105-vjetori i pavarësisë, koncert festiv në Bulqizë

286

Me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë, Qendra Kulturore e fëmijeve dhe Qendra e Kulturës së bashkisë Bulqizë, dhanë një koncert festiv në sallën e kinemasë së Pallatit të Kulturës. Morën pjesë banorë, veteranë të Luftës Nacionalçlirimtarel, të ftuar etj. Përshëndetën me këtë rast, kryetari i veteranëve të rrethit, Xhevat Jella dhe nënkryetari i bashkisë, Shpëtim Rama. Më pas të pranishmit ndoqën një koncert festiv me këngë, valle, grimca letraro-artistike, etj, të dhënë nga fëmijët, përgatitur me mjaft përkushtim e nivel të lartë artistik nga Leonard Lala, udhëheqës artistik, Kujtim Shehu, drejtues kori, libreti Viola Mira, koreografia Ermira Duriçi, Albana Zuna dhe skenografi të Ilir Përkolës dhe Elida Dervishit. Programi për rreth 2 orë mbajti të mbërthyer të pranishmit, të cilët e ndoqën me mjaft kërshëri e vëmendje, falë kjo përgatitjes me mjaft profesionalizem e nivel artistik, që kishin realizuar drejtuesit e koncertit, me fëmijet debutues të këtij koncerti. Çdo gjë, këngët, vallet, grimcat letraro-artistike, skenografia, rekuizitat, garderoba etj, ishin vëne tejet funksionalisht, në përmbajtjen e festave të nentorit, asaj të Flamurit dhe Çlirimit të vendit

S'KA KOMENTE