Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Laçit, Kujtim Dauti nga Bulqiza

161

Ish-futbollisti i Laçit, Kujtim Dauti, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 52-vjeçare.
Sulmuesi i viteve 90-të të skuadrës kurbinase ndodhej në Greqi, ndërsa dje nuk arriti të përballonte dot një atak vdekjeprurës. Humbje e madhe për familjen, miqtë, ish-kolegët, Laçin dhe futbollin shqiptar në tërësi.
Trupi i 52-vjeçarit mbërriti në Tiranë më 4 dhjetor 2017, për t’u përcjellë më pas për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, në Laç.
Një vdekje e parakohshme që ka lënë një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit që e njohën nga afër apo ata mijëra tifozë që e mbështetën së bashku me Laçin në stadiumet shqiptare. Kjo është konsideruar një ditë e zezë për futbollin shqiptar.
Sulmuesi i viteve 90-të të skuadrës kurbinase ndodhej në Greqi, ndërsa më 2 dhjetor paradite nuk arriti të përballonte dot një atak vdekjeprurës. Humbje e madhe për familjen, miqtë, ish-kolegët, Laçin dhe futbollin shqiptar në tërësi. Një vdekje e parakohshme që ka lënë një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit që e njohën nga afër apo ata mijëra tifozë që e mbështetën së bashku me Laçin në stadiumet shqiptare.
Kujtim Tahir Dauti ishte nga Bulqiza por me banim, fillimisht në Laç dhe pastaj në Greqi ku dhe ndrroi jete nga nje atak ne zemer.
Redaksia e gazetës “Bulqiza” i shpreh ngushëllime familjes, gjithë fisit Dauti (nga Vajkali i Bulqizës) për këtë humbje tragjike!

S'KA KOMENTE