“DEMA PATINE” NDEROHET ME ÇMIMIN E VITIT PËR BIZNESIN “Start up”

460

President i Grupit BALFIN, Z.Samir Mane, që është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i dorëzon Z.Edmond Isaku Çmimin e akorduar nga DHTI, Qarku Tiranë

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Qarku Tiranë vlerësoi me Çmimin e Vitit për Biznesin “Start up”, Kompaninë “Dema Patine”, me President Z.Edmond Isaku. Në mbrëmjen festive dedikuar sipërmarrjeve, ku u ndanë çmimet e fundvitit për bizneset për kontributin e madh të dhënë gjatë këtij viti, në praninë e dhjetëra personaliteteve nga biznesi, politika por edhe arti, u vlerësua edhe Kontributi i Kompanisë “Dema Patine”. Presidentit të kësaj komanie, Z.Isaku, çmimin e akorduar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Qarku Tiranë , ia dorëzoi Z. Samir Mane, President i Grupit BALFIN që është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Këtë koinçidencë, Z.Isaku e konsideroi një ogur të mirë për kompaninë e tij, me të cilën gjatë vitit të ardhshëm synon të radhitet tek më të mirët në rang vendi. Vetë motivacioni i Çertifikatës së akorduar nga DHTI, Qarku Tiranë: “Shfrytëzimi i minierave të kromit me një ekspertizë dhe teknologji të avancuar. Dema- Patine parashikon rritje në investime për projekte optimiste në të ardhmen. Angazhimi aktual dhe idetë e reja në zgjerimin e tregut si dhe në përmirësimin e cilësisë së produktit, përcaktojnë zhvillimin e kompanisë në një biznes industrial europian”, është sintezë e progresit që ka shënuar kompania që drejtohet nga Z.Isaku.

Në këtë ceromoni festive, Ministrat e Ekonomisë dhe Financave nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, pasi dhanë disa çmime, theksuan njëzëri se qeveritë e kanë për detyrim që t’i shërbejnë biznesit duke iu hequr pengesat dhe lehtësuar sa më shumë kushtet.
Zv.kryeministrja Senida Mesi, e ftuar në këtë mbrëmje, deklaroi se, “Nuk hezitova të marr pjesë në këtë mbrëmje, sepse kjo është një natë e veçantë që jam prezent me sipërmarrjen. Sipërmarrësit janë promotorë të zhvillimit të ekonomisë dhe teknologjisë. Ne duhet të ecim me hapin e tuaj. Është një rast i veçantë, pjesëmarrja e bizneseve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Është një kënaqësi që të gjithë së bashku jemi për elementin e dyte, të festojmë arritjet tuaja. Sipërmarrja është ajo që nxit rritjen ekonomike dhe sipërmarrja punëson dhe rrit mirëqenien. Sipërmarrja kryen edhe pagesa, që qeveria duhet t’i materializojë në shërbime”, tha Znj. Mesi. Më pas numri dy i ekzekutivit shqiptar u shpreh se: “Është një kënaqësi që të gjithë së bashku jemi për elementin e dyte, të festojmë arritjet tuaja. Sipërmarrja është ajo që nxit rritjen ekonomike dhe sipërmarrja punëson dhe rrit mirëqenien. Sipërmarrja kryen edhe pagesa, që qeveria duhet t’i materializojë në shërbime”, tha Mesi.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, theksoi në fjalën e tij se, “ky event është një konkretizim i asaj përpjekje që ju dhe ne kemi bërë për të përshirë sipërmarrës nga të gjithë trevat. Reformat e qeverive kanë bërë të mundur lehtësimin e tregtisë dhe është fakt që volumet e tregtisë mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivele të konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme. Ndaj me sipërmarrësit reformën e rëndësishme të ndërmarrë, atë të derregullimit për lehtësimin e procedurave për sipërmarrësit. Gjithsesi është një moment i mirë për të kontribuuar për përmbytjet që ndodhën javën e kaluar”, u shpreh ai.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, në fjalën e tij për të pranishmit tha se është arritur një marrëveshje midis Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP Albania).
Jaka tha se, “në bazë të kësaj marrëveshje, 2% e fitimit vjetor të bizneseve që janë të regjistruara në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, do të menaxhohen nga fondacioni Fundjavë Ndryshe në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe implementimi i këtij projekti do të monitorohet nga UNDP.”
Ndërsa Përfaqësuesja e UNDP deklaroi se është shumë e kënaqur me marrëveshjen që është arritur sot. Ajo tha se “me marrëveshjen do të arrijmë të bëjmë punë të mira dhe ta bëjmë biznesin sa më kompakt dhe efektivitetin e biznesit”.

S'KA KOMENTE