Bulqizë, takim me librin

239

Në kuadër të Fushatës Kombëtare, “Takim me Librin”, zhvilluar nga Ministria e Kulturës, bashkia Bulqizë, ka organizuar në një nga sallat e Qendrës së Kulturës, një takim me të rinjtë e Gjimnazit, të titulluar “Takohemi për një libër”, me qëllim  sensibilizimin dhe ringjalljen e dashurisë për librin, që interneti duket se e ka zbehur mjaft. Në këtë takim të rinjtë gjimnazistë recituan pjesë nga autorë të mëdhenj si Shekspiri, Gëte, por edhe nga autorë vendas të përmendur si; Kadareja, Agolli,  Poradeci  etj. Në këtë takim mori pjesë dhe përshëndeti edhe krijuesi dhe studiuesi i letërsisë  Hajri Mandri, pedagog në Albanian University Tiranë, i cili në një bisedë të drejtpërdrejtë me talentet e reja në letërsi, u ndal në rolin e të lëxuarit si proces, roli letërsisë artistike në humanizimin e shoqërisë dhe ngritjen estetike të komunikimit publik. Ndërsa  inspektori i kulturës së bashkisë Erblin Novaku tha në fjalën e tij  se kujdesi për librin ka rënë gjatë periudhës së tranzicionit demokratik, pasi në bibliotekat e shkollave, por edhe në atë të Pallatit të Kulturës, jo vetëm që nuk është pasuruar me tituj librash, por fatkeqësisht edhe është zvogëluar.

S'KA KOMENTE