BULQIZËN E DUA TË PASTËR!

401

Danjel BICA*

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor e shtrin aktivitetin e saj në qytetin e Bulqizës prej 3 vitesh duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, forcimin e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për një mbrojtje sa me efikase mjedisore, duke siguruar zhvillimin e qëndrueshëm. SHERM aktualisht po zbaton projektin “Bulqizen e Dua të Pastër nga Mbetjet Urbane”, në kuadër të programit SENiOR-II që zbatohet nga REC Shqipëri, dhe financuar nga Qeveria Suedeze (Embassy of Sëeden in Tirana).
Me kalimin e viteve çështjet për mbrojtjen e mjedisit po bëhen gjithnjë e më të mprehta për qeveritë e vendeve në të gjithë globin. Mjedisi ne një farë mënyre përfaqëson vetë njeriun që është i lidhur ngushtë me ushtrimin e aktivitetit të tij jetësor dhe çdo gjë që disponon është falë ketij mjedisi gjithëpërfshires që me produktet e tij ne përmbushim nevojat tona. Të tregosh kujdes për mbrojtjen e mjedisit do të thotë të kujdesesh për jetëgjatësinë tënde, të shëndetshëm dhe plot jetë. E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm është një e drejtë natyrore e çdo njeriu i cili ka të drejtë që të thithë ajër të pastër, prandaj në këtë kontekst për cilësinë e mjedisit nuk është thjesht një domosdoshmeri etike, por një e drejtë themelore e tij për t’u njohur me cilësinë e burimit të jetës.
Njeriu me ushtrimin e aktivitetit të tij jetesor është kthyer armiku numër nji i mjedisit, duke e shkatërruar atë dhe mos menduar për brezat e ardhshëm. Janë djegur dhe prerë shumë pyje te cilat pastrojnë ajrin e ndotur nga tymrat që çlirojnë djegie të ndryshme, mbrojnë tokën nga ndikimi i erozionit, bëjnë të mundur mbajtjen e ujit në shtresat sipërfaqësore të tokës, duke qënë me pjellore dhe jo e degraduar. Mbeturinat hidhen pa kriter në lumej, përroj dhe ambiente të hapura. Ka ardhur koha që njeriu të mendoj seriozisht për shkatërrimet që bën në mjedis. Të mendoj mirë kur hedh mbeturinat në ujë pasi dekompozimi i plastikës shkon deri në 1000 vjet dhe kur i djeg ato dhe pyjet, sesa gaz metan çlirohet në atmosferë dhe pyjet janë shkatërruar për pastrim.
Ne synojm të kontribuojmë në informimin e komunitetit për rrezikshmërinë që paraqesin mbetjet në mjedis. Në zonat rurale të ndahen mbetjet organike nga inorganike dhe të perdoren për pleh me anë të kompostimit.

QËLLIMI I PROJEKTIT është zhvillimi i të kuptuarit gjithëpërfshirës në menaxhimin e mbetjeve urbane përmes pjesëmarrjes së komunitetit për të siguruar mbrojtjen e mjedisit.

OBJEKTIVAT SPECIFIK TË PROJEKTIT:
1- Ndërgjegjësimi i të rinjve për zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë për mbrojtjen e mjedisit ndaj mbetjeve urbane.
2- Të forcojmë rolin e komunitetit, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve në menaxhimin e mbetjeve urbane për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm.

REZULTATET E PRITSHME:
• Edukimi mjedisor me te rinjtë për rritjen e njohurive te mbetjeve urbane dhe rrezikshmëria qe ata kane ne mjedis
• Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për kujdesin ndaj mjedisit dhe hedhjen ne vendin e caktuar të mbetjeve dhe ndarja e mbetjeve organike nga inorganike
• Hartimi i një strategjie provizore për mirëmenaxhimin e mbetjeve, pas studimit të zonës së venddepozitimit dhe masat që duhet të ndërmarrë Bashkia për rehabilitimin e fushës së grumbullimit.

GRUPET E SYNUARA:
Administrata Publike (Bulqizë, Zerqan, Ostren, Shupenzë, Fushë-Bulqizë). Shoqëria civile në Bulqizë.

PËRFITUESIT PËRFUNDIMTAR:
Komuniteti, subjektet që operojnë në Bulqizë, Qeveria Vendore dhe Qëndrore.

*Drejtor Ekzekutiv i SHERM

S'KA KOMENTE