VEPRIMTARIA ATDHETARE DHE ARSIMORE E SHEH SULËS

318

Nga FADIL SHEHU

Nëse do t’i drejtohemi ligjeve të zhvillimit të njerëzimit, do të mund të themi se lavdia është pjesë më e rëndësishme e saj. Ndoshta lavdia është ambicia e ngopur dhe nuk ka nevojë të domosdoshme për t’u demostruar. Ajo përmbledh dhe shpreh fantazitë më të shfrenuara, gjithshka që të bën të përulesh para saj me nderim. Kjo pra është dhe arsyeja pse do të jemi të detyruar të përmendim disa episode për njerëz të tillë.
Një ndër ta që punoi e luftoi 40 vjet me armë në dorë për pavarësi, njësi etnike, për gjuhën shqipe, për një Shqipëri historikisht në kornizat e kombit shqiptar, që fetari, patriot i shquar, mësues i shkollës së parë shqipe të krahinës Sulejman Shehu ose siç thirret në popull Sheh Sula i Zerqanit.
Sheh Sula lindi në vitin 1837 në Zerqan dhe familja i vuri emrin e xhaxhait të tij Sulejmanit të parë i cili u kthye nga emigrimi në Turqi rreth vitit 1700, me arsim të lartë të kohës dhe i veshur Sheh, u lidh ngushtë me bashkeatdhetarët e tij. Motoja udhehëqese e tij ishte: “Dashuria e Atdheut dhe dituria janë pjesë e besimit” (HUP BUC VATAN, MINEL IMANE).
Pa mbushur 7 vjeç, mori udhën e Stambollit. I ati Sheh Mustafa udhëheqësi i kryengritjeve të mëdha popullore kundër turqisë në vitet 30 të shekullit 19 në Shkodër, Elbasan e deri në Berat, u internua në Konjë e më pas në Bursë të Turqisë si udhëheqës i forcave kryengritëse dibrane, kundër 60 mijë trupave turke të komanduara nga gjenerali famëkeq i masakrave dragoniane të Hajredin Pashës më 1844 në fushe të Gjorices.
Të internuarit në perandorinë turke nuk gëzonin asnjë të drejtë sociale e as tituj e grada shkencore e ushtarake. Sulejmani edhe pse në këto kushte në saj të aftësive të tij tepër të rralla intelektuale arriti të arsimohej në shkollën “Hajdar Fahtiu” dhe iu dha dekorata më e lartë shtetërore “Ylldash Qashku” dhe grada e majorit në ushtri. Me anë të tyre autoritetet shtetërore e fetare osmane mendonin se Sulën e kishin njeriun e tyre, por nuk ndodhi kështu. Kjo i dha krah e besim, e bëri personalitet me një botë të pasur në fushën idealiste. Emri i tij u bë i njohur në rradhët e intelektualëve turq e shqiptarë dhe i respektuar tek emigrantët. Midis tyre vazhdoi ta afrojë Ali Riza Pasha i Zerqanit i cili do ta njihte me anëtaret e shoqërisë që do të merrte emrin simbolik “Ringjallja Kombëtare”. Rrethi i tij shoqëror zmadhohet e zëri i tij dëgjohet për idetë kombëtare. Që këtu Sula i ri u nis në rrugën e dinjitetit kombëtar, në gjurmët e babait të vet.
Në gjirin e kësaj shoqërie u njoh me patriotët më me zë si: Naim e Sami Frasheri, Hoxha Tasimin,Vaso Pashën,Thimi Mitkon etj. Në Stamboll njohu obskurantizmin e gjithë kalbësirën e regjimit të Sulltan Abdyl Hamitit të dytë.
Gjatë viteve 1860 – 1870 qëndroi në Stamboll duke u azhornuar me aktivitetet patriotike, por dhe u vesh Sheh në Teqen Islamike Kadrie të Stambollit, pranë secilës ndejti shtatë vjet. Rreth vitit 1870 kthehet në vendlindje. Veçanrisht Gryka e Madhe, Bulqiza, Gryka e Vogël, Martaneshi e pritën si një idhull shpirtëror e intelektual me vlera njrëzore, falë dhe emrit të madh e të mirë që i la Sheh Mustafa. Teqja priste e përcillte vizitorë të nderuar. Ai u lidh ngushtë me shtëpi e fise me reputacion e burra të mençur si: Baba Jeshar Krenën, Baba Sufën e Bllacës, Dalip Karane, Dervish Hankun, Shehleret e Bulqizes, Isuf Sulen e tj. Veçanërisht me Baba Jasharin e Martaneshit ishin si udhëheqes në këto krahina. Ata rregullonin rendin politik, pajtonin gjaqe, ndalonin grindje, për të bashkuar popullin drejt mirësisë e urtësisë. Gjithashtu krijoi lidhje me krerë të njohur për interesa të kombit, si: Në Dibër të Poshtme, Sheher të Dibres, Mat, Tirane, Elbasan, Oher etj. Ai takohet me Kryemiftiun e Manastirit Hafiz Shefkiun, Zabit Beun, Josuf Karasanin, Riza Pashe Zogun, Mersim Demen, Dan Camin, Jakup Canin, Sul Hupin etj. Ai bisedonte me ta si intelektual, kuptonte e thoshte që kombi për të qenë i lirë nuk mjafton vetëm arma, por, domosdo duhej dhe libri shkolla. Ai kudo mezhliset i kthente në auditore ku ndihej zëri i shpirtit të vërtetë shqiptar.
Më 1878 Sheh Sula ishte plotësisht i formuar për të përballuar sfidat politike të kohës. Prandaj u zgjodh delegat në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, mbasi ishte njeriu më me autoritet në Krahinën e Zerqanit e gjithë Dibrën. Mori pjesë si përfaqesues i Dibrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor 1878 dhe për tre vjet rresht u dallua si aktivist i shquar.
Më 14 tetor 1878 Lidhja e Degës Shqiptare në Dibër formuloi për herë të parë zyrtarisht kërkesat që të përhapet arsimi në Shqipëri dhe në shkolla të mësohej gjuha shqipe.
Më 1 nëndor të vitit 1878 mbledhja e përbashkët e përfaqësuesve të Shqipërisë veriore e jugore e miratoi këtë rezolutë po në Dibër. Detyra e kësaj rezolute ishte zgjidhja e çështjes së alfabetit. Në fund të kësaj rezolute përbri firmave të tjera ishte dhe ajo e Sheh Sulës.
Në këtë mbledhje merrte pjesë dhe Abdyl Frashëri i cili pastaj erdhi në Zerqan në shtëpinë e Sheh Sulës. Në odën e tij të madhe deri natën vonë u kuvendua për situatën, për rritjen e rrezikut të copëtimit të vendit, arsimimit dhe domosdoshmëria e forcimit të bashkimit. Të pranishmit dhanë besën të lënë hasmërite dhe të vllazërohen me njëri-tjetrin.
Në vjeshtën e vitit 1881, kur trupat ushtarake turke shpërndanë Komitetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe degën e saj në Dibër, shumë aktivistë u persekutuan apo u internuan në turqi në zona të thella. Këte fat pati dhe Sheh Sula për tre vjet.
Autoritetet turke bënë përpjekje ta kthenin në shërbim të tyre patriotin Zerqanas.Vetë Sulltan Abdyl Hamiti e priti në pallat, aty nga fillimi i vitit 1884, gjë që tregon nga njëra anë frikën e Jolldis Qoshkut dhe nga ana tjetër autoritetin që gëzonte ky patriot jo vetëm në rrethet shqiptare, por edhe në ato turke. Ofertës së sulltanit i përgjigjet: Do të ndihem më i qetë në kasollen time.
Siç duket në këto tri vite ai do të ketë mësuar të shkruaje e të lexoje shqip me shkronjet e Stambollit me të cilat kishin dalë nga shtypi që me 1879 shumë gazeta e libra në drite me atë alfabet.
Kthimi i tij në atdhe më 1884 u shoqerua me aktivitete e objektiva të përcaktuara e të dendura në të gjitha fushat. Ai ishte një arsimdashës i zellshëm e kontribues në hapjen e shkrimit dhe leximit shqip. Vlerat e Sheh Sulës u ndezen edhe kur në Zerqan erdhi nga larg Hoxha Tasimi. Ai sikur i fryni më tepër ndezjes së zjarrit të lirisë dhe të shkollës shqipe.
Theksi kryesor iu vu zgjerimit të lëvizjes kulturore kombëtare për përhapjen e shkrimit shqip, që kishte pëër qëllim të ngrinte ndërgjegjen kombëtare. Në këteë situatë punuan mjaft patriotë nga Gryka e Madhe midis të cilëve ishte dhe Sheh Sula. Çelja e shkollës së parë në Korçë më 7 mars 1887 dhe pas ajo e Dibrës së Madhe në vitin 1888 nga Seit Najdeni qe një nxitje për mbarë Dibrën edhe pse autoritetet turke ishin kundër saj.
Një të dhënë interesante jep Ministria e Arsimit të Perandorisë Osmane në një publikim të bërë në vitin 1893 i cili thotë: Në lagjen Homezh, Zerqan, Zogje etj. janë pranuar nga shteti shkolla fillore sabiane (private) që në vitin 1892. Ne çerekun e fundit të shekullit të 19 Bullgaria e Serbia kishin siguruar të drejtat e hapjes së shkollave në gjuhët e tyre. Të tilla u hapen dhe në vilajetet me shqiptar si në Manastir. Kështu Dibra në këtë kohë u gjend në koherentet Bullgaro-Serbe, pa harruar pushtimin Osman 5 shekullor.
Një vit më vonë 2000 malësore nga Dibra kërkuan me violencë lirinë e gjuhës dhe të shkollës shqipe, raportonte Konsulli Rus në Manastir Rotokovski Zinovjanit në Petrograd.(23) Po gjatë kësaj kohe Konsulli Austo-Hungarez i raportonte Vjenës se mësuan të shkruajnë e të lexojnë vetë 300 dibrane.
Më 1893 në Dibër kishin ardhur 6000 copë abetare nga shoqëritë patriotike të mërgimit, një sasi e madhe shkuan në Zerqan te Sheh Sula dhe prej tij u shpërndane në tërë Dibrën, Mat, Martanesh, Tirane e Elbasan.
Autoritetet turke bënë përpjekje të pengojnë përhapjen e shkollave shqipe, po ato turke. Për këtë ftuan dhe Sheh Sulën në Bulqizë në hapjen e një shkolle turke. Shehu mori fjalen: ”edhe kjo shkollë kulture jep, por do të ishte më mirë, të hapej në gjuhën shqipe”. Shkolla nuk u hap.
Në Dibër në këto përpjekje u shquan në vitin 1895-1896 Hamdi Ohri, Hoxha Sait Najdeni dhe Shehu Sula, për të cilët u morën masa arresti duke i quajtur të rrezikshëm për perandorinë. Sheh Sulën e mbajtën 4 vjet në burg në Turqi dhe u lirua në janar vitin 1899.
Kuvendi i Dibrës i 27 shkurtit 1899 shpalli formimin e “Besëlidhjes së Dibrës” dhe zgjodhi Komitetin e Besëlidhjes, anëtar i së cilës ishte dhe Sheh Sula.
Gazeta “Drita” me datë 30 nentor 1901 shkruante se: Veprat shqipe të shoqërive patriotike vazhdonin të shpërndaheshin në Zerqan, Bllace etj.
Konsulli Austo-Hungarez i Manastirit që ishte i mirëinformuar për ngjarjet në Diber, raportonte në fillim të marsit 1902 …”U binda se hapja e atyre shkollave ështe krejt e sigurtë”, pasi qe dhe çasti që Dibra qe pa Guvernator. Por për kushtet e mëvonshme shkollat përsëri u mbyllën.
Për hapjen e shkollave shqipe doli problemi i një alfabeti të vetëm të cilin e udhëhoqi klubi “Bashkimi i Manastirit” që mblodhi kongresin më 14 – 22 nëntor 1908, ku pjesëmarrës ishte dhe Sheh Sula. Në fund të vitit 1908 vjen nga Stambolli në Dibër një Komision i cili propogandonte shkllën shqipe me shkronja latine i përbërë prej Fasli Pashë Tirana (Toptani), Haxhi Vildani, Efendi Dibra, Riza Bej Dibra (Ohri), Riza Pashe Gurra Valikardha(Zerqani ) dhe Abdyl Bej Hypi. Sheh Sula njihej prej kohësh me ta dhe morën premtime prej tij, Mersim Demës, Jashar Zenelit se do të vazhdojnë mbajtjen e shkollave.
Xhon turqit Organizuan Kongresin e Dibrës më 23 korrik 1909, ata shtronin qëndrimin e tyre. Qëndresa e personaliteteve të shquara dibrane si Dervish Hima,Vebi Agolli, Isuf Karasani, Sheh Sula, Ismail Pashe Saraci, Hoxhe Muglica etj, bëri që kongresi të zhvillojë punimet sipas variantit shqiptar.
Duke shfrytëzuar kushtet e favorshme të kohës siç thamë më lart dhe duke zbatuar vendimet e kongresit Sheh Sula rihapi shkollën në Zerqan më 10 maj 1910. Fuat Beu i biri i Ismail Pashë Saraçit shkon në Durrës dhe njofton ambasadorin Austro-Hungarez se janë hapur dy shkolla: Njera në Zerqan në duart e Sheh Sulës dhe tjetra në Tiranë nga tregtari Mahmut Abdulla Fortuzi. Veç Sheh Sulës në Zerqan mësues ishin dhe Gjorgji Bajo dhe Osman Shehu.
Në Zerqan turqit dërguan mësues për të mësuar turqisht. Gazeta “Liria e Shqipërisë” e 10 marsit 1911 shkruan “Mësuesin turk të dërguar nga Turqia e kthyen mbrapsh se duam të mësojmë shqip e jo turqisht”.
Më 16 qershor 1910 Dragush Pasha me ushtri hyri në Dibër dhe u shpërnda në të gjithë fshatrat. Në fillim shpërndau klubin “Bashkimi” në Dibër të Madhe. Këtë fat pati dhe shkolla e Zerqanit. Domsodo në kushtet e një censurë të egër siç ishte ajo mesjetare turke, shkollat shqipe funksiononin në ilegalitet të plote. Po sidoqoftë shkëndijat e para ishin futur dhe shkollat ishin vënë në udhë të zgjimit kombëtar.
Më 1912 kthehet nga turqia Mustafa Sula që ishte anëtar i shoqërisë se Stambollit dhe përsëri rihapi shkollën në shtëpinë e tij deri më 25 shkurt 1913.
Edhe pse plak Sheh Sula vazhdoi aktivitetin edhe pse porta e lartë e ndiqte. Ai më 25 prill 1910 mori pjesë te “Plepi i Eger”, afër qytetit të Dibrës së Madhe ku u ngrit në mbrojtje të Kosovës.
Gjatë kryengritjeve të viteve 1911-12 “Sheh Sula qe dalazotësi më i flakte i Kryengritjeve nacionaliste të Dibrës” shkruan Gazeta “Zani i Nalte”.Qëndresa e Sheh Sulës dhe pozita gjeografike bënë që në këtë kohë epiqendra e kryengritjes ishte Zerqani, aty ishin ngritur tre Çeta me në krye Tush Shehun, Hajredin Shehun e Imer Pervizin që ruanin dhe furnizonin kryengritesit me ushqime. Këtu erdhën shumë krerë nga vende të ndryshme si: Irfan Bej Ohri, Aqif Pashe Elbasani i cili njofton edhe për çetat e Zerqanit që i siguronin ata.
Ftesa për të marrë pjesë në ngritjen e Flamurit në Vlorë e gjeti në luftë me Serbët, prandaj në vend të tij atje dërgoi nipin Juristin Emurlla Gurra. Qeveria e Vlorës e emeroi Sheh Sulën Nënprefekt në Zerqan.
Ne rrethanat qe u krijuan me vone me 5 mars 1916 u rihap shkolla shqipe ne lokalin e ndertuar posaçerisht. Si mësues ishte Riza Shehu. Në moshën 80 vjeçare, atdhetari i krahinës së Zerqanit dhe i gjithë Dibres, udhëheqësi shpirtëror e ushtarak i forcave kryengritëse dibrane, rilindësi e mësuesi i shkollës së parë shqipe të Zerqanit Sheh Sulejmani ndërroi jetë, duke lënë pas bëmat e tij të pavdekshme, shembull për bashkëkohësit, fanar për brezat.

S'KA KOMENTE