Albanian Excellence: Edmond Isaku – Lider suksesi për vitin 2017

502

Tiranë, më 12 Dhjetor 2017 – Në një mbrëmje Gala në Hotel Sheraton, u prezantuan personazhet, që Albanian Excellence, përzgjodhi për të qenë në një libër simbol, kushtuar brezit të lindur në vitet 60-të.
Në epiqendër të këtij libri ishte Z.Edmond Isaku, i cili në çelje të kësaj mbrëmje u shpall “Lider suksesi për vitin 2017”, me motivacionin: “Për kontributin e tij të vyer në krijimin e një fizionomie bashkëkohore dhe të suksesshme të sipërmarrjeve të tij në zonën e Dibrës dhe jo vetëm”.
Z.Isaku falenderoi Albanian Excellence për vlerësimin, dhe Znj.Flora N. Nikolla që e dalloi si më të suksesshmin mes brezit të viteve 60-të. “Ne jemi një brez i ndarë mes dy epokash, dhe kemi se çfarë të rrëfejmë, sepse ia dolëm të ruajmë thelbin tonë”, tha ndër të tjera Z.Isaku.


Për 50 yjet e Albanian Excellence solli një përshëndetje edhe Presidenti i Republikës Z.Ilir Meta, në të cilën ndër të tjera thuhet: “Të rritur dhe të edukuar në kohë të vështira, ky brez, falë fisnikërisë, ndjenjës së punës e të sakrificës arriti të krijonte një trashëgimi të larmishme që na bën të ndihemi krenarë kudo në botë”.
Ndërsa Presidentja e Albanian Excellence, Flora Nikolla u shpreh për një punë të gjatë dhe të bukur deri në realizmin e këtij libri elektronik, që ajo me shumë dashuri, ja kushton brezit të saj; një brez i jetuar në shumë etapa, ku jeta, të papriturat, ndryshimet, të vërtetat, forca, ndryshimi, kanë qenë pjesë e jetës së tij, të zbuluara aq bukur, vërtetësisht dhe në mënyrë origjinale nga vetë personazhet në 50 pyetje !!! I tillë prezantohet në këtë libër edhe z.Edmond Isaku. Ndaj dhe ai u duartrokit fuqishëm në mbrëmjen gala, të prezantuar në mënyrë origjinale dhe profesionale nga Rezear Xhaxhiu dhe ArjetaDhima.

Nëse doni të shkarkoni librin 50×50, ai është në faqen e albanian excellence;
www.albanianexcellence.al, në botimin e saj 50×50.

H.RAMA

S'KA KOMENTE