Festohet 60 vjetori i hapjes së Shkollës “Xhevdet Doda”

184

Festohet 60 vjetori i ditëlindjes së shkollës Xhevdet Doda, në qytetin e Bulqizës. Morën pjesë mësues, nxënës, prindër, si dhe të ftuar ish mësues e nxënës ndër vite të kësaj shkolle, të cilët i dhanë vlera morale e emocionale kësaj feste, të ideuar e realizuar mjaft mirë nga stafi drejtues i kësaj shkollë. Vlerat e hapjes së kesaj shkolle, janë dhe do mbeten mjaft të rëndësishme edhe për faktin pasi kjo ishte dallëndyshja e parë e çeljes së shkollimit parauniversitar, për fëmijët e qytetit të ri të minatorëve të Bulqizës. Fillimisht festa nisi në ambientet e shkollës, ku pjesëmarrësit vizituan ekspozitën e hapur me këtë rast me foto e pamje ndër vite nga puna në këtë shkollë, që ngjalli mjaft emocione veçanërisht për ish mësuesit e dalë në pension. Takime, shtërngime duarsh e përqafime, kanë vijuar më pas në koktejlin e shtruar me këtë rast. Më pas festimet u zhvendosën në lokalin Dani, ku për të ftuarit u shtrua një drekë. Përshëndeti me këtë rast drejtoresha e shkollës, Lindita Kaja. Një historik i shkurtër për rrugëtimin 60 vjeçar të kësaj shkolle në mësimin dhe edukimin e brezave të fëmijëve të qytetit minator të Bulqizës, u bë nga zv.drejtoresha e shkollës, Durime Lleshi. Përshëndetën ish mësues, drejtues e nxënës ndër vite në këtë shkollë, të cilët vlerësuan punën mësimore edukative, të zhvilluar në 6 dekada, ku nga bangat e saj kanë dalë nxënës ekselent që kanë çarë e bërë emër në të gjitha fushat e jetës. Ndërkohë me këtë rast shoqata Bulqiza dha një çertificatë nderi e mirënjohje për punën e mirë e plot përkushtim të kësaj shkolle në mësimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Po kështu edhe drejtoria e shkollës dha një çertifikatë mirënjohje për mësuesen e kësaj shkolle Nekie Shehu e sapodalë në pension.

S'KA KOMENTE