Disa pyetje që dibranët duhet t’i bënin Ramës

168

Nga Sherefedin Shehu

Me keqardhje pashë sot (11 Nëntor 2017) që disa dibranë e duartrokitën Ramën, vetëm pse në vend të fjalëve “rrugë! rrugë! rrugë!” ju shpjegoi se sa të rëndësishme janë rrugët.

Të dashur Dibranë,
Rama ka filluar vitin e 5-të të Qeverisjes dhe do te ishte më me vend që t’i kishit bërë disa pyetje:
1. Sa projekte rrugësh ke përfunduar nga ato që i gjete në përfundim kur erdhe në pushtet?
2. Pse nuk e mbarove Rrugën e Arbërit në këto 4 vjet?
3. Sa projekte te reja rrugësh ke hapur në 4 vjet?
4. Sa projekte, qofshin edhe të vogla, ke zbatuar në Diber në këto 4 vjet?
5. A e dini që sipas studimit të fizibilitetit projekti i Rrugës së Arbërit kushton 130 milion dollar dhe se mbi 50 milion dollarë janë investuar deri tani. Atëherë, pse po e kontrakton për 300 milion dollarë dhe ndoshta do ta përfundosh për 400 milion dollar?
6. A e dini që po ta bënte Qeveria Rrugën e Arbërit kredinë do ta merrte me 3% ndërsa privati do ta marrë kredinë me 10 % dhe do t’i faturojë qeverisë edhe fitimin e munguar për 15 vjet nga paratë që do të investojë sot?
E kështu mund të bëheshin edhe shumë pyetje të tjera, më shumë për të nxjerrë merakun sepse Rruga e Arbërit nuk dihet se kur do të mbarojë.

S'KA KOMENTE