DIBRA NË PESË SHEKUJ, NË ÇDO 10 VJET NJË LUFTË

226

Pas një pune serioze studimore 30 vjeçare, autori i mirënjohur i dhjetra monografive, Moisi Murra botoi së fundi veprën e tij akademike “Dibra, nga Antikiteti në Monarki”. Në këtë vepër, të promovuar para pak ditësh në sallën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, në praninë e qindra intelektualëve, jo vetëm dibranë por, nga hapësira mbarëshqiptare, mbështetur në dokumenta arkivore dhe studimore dhe në një bibliografi shumë të pasur, autori na njeh me rezistencën e dibranëve në luftrat e shumta kundër pushtuesve të shumtë. Një përllogaritje e thjeshtë e betejave në harkun kohor të pesë shekujve, siç pohoi dhe vetë autori Murra, të çon në përfundimin se dibranëve u është dashur të bëjnë nga një luftë në çdo dhjetë vjet.
Gjatë promovimit të organizua nga Shoqata “Gryka e Vogël”, këtë fakt e argumentuan më së miri Prof.dr.Adem Bunguri dhe Prof.asoc.Bajram Xhafa. Dhe vërtetë, siç pohon autori: “Dibranët, ashtu si gjithë shqiptarët, kanë bërë përpjekje mbinjerëzore për çlirim, liri e pavarësi, kundër pushtimit të gjatë osman, pushtimeve shoviniste të monarkive të Ballkanit dhe pushtuesve nazifashistë të kohëve moderne. Nga viti 1444, kur shqiptarët nën udhëheqjen e Skënderberut nisën dhe fituan betejën e parë kundër turqve osmanë, më 29 qershor 1444, në Torvioll, Fushë të Kastriotit të Dibrës së Poshtme dhe deri në çlirimin e Dibrës nga pushtuesit nazifashistë, më 2 shtator 1944, dibranëve iu është imponuar një luftë në çdo dhjetë vjet. Dhe kjo nuk është pak….”

H.RAMA

S'KA KOMENTE