Rama prezanton në Bulqizë projektin për Rrugën e Arbërit, “Gjoka Konstruksion”, fituese e koncesionit

924

Në disa dëgjesa që Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar zhvilluan më 11 nëntor 2017 me qytetarët e rajonit të Dibrës për planet e zhvillimit dhe shërbimeve, fokusi kryesor ishte prezantimi i projektit për “Rrugën e Arbërit”. Gjatë një takimi në Bulqizë kreu i ekzekutivit Rama u shpreh në fjalën e tij se ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri së bashku me ekipin e tij po diskutojnë për kontratën dhe kompaninë fituese. Sa i përket përfundimit të këtij projekti, Rama shtoi se: “Zotimi ynë është që kjo rrugë të ndërtohet brenda këtij mandati, si nga pikëpamja e projektit teknik ashtu edhe nga financimet.”
Në projekt janë parashikuar 40 km, duke bërë të mundur lidhjen e Klosit dhe të Burrelit me këtë aks. Sipas Ramës, kjo do të përgjysmojë kohën dhe distancën e mbërritjes së qytetarëve në kryeqytet.
“Rruga në projekt ka një përmirësim të konsiderueshëm për sa i përket lartësive dhe urave të trajektores. Do të bëhet me gjysmën e kostos së parashikuar me idenë e vjetër, që ishte një marrëzi.”
Me ndërtimin e kësaj rruge, kryeministri Rama tha se Dibra do të bëhet një lagje e madhe, duke u kthyer në oborrin e pasmë të metropolit. Po ashtu, ai e cilësoi “Rrugën e Arbrit” edhe si një projekt strategjik. “Rruga e Arbrit është një projekt strategjik për lidhjen me krahun tjetër të kufirit siç është Dibra e Madhe. Kemi nisur të diskutojmë me qeverinë maqedonase që edhe nga ana e tyre të ndërtohet pjesa e mbetur, e kjo do ti japë një fluks Rrugës se Arbrit.”
“Tashmë Rruga e Arbrit nuk është më një ëndërr e dibranëve, por një premtim i mbajtur”, tha Rama gjatë prezantimit të projektit të rrugës në Bulqizë.
“Dibra ka ndihmuar në zhvillimin e vendit shumë më tepër se sa ka mundur të ndihmojë veten sepse mungesa e rrugës që bën shumë kush të stepet para se të vijë këtu dhe nga ana tjetër ka bërë që shumë të tjerë të mos bëhen dëshmitarë të bukurive natyrore. Rruga e Arbrit nuk është më ëndrra e dibranëve që e kanë dashur prej kohësh por është një zotim i mbajtur”, tha Rama. Kryeministri theksoi më tej se segmenti i ri e bën Bulqizën 30-40 minuta nga Tirana. Ai tha se qeveria synon që në fund të katër viteve duam që rrugët tona të jenë me standardet evropiane. “Duam që këtë rrugë ta përfundojmë brenda këtij mandati. Në buxhetin e 2018 kemi 42% më shumë financime për infrastrukturën”. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit do të nisë zyrtarisht vitin e ardhshëm, ndërsa Ministria e Financave po negocion ende kontratën financiare me kompaninë fituese. Rruga do të kushtojë 33.6 mld lekë për 72 kilometra dhe nis në periferi veri-lindjes së Tiranës.
“Do afrojë Dibrën me Tiranën. Është një rrugë shumë më e shkurtër dhe që do zgjidhë një problem kaq të madh që i ka torturuar prej çerek shekulli dibranët, nga Peshkopia në Klos, Burrel e Bulqizë. Brenda 3 viteve do jetë realitet. Rruga nuk është thjesht rrugë do lidhë një zonë me një zonë por është zhvillim strategjik për ekonominë, punësimin dhe padyshim për turizmin që do sjellë shumë zhvillim e punësimin në këtë zone”, tha Rama.
Në mbledhjen e qeverisë që u mbajt në qytetin e Peshkopisë pasditen e 10 nëntorit 2017, kreu I ekzekutivit shqiptar tha se “Është përzgjedhur kompania për ndërtimin e rrugës së Abrit dhe ministria është në negociata për firmosjen përfundimtare të financimit dhe mosndërprerjen e punimeve të kësaj rruge.
Por Rruga e Arbrit synon të krijojë një korridor ekonomik edhe me Maqedoninë, nëpërmjet Dibrës së Madhe. “Në takimin me Kryeministrin e Maqedonisë, në tetor, u dakordësuam për të realizuar në Pogradec një mbledhje qeverie, ku do vendosim domosdoshmërinë që edhe pala maqedonase ta kompletojë rrugën në krahun tjetër që përmes Dibrës. Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për projektin e ri të Rrugës së Arbrit, rrugën e ëndrrave shumëvjecare, duke mos lënë pa shigjetur paraardhënin e tij, për ato që i ka quajtur mashtrime për rrugët e lëna rrugëve.
Ai tha se qeveria synon që në fund të katër viteve duam që rrugët tona të jenë me standardet evropiane. “Duam që këtë rrugë ta përfundojmë brenda këtij mandati. Në buxhetin e 2018 kemi 42% më shumë financime për infrastrukturën”. Rruga e Arbrit, një lidhje e drejtpërdrejtë midis kryeqytetit dhe krahinës së Dibrës, do të shkurtojë distancën midis Tiranës dhe Bulqizës në vetëm 50 kilometra. Aktualisht, për të përshkruar 160 kilometrat që ndajnë Tiranën me Bulqizën nevojiten rreth 5 orë. Rruga aktuale të ngjit fillimisht në Milot, e më pas devijon drejt Burrelit dhe Klosit, e vetëm aty merr drejtimin Bulqizë-Zerqan-Shupenzë-Bllatë.
Rruga e re e braktis tërësisht këtë gjurmë, duke dalë direkt mbi Tiranë e më pas në drejtimin Shkalla e Tujanit-Qaf Murrizë-Guri i Bardhë-Ura e Vashës-Plan i Bardhë-Bulqizë-Dibër. Kjo rrugë e re, e konceptuar e gjitha si një autostradë, shkurton distancën nga 160 në vetëm 50 kilometra, të cilat do të jenë të përshkrueshme në afërsisht vetëm 40 minuta.
Ndërkohë, për të dalë në kufirin me Maqedoninë do të nevojitet vetëm një orë, pasi aksi i ri shkurton distancën nga kryeqyteti në pikën kufitare me 75 km.

“Gjoka Konstruksion”, fituese e koncesionit për Rrugën e Arbrit

31 Tetor 2017 – Gara për marrjen me konçension të “Rrugës së Arbrit” u mbyll pa surpriza. Kompania “Gjoka konstruksion” u shpall fituese mes tre kompanive shqiptare që shprehën interes për të ndërtuar dhe mirëmbajtur “Rrugën e Arbrit”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të tre kompanive, komisioni i dhënies me konçesion vlerësoi se shoqëria “Gjoka Konstruksion” u shpall fituese pasi u trajtuan elementet e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes, ndikimin mjedisor, ndikimin social, afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare.
Ndërkohe që dy operatorët e tjerë në garë sipas komisionit të vlerësimit rezultonin njëri me mungesë dokumentacioni dhe tjetri pa ofertë financiare. Shpallja e fituesit i hap rrugën autoriteteve të negociojnë kontraten me kompaninë dhe menjëherë pas nënshkrimit të saj të nisin punimet në terren për ndërtimin e aksit që lidh Tiranën me Dibrën. Në prill të këtij viti qeveria shpërbleu me bonus pikësh kompaninë Gjoka kontruction.
Ndërtimi i “Rrugës së Arbrit” do të financohet përmes partneritetit publik privat, kompania fituese do të financojë ndërtimin, ndërsa qeveria do të shlyeje me këste për 13 vjet. Po ashtu qeveria është anagzhuar që kalimi në këtë aks rrugor të jetë pa pagesë për të gjitha automjetet. Gjendja ekzistuese e “Rrugës se Arbrit” e gjatë 75 kilometra, aktualisht është me 20.1 km të përfunduara dhe të vëna në funksionim dhe rreth 15 km të tjera të ndërtuara jo plotësisht. Rruga do të lidhë Tiranën me Dibrën dhe më tej Shqipërinë me Maqedoninë. Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli. Ky variant i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinjerike e hidrologjike, vlerësojnë specialistët.

S'KA KOMENTE