KUSH FSHIHET PAS FIRMES “TEODOR 2003?!”

140

Dr. Selman Meziu

Fshehje e kobshme

Tokës së mjerueme shqiptare po i thyhen brinjët nga të zotët e vet. Mafia shtetërore dhe ordinere po e bluan e shpërdoron natyrën duke i krijuar plagë të rënda të dhimbshme dhe me pasoja për brezat e sotëm e të ardhshëm, në kuptimin e burimeve ushqimore për të jetuar. Dhimbjen e bluarjes e deformimit të sipërfaqes së tokës, djegies dhe prerejes së pyjeve, shkatërrimit të liqeneve, burimeve ujore, po e ndjen edhe krahina e heronjëve të dikurshëm, të pushkës, penës, mbrojtjes së pasurisë pyjore e bujqësore të Martaneshit malor. Dikush që nuk po i fshihet emri, e ka urdhëruar firmën’’Teodor 2003,, që me skavatora të fuqishem të vazhdoi të shkatërroi pa kurrfarë mëshire, kulture mjedisore, dhemshuri për drurët gjithëfarë llojesh në disa parcela pyjore e kullota malore, në ekonominë Pyjore Batër. Veprime të cilat janë pa leje mjedisore, pa kontrat nga Bashkia, pa marrë mendimin e banorëve të pellgut të ujrave të lumit Mat. Gjithashtu ka edhe mungesa dokumentash të tjera.
Liqeni i Sopeve me origjinë akullnajore, me diametër që luhatet nga 600-650 m. i cili gjëndet në lartësinë mbi nivelin e detit 1500-1900 m, me disa pika bashkimora edhe me përroin e Llahingës. Ky iu ka shërbyer për ujitje fshatrave Mëlc, Gjon dhe Stovec. Ato për të mbledhur ujë sa më shumë ndërtonin murë të thatë dhe plisa nga brenda, sigurisht pjesëve më të ulëta duke ngritur lartësinë. Ndërsa rreth viteve 1978-1980 ndërmarrja e gjeologjisë, ngriti digën prej betoni për nevojat e veta dhe uji ishte i lirë për të shkuar në vijën e fshatrave, që e përdornin për ujitjen e kulturave bujqësore, kopshteve, pemëve frutore etj. Pra kujdesimi që uji i liqenit ishte parësorë në punën e këtyre banorëve me pak tokë. Ndërsa sot pa kurrëfare përgjegjësie, morale, qytetare, pa pyetur e vlerësuar nevojat për ujë, për të prodhuar grurë, misër, fruta e perime të këtyre fshatrave, hynë mafia me dhëmbët e kovat e çelikta të skavatorëve dhe e merr krejtësisht ujin, duke tharë liqenin në mënyrë më kriminale se kurrë ndonjëherë, pra duke marrë me kanale e tubacione të gjitha burimet qe furnizojnë liqenin e Sopës, për një hidrocentral të ndërtuar në krahun e Fushë Buqizës ose Valikardhës.
Duke lënë pa ujë të pijshëm dhe për vaditje ato pak toka të ekonomive private të këtyre fshatrave. Një masakrim i livadheve alpine që shërbejnë për kullotje blektorie të krahinës së Martaneshit, një shëmtirë peisazhi, përfshirë pyjet, dherat e tunelit që po hapet për të kaluar tubacionet etj. Këto janë ndërmarrje e kompani që i drejton, i përkrah shteti vetë me strukturat e saj nga qendra në bazë të lidhura me interesin e vjedhjeve të investimeve. Vallë ish Minstri i Mjedisit dhe pyjeve Lefter Koka a e ka firmosur, po tani Ministri i ri a e di se po kryhen punime të jashtë ligjshme në krahinën malore të Martaneshit, duke shkatrruar natyrën e vënë në rrezik të ardhmen turistike të kësaj treve malore fshatarët e së cilës jetojnë me një mijë e një sakrefica?
Banorët e këtyre fshatrave kanë informuar me letra e mënyra të ndryshme organet e ndryshme shtetërore, por, edhe kanë bërë disa protesta, ndërsa kryesitë e fshatrave kanë reaguar nëpërmjet shkresave drejtuar gjithë dikastereve që marrin pjesë në këtë shkatrrim mafioz që të mund të ndërhynë për t’i ndaluar këto përbindësha njerëzor, mafiozësh, pushtetarësh të korruptuar, kundër jetës së fshatarëve të këtyre trevave. Të cilët jetojn në varfëri marramendëse, pa asnjë përkrahje nga shteti, veçse me masa drastike kundër jetës së tyre të cilët e kalojn me plotë dhimbje e sakrifica.
Një krahinë me peisazhe mahnitëse, me vlera turistike të papërfytyrueshme, që nga luginat e ngushta në trajtën e kanioneve, me mjaft hinka e gropa gjigande karstike me bukuri që rrallë herë gjenden në natyrën shqiptare, me lugina forma e madhësi të ndryshme, me rreth 19 liqene prej të cilave, rreth shtatë janë të tharë ose në tharje e sipër. Arsyeja sepse për njëzetë e shtatë vjet masivet e pa anë të Martaneshit në kryqëzimin e rretheve, Tiranë, Librazhd, Dibër me pisha të zeza, bredha, ahe dhe dushqe iu nënshtruan një grabiteje të pa rregjistruar ne qindra vjet duke e shkretuar mijëra hektar pyje. Sikur nuk mjaftoi ky sulm banditesk i hajduteve mafioz, por, ja se çfarë katastrofe shkruan më 26 Gusht të këtijë viti, ish tekniku i pyjeve që për dyzetë vjet ka shërbyer në këto pyje, Dilaver Koxheri:
‘’Digjet një sektor pyjor, ndër më të mëdhenjt në Shqipëri, ai i Martaneshit, nga një dorë kriminale e qëllimshme, me vatra zjarri të vendosura në një ditë nga Sënoi – Qafa e kufirit – Qafa e Imës – Kaptinë – Lenë – Thekër. Zjarri vazhdon akoma. Ju bëj thirrje organeve vendore dhe qendrore që të organizojnë subjektet private të zonës dhe të shpëtojmë ato pak parcela pyjore që kanë mbetur së bashku me shtëpitë e rrethuara nga zjarri. Ai nuk fiket me një helikopter pa forca toksëore që të hapin kanal kufizues të zjarrit etj.,, Por askush nuk u interesua se po digjeshin mijëra hektar pyje, sepse nuk ka më heronj të mbrojtjes së pyjeve si biri këtyre anëve Isuf Emin Plloqi (3.XI.1969), kështu që ai vazhdoi barbarinë djegëse për disa javë.
Ndërsa për këtë masakër mjedisore me përmasa të mëdha e të pakthyeshme të natyrës e mjedisit pyjor, hesht Bashkia, hesht Komisariati Bulqizë, hesht Prefektura. Mos vallë kanë marrë rryshfete nga kjo firmë fantazmë? Po Ministri i Turizmit e Mjedisit a është i informuar për këtë ndërmarrje private përbindshe të jetës së fshatarëve dhe natyrës. Sa kohë do të pritet për të urdhëruar pezullimin e punimeve? Apo do të vazhdojnë si me shkatërrimin e Valbonës, Setës së Dibrës së Poshtme e dhjetra masakrave të tmerrshme të natyrës e tokës edhe me gurore etj. të Shqipërisë në çdo copëz të saj? Deri kur do të vazhdojë kjo tragjedi kombëtare e shkatrrimit të djepit të jetës së shqiptarëve?

S'KA KOMENTE