjeçar, sulltani i ardhshëm Mehmeti II, iu afruan brezit kufitar të viseve lindore me qëllim që të hynin në thellësi të viseve të lira shqiptare, të rivendosnin në to pushtetin osman dhe t’i jepnin fund njëherë e mirë qëndresës shqiptare. Ushtria e sulltan Muratit II i përqendroi operacionet e saj mbi kështjellën e Sopotnicës (Stefigradit), që ishte baza kufitare më e rëndësishme në pjesën jugore të ballit lindor të viseve shqiptare të çliruara, e cila do hapte rrugën për ripushtimin e Ohrit. Osmanët qysh në fillim, kur në fund të shek. XIV e pushtuan për herë të parë Sopotnicën, e riemërtuan Demir Hisar”. * Prof.Dok. Adem Bunguri organizoi tri ekspedita arkeologjike: në shtator 1993, me prof.Skënder Islamin (Tiranë) dhe studiuesin N. Fetahu (qytet i Dibrës-Shehri), të dytën në prilli 2006, me topografin P. Naipi (Tiranë), studiuesin M. Murra (Peshkopi),z. H. Prapadniku, kryetar i këshillit komunal të qytetit, studiuesin Q. Lleshi dhe profesorëve të gjimnazit S. Prapadniku e B. Skara. Ekspeditën e tretë e realizoi më 10 korrik 2007, me pjesëmarrjen S. Prapadniku e B. Skara dhe telekronisti i TV të Shkupit z. Atli Dema.

Biçokun e kundërshton fortë Prof. Dok. Adem Bunguri, i cili bëri tri ekspedit arkeologjike dhe ka arritur në përfundim se kalaja e Sfetigradit duhet kërkuar në Koxhaxhik. *
Prof. dok. A. Bunguri shkruan:
“Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se kalaja e Koxhaxhikut përfaqëson një kala ilire të periudhës së bronzit të vonë dhe hekurit të hershëm. Në periudhën e vonë antike ajo fortifikohet për herë të parë me mure mbrojtëse, dhe rifortifikohet në periudhën mesjetare të shek. XIV-XV pas Kr. Kjo është edhe periudha më intensive e jetës në këtë kala, ku mendojmë se është plotësisht i mundur lokalizimi i qytetit mesjetar të Sfetigradit. Lidhur me lokalizimin e qytetit të Sfetigradit, janë shprehur mendime të ndryshme. shumica e studiuesëve që janë marrë me këtë problem, pranojnë barazimin Koxhaxhik -Sfetigrad. Të tillë janë K. Jeriçek, T. Tomovski, A. Stojanovski, B. Rusiq, H. Inalçik etj ndërsa nga autorët vendas përmendim F. S. Noli, H. Stërmilli, H. Sharofi, V. Kurmaku, dhe pas Luftës II Botërore edhe prof. H. Ceka, prof. K. Frashëri si dhe studiuesit H. Sadiku, H. Ndreu, M. Murra, A. Bunguri, M. Hysa, M. Bislimi, Q. Lleshi etj. Në vitet e fundit në diskutimin e këtij problemi, është përfshirë edhe studiuesi K. Biçoku, sipas të cilit kalaja e Sfetigradit duhet lokalizuar në kalanë që ndodhet në shpatet e malit Dervenik afër Demir Hisarit në Sopotnicë, pranë rrugës që lidh Manastirin me Prilepin. Përpjekja për zgjerimin e kufijve të Dibrës mesjetare deri në këto hapësira është e paargumentuar dhe jo bindëse”. Bicoku nuk i njeh kufijtë në mes Dibrës së Epër dhe Dibrës së Poshtme. Për deri sa Pollogun e quan Dibër të Poshtme, ai i vendos kufijtë në mes dy dibrave sipas rrjedhjes së Drinit të Zi. dukue lënë në krahun e djathtë të rrjedhjes Dibrën e Poshtme dhe në të majtë Dibrën e Epërme.

Edhe historiani turk Halil Inalçik, i mbështetur në rregjistrin kadastral të vitit 1467 shkruan se Kështjella e Koxhaxhikut, ishte e përfshirë në juridiksion të Dibrës së Madhe”. Dhe më tej: ”Mbasi Skënderbeu, shtiu në dorë Koxhaxhikun (Hoxhaxhik, sipas disa tekseve të vjetra), d. m. th Kalanë e Sfetigradit, pushteti në Shqipëri hyri në një fazë seriozisht të rrezikshme… Halil Ilancik na jep dhe një detaj tjetër: “Ndër tre timare që janë në toka rreth kështjellës së Koxhaxhikut, njeri është i Sulejmanit që i bie borisë, tjetri i imamit të kalasë Musa Fakiut e i treti i dizdarit të kalasë”.
Me fjalë të tjera I. Inalcik na thotë se në kala kishte një xhami.
Dhe në të vërtetë, 25 m nga rafshi i kalasë së Sfetigradit (Koxhaxhikut) ka fragmente muri të dukshme të një xhamie. Inalcik na thotë se dhe emëri i kalasë mund të ketë ardhur nga jurukët (ushtarë të shpejtë-M. Murra) që ishin vendosur që më parë pёr të ruajtur kalanë.
Ndërsa Vahid Kormaku, një njohës shumë i mirë i Koxhaxhikut me rrethinë, kishte mësuar nga vendasit se “Sfetigradin Historik, dibranët dhe banorët e katundeve përreth e quajnë Koxhaxhik.
Kormaku e thotë me plot gojën:
“Nuk duhet ngaterruar Koxhaxhiku (Sfetigradi) kala me Koxhaxhikun katund, i cili si katund, në kohë të Turqisë ishte kryevendi i Zhupës. Në atë anë të këtij katundi kalonte një përrua dhe në mes të një zabeli, që shtrihet në bregun e krahut të majë të tij, shihen teprica e një udhe të shtrueme me kalldram (60-70 m gjatësi, paralel me rrugën e sotme Dibër-Koxhaxhik) që është një vijim i komunikacioni antik Dibër-Jambori (Sfetigrad) ”.
V.Kormaku kishte ndigjuar nga banorët vendas të Koxhaxhikur se kalasë së Sfetigradit i kanë pas thirrur dhe:“Kala e Koxhaxhikut”, ”Gjaur Kalasi”, “ Skenderbeg Kalasi”, “Jamborja Kalasi”, ”Sfetigrad Kalasi” dhe “Koxha-Xhenk Kalasi”.
Në vitin 1993 nga banorët me kombësi turke, njëri ndër ‘ta Bajram Kapllani nga Koxhaxhiku, mësuam se“kalaja eKoxhaxhikut e merrte ujin nga Kërmzezu Cervena voda (ujë i kuq) i kodrës Byk- Dyryk. Ndërmjet kësaj kodre dhe kalasë është një lartësi që është në një nivel me rrafshin e kalasë. Kjo ka bërë që për të marrë ujë nga kodra e Byk Durukut për në kala të përdoren enë të teknikës romake. Kjo e dhënë përforcohet dhe nga Noli thotë se “Sfetigradi nuk merrej dot më forcë. Po në këtë mes, turqit i kishin gjetur qyngjen, nga i cili ushqehej i vetmi pus i fortesës, e prenë dhe mbaruan punën me etje”.
Emri i Sfetigradit, besohet, se u kthye nga turqit në Koxhaxhik (Koxha-xhek=luftë e madhe) pas muajt maj të viti1448, kur Sulltan Muradi II bombardoi muret e kalasë me top që hidhnin gjyle deri në 200 kg.
Varreza që shtrihen në jug dhe +veri, në pjesën e poshtme dhe të epërme të kalasë së Koxhaxhikut, në rrafshinën rreth 2 ha, që njihet me emërin “Kodra e Libardës”, janë një dëshmi më shumë për të pranuar Sfetigradin në Koxhaxhik.

Fusha e Talmiranës

Julius Ernest Pisko, në librin e tij “Skënderbeu-Studime historike”, Vjenë, 1894, e kërkon Fushën e Talmirantes në Librazhd, diku afër fshatit Zgozhdë. Biemi nga ana e tij thotë se nga fusha e Talmiranës shiheshin flamujt në Kalanë e Stelushit.
Sipas një veprimi që bëmë duke ndezur zjarr në orët e vona, kjo e dhënë e Biemit qëndron rrafsh me kendin vizual:Kalaja e Stellushit-Fusha e Talmirantes.
Në të mirë të kësaj na vijnë dhe dy të dhëna që duhet marrë në konsideratë: emërtesat e malit Tal që ndodhet në veri të Bulqizës dhe fusha që shtrihet nën këmbët e këtij mali.
Mbi varret që i shkaktuan arbërit turqëve osman, kalimtarët dibranë hidhnin herëpashere gurë, një rit që nga populli quhet murana. Duke lidhur rrënjën Tal (malin) me gurët (murana) është formuar Talmurana, Talmirana. E, në se do të pranojmë këtë lokalizim, Ibrahim beu me ushtrinë e tij duhet të ketë ndjekur udhën:Meçad, (në mes të Papranikut të Epërm dhe të Poshtmit), –Ura e Spiles-Ura e Mireshit-Tërbaç-Veçisht i Poshtëm-qafë Çerenec-Çerenec i Poshtëm, në jug të fshatit Mallkastër-zall te Okshtunit tek Shkëmbi i Urës- Strikçan-përfund fushës së Gurrës në Sopot-Hani i Allës- Valikardhë-Koçaj, luginën e Sheshev, fusha e Talmiranës.
Në këtë fushë ushtria shqiptare, nën udhëheqjen e Skënderbeut, më 22 qershor 1449 i shkaktoi ushtrisë osmane të komanduar nga Ibrahim beu, një shokë i fëmirisë së tij, 3000 të vrarë.

Fusha e Meçadit

Në këtë fushë janë zhvilluar dy beteja njëra më 21 korrik 1452 kundër Taip Pashës dhe tjetra, në qershor të 1465 kundër Ballaban Pashës. Noli kur shkruan për betejën kundër Talip Pashës thotë se u godit prej Skënderbeut në fushën e Meçadit afër Modricit, ndërsa 13 vjet më vonë kur përshkruan betejën me Ballaban Pashën, thotë që ky, Ballabani, mendonte të godiste Skënderbeun në fushën e Meçadit në Dibër të Epërme, afër Oranikut.
Një të dhënë shumë interesante jep Biemi kur shkruan se
“Shqiptarët e kishin vendosur kampin në një luginë në Dibër të Epërme të quajtur
Mekadio. Prej asj mund të kalohej në një luginë tjetër më të madhe të quajtur Valkali, në të cilën ndodhej armata e turqëve.”
Në Dibër ka tri fusha të përafërta në emërtesen Meçad. Njëra është në Steblevë të Gollobordës dhe quhet Meçok, tjetra është në Zerqan dhe nga vendasit disa e shqiptonin Biçak e disa të tjerë dhe Miçak dhe e treta, që ruan trajtën e pastër është fusha e Meçadit që shtrihet në mes të Papranikut të Madh e Papranikut të vogël në Dibër të Epër, nga e cila zbritet në luginën e Megjës. Fusha e Mecokut në Steblevë nuk plotëson asgjë për ta identifikuar me Meçadin. Edhe Biçaku apo Miçaku i Zerqanit nuk të bind për të lokalizuar Meçadin aty. Sepse, ky, Miçoku i Zerqanit edhe pse është fushë ka pjerrësi të theksuar që vështirëson manovrueshmërinë e kalorësve. Madje Noli thotë se pasi Skënderbeu zuri rob Hamza Pashën në Modrisë, dy orë më vonë barite kundër Talip Pashës, që kishte ardhur në një rrugë tjetër dhe e shtrëngoi t`i jepte betejë në fushën e Meçadit, ku Moisiu i Dibrës pas një lufte të ballancuar e shtriu për dhe. Nisur nga plani për të future Skënderbeun mes dy zjarreve Hamza pasha mori urdhër nga Talip Pasha të marshonte në drejtim Modrisës nga ana e Strugës, përsgjat rrjedhës së Drinit të Zi, ndërsa vet Talip Pasha, në krye të 15. 000 ushtarëve, vrapoi nga Gryka e Radiës për të goditur Skënderbeu në Modrisë nga ana veriore. Kështu që përjashtohet Miçaku i Zerqanit dhe Meçoku i Steblevës që janë më shumë se dy orë nga Modrisa.
Më 2 mars 2017, një ekspeditë e vogël e përbërë nga Sazan Papraniku, mësues në gjimnazin qytetit të Dibrës, lindur dhe banues në Papranik dhe Erid Murra, vajtëm në mes të Papranikut të Madh dhe Papranikut të Vogël. Sazani na shpjgoi se aty ndodhet një toponim që quhet “ÇIFLIGU i MEÇES” (Nivite na Meço- ranajt e Meços, Çifligot na Meço-Çifligu i Meç-os…). Por askush nuk din se kush ka qene ky MEÇO. Nga rrënja -MEÇ-o, e, mund të dalë emri – MEÇAD.

*Marrë nga libri “Dibra nga antikiteti nëmonarki”, botim i M&B

S'KA KOMENTE