SHKOLLIMI NË BULQIZË, NË RRJEDHËN E DY SHEKUJVE

408

Nga Bashkim Lami

Përpjekjet për shkollimin në Bulqizë janë të herëshme, përderisa Vajkali e Zerqani nga pozicioni i vendosjes gjeografike, kanë qenë historikisht rrugëkalim nga lindja në perëndim të popullsisë shqipëtare, të tregëtarëve e të ushtrive, rrjedhimisht për shumë vite kanë lëvizur edhe kulturat. Vendasit kanë ditur të përfitojnë nga këto lëvizje, anët më të mira të kulturës së të jetuarit, të punuarit, të veshjes, të zakoneve e të traditave me sensin e zhvillimit e të pranimit të së resë, duke ruajtur me kujdes tradicionalen e trashëguar, që ekziston edhe sot në të gjitha fushat e jetës. Fatkeqësisht të dhëna përpara viteve 1800 janë të pa plota. Përmendet në histori rruga e kthimit të Skënderbeut për në Krujë në vitin 1443, nëpër Vajkal, si rruga më e shkurtër për kalorës e këmbësor.Beteja e Skënderbeut në Torvioll në verën e 1444 ishte shumë afër Vajkalit. Betejat e Vajkalit në vitin 1465 janë tashmë të njohura në histori.Bulqiza përmendet në defterin turk të vitit 1467 si fshat i Grykës së Madhe me Zerklanin (Zerqanin)e të gjithë fshatrat e tjera të Dibrës së Epër me qendër qytetin e Dibrës.Nuk është e rastësishme, që Vajkali përmendet në veprën e Gavrill Darës, “Kënga e sprasme e Balës”, për heroin Nik Peta, që vritet në betejën e Vajkalit bashkë me Pal Golemin.
Baba Fejzë Canga (Bulqiza) njihet si i pari bulqizak i shkolluar në fillim nga një hoxhë në Mat, më pas nga dibrani Nelë Kolari, hoxhë në Zogjaj. Ai e vazhdoj shkollimin në Stamboll për teologji, por në vitin 1827 e përjashtojnë për bindjet e tij bektashiane. Baba Fejzë Canga, pasi u kthye në vendlindjen e tij në Vajkal, filloi t’ju mësonte shkrimin e gjuhës shqipe të rinjve, duke përdorur shkronjat arabe. Baba Fejza dritën e diturisë e quante si dritën e zotit. Kjo traditë më pas u vazhdua edhe nga luftëtaret e Bulqizës, deri në daljen e abetareve nga patriotët shqipëtar në Stamboll, në Sofje e Bukuresht.Abetaret e para u sollën të fshehura bashkë me mallrat nga tregëtarët e këtyre anëve, që filluan t’i përdorin ato në mënyrë kolektive në dhomat e burrave. Mësimi i të shkruarit u bë zakon nëçdo odë krahas me bisedat për çështjet kombëtare. Kur mungonte abetarja në oda, kërkohej me këmbëngulje nga miqtë, pasi mësimi i shkronjave e fjalëve, bëhej me një dëshirë të madhe me thëngjill, në copa dërrase e rrasa guri. Këto përpjekje bëheshin nëçdo fshat, pasi shkolla e mësues nuk kishte. Pas viteve 1890 për shumë burra patriot, abetarja u bë pjesë e sendeve personale, kur nisej për të shkuar mysafir.Për t’a ruajtur nga shiu abetaren, e mbështillnin me mushama të bëre me beze të lyer me dyll blete. Fëmijët në këto vite e kthyen në veprimin më të dëshiruar, të shkruarit e fjalëve në dheun e rrafshuar me dorë,ose në dëborë. Ato u luteshin kalimtarëve qëkalonin, që t’ju mësonin ndonjë shkronjë e fjalë të re. Gëzimi më i madh ishte për çdo fëmijë, kur mësonte të shkruaj emrin e tij e tëshokëve, si dhe fjalët më të dashura të gjuhës shqipe. Kjo ishte një lëvizje mbarëpopullore, qëmbushte jetën e përditëshme, duke ndezur dëshirën për dije,në kushte të vështira, që e pengonin shkollimin me të gjithë forcën e tyre.
Kështu, mbeten të vyera përpjekjet për shkollimin e fëmijëve, si themeli i mbijetesës së kombit, kur mbretëronte varfëria e tejskajshme dhe kërcënohej jeta në çdo çast. Në fund të shekullit XIX Mehmet Duriçi si udhëheqës i Bulqizës, dërgoi djalin e tij në Stamboll, për të sjellë disa abetare që u duheshin njerëzisë për të mësuar gjuhën tonë.Organizoi bashkë me Hysen Veliun nga Mati në kullën “Duriçe”, që fëmijët e fshatit me disa abetare të lexojnë të shkruajnë gjuhën shqipe.Vite më pas pushtimet serbe dhe gjëndja e rëndë ekonomike e jetesës, ishin barra e rëndë e kohës, që lanë shumë prapa shkollimin, pasi nuk u ndërtuan shkolla dhe nuk kishte mësues. Disa fëmijë bulqizakësi, Zenel Shehu, Shahin Lami, Hysni Voci, Elmas Tançi, Muharrem Tançi, arritën të shkollohen në Zerqan ku ishte hapur shkolla qysh në vitin 1893, ose në Tiranë. Në vitin 1925 u vendos nga qeveria e kohës të hapej shkolla fillore verore në Vajkal, por nuk kishte mësues dhe disa nxënës vazhduan në shkollën e Zerqanit. Në vitin 1927 Nënprefektura e Zerqanit kishte 49 fshatra me 19261 banorë, ku funksiononin 9 shkolla fillore me 420 nxënës.Deri në këtë kohë kishin kryer shkollë fillore 117 veta nga kjo krahinë.Popullsia ishte 3% e shkolluar (sipas Teki Selenicës në “Shqipëria më 1927”). Sipas shkresës 3101 datë 31 dhjetor 1931 të Prefekturës së Dibrës, u kërkua në ministrinë e arsimit të plotësohej me mësues Shkolla e Vajkalit, por mësuesi erdhi vetëm në prill të vitit 1932, kur në të gjithë Dibrën funksiononin 32 shkolla e tre internate. Kryeplaku i Vajkalit, Sulë Duriçi,që kujdesej për hapjen e shkollës bashkë me mësuesit e parë Osman Topçiu që erdhi nga Kruja, e vendosën atë në shtëpinë e Veli Rutës, për t’a përdor si shkollë, ndërsa mësuesi u strehua tek Hazis Alla(sipas tregimit të Selim Allës e Xhaferr Gjokës). Në vitin 1935 mësues ishte Hamdi Faja nga Kavaja e më pas Abdyl Keçi nga Tirana.Mësohej këndim, gjuhë, aritmetikë, histori, gjeografi, dituri natyre, bukurshkrim, këngë e gjimnastikë.Mësimin fetar e bënte Muharrem Hoxha nga Valikardha. Nxënësit e parë qenë Myslim Shehu, Ismail Gjoka, Hajdar Shehu, Miftar Hasa, Kamber Duriçi, Selim Alla, Kasem Duriçi, Hamit Gjoka, Sali Koçi, Mustafa Duriçi, Aqif Duriçi, Ibrahim Çupi, Gjyl Çupi, Xhaferr Gjoka, Sali Kola, Mexhit Bala, Jahe Hoxha, Xhaferr Sadiku, Ramiz Lamani, Ismail Çupi, etj. Shkolla kishte mungesa të mëdha për libra e fletore, ndërsa për mjete didaktike as që bëhej fjalë dhe funksionoi me shumë vështirësi me 20-24 nxënës me mosha të ndryshme, deri në vitin 1939. Gjatë luftës dytë botërore 1939-1945 shkolla e Vajkalit nuk funksionoj pasi nuk kishte mësues.
Lufta kishte kthyer në zero çështjen e shkollimit të fëmijëve, por ndjenja kombëtare ishte e gjallë dhe populli i Bulqizës e filloi punën e rindërtimit me shkollën. Në verën e vitit 1946, në Vajkal krahas me rindërtimin e shtëpive të djegura të fshatit u ndërtua edhe shkolla fillore me dy klasa. Mbetet i paharruar ndihma e fshatarëve të Vajkalit e organizuar nga Shahin Lami që merrej me rindërtimin e pasojave të luftës, si dhe puna e ustallarëve Ismail Duriçi, Shahin Koçi, Asllan Duriçi, Shahin Deda, etj, që bënë ndërtimin e shkollës. Në vitet 1945 – 1946 në Vajkal, është ngritur kursi kundër analfabetizmit, që e drejtoi Elmaz Tançi. Mësimi bëhej në shtëpinë e Abedin Tyçit, dy ditë në javë me dy grupe. Në këtë kurs disa gra e vajza të fshatit, arritën të mësojnë shkrim e këndim, pak histori e gjeografi, tabelën e shumëzimit dhe katër veprimet aritmetike me numra. Kursi filloi me shumë vështirësi, prej mentalitetit, por vazhdoi me shumë sukses për të gjithë pjesmarrësit. Suksesi i këtij kursi, u pasqyrua me vazhdimin e shkollës fillore nga fëmijët e fshatit. Në vitin 1946 në të gjithë Dibrën funksiononin 26 shkolla fillore me 1730 nxënës e 50 mësues. Në Zerqan në vitin 1946 u hap shkolla unike dhe një vit më pas u hapën shkollat fillore verore në Dushaj, Koçaj e Fushë Bulqizë. Më 24 mars 1946 në Vajkal, filloi mësimi në shkollën e re fillore me 24 nxënës, me mësuesin Hysen Balla, që kishte mësuar në tre klasë të shkollës tregëtare në Tiranë. Nxënësit e parë ishin: Rakip Hasa, Nazif Duriçi, Skënder Shehu, Lutfi Dauti, Lahim Koçi, Allaman Duriçi, Riza Duriçi, Vehbi Keta, Shukri Keta, Muiz Cami, Sulë Zeneli, Shefqet Koçi, Rabie Koçi, Hazbie Shehu, Zahide Keta, Fiqe Hasa, Jete Lami, Sibe Ruta, Mexhit Duriçi, Haki Hysa, Rakip Voci, Mustafa Shehu, Hysni Balla, Tahir Dauti, Muharrem Gjoka, Medi Dauti, Xhemal Hasa, Fiqiri Kurti, Riza Gjoka, Farie Tançi, Muiz Tançi, Bedrie Tançi, Ismail Hida, Mergim Tançi, Muharrem Q.Çupi, etj. Pati vajkalorë që shkollën unike e vazhduan në Zerqan deri në vitin 1953, si Shefqet Tançi, Lutfi Dauti, Vehbi Keta, Sulë Shehu, Mustafa Shehu, Islam Dauti, Mergim Tançi, Muiz Tançi, etj. Pas vitit 1946 në shkollën e Vajkalit punuan si mësues: Hysen Balla, Bajram Minjolli, Riza Gurra, Hasan Palushi, Lirie Palushi, Elez Jovani, Shahin Uka, Kadri Dumani, Ibrahim Dërvishi, Qemal Gjura, Xhemal Sejdi, Dule Topi, Gani Marku, Myfit Imerri, etj, puna e të cilëve kujtohet me mirënjohje nga banorët e Vajkalit. Pas vitit 1948 në shkollën e Vajkalit kanë vazhduar mësimin edhe fëmijët e qytetit të ri të Bulqizës, deri në vitin 1957, kur u ndërtua shkolla e re në qytet.
Rritja e qytetit dhe e prodhimit të kromit, nuk mund të mendohej pa kushte të shkollimit të fëmijëve, që do të bëheshin aktorë të rëndësishëm të zhvillimit industrial e shoqëror.Në vitin 1952-1953 në qytetin e Bulqizës, ku ishin vendosur familjet e para, u hap shkolla 7-vjeçare e mbrëmjes, për punëtorët dhe më 1954 edhe për policët e burgut të vendosur në minierën e Bulqizës. Mësimi bëhej në barakat e minierës në kushte tepër të vështira nga mësuesit Jeshar Kamberi, Fiqiri Myrtezai, Lutfi Hanku. Fëmijët e qytetit e vazhdonin shkollën fillore në Vajkal.Në vitin 1957 u ndërtua në qytet shkollë e re me 7 klasa, ku u hap shkolla 7-vjeçare e ditës ku vijonin mësimin, fëmijët e Vajkalit e të Qytetit Bulqizës. Drejtorë të shkollës kanë qenë: Luan Xheneti, Ramiz Gjoka, e mësues Fiqiri Myrtezai, Nazmi Plaku, Enver Hysa, Lutfi Hanku, Dilaver Hasa, Melaim Peza, Zenel Disha, Baudin Strazimiri, Prida Qili, Besnik Bedolli, Skënder Sharku, Frida Spiro, Myfit Dervishi, Shaqir Karahasani, Xhetan Strazimiri, Xhelal Manjani, Sabri Alliu, Pëllumb Qosja, Fiqiri Novaku, Shemsi Ceka, etj. Nxënësit e viteve të para ishin: Shefqet Duriçi, Ismail Hida, Skender Keta, Hajdar Duriçi, Vjollca Rusi, Mihal Kocaqi, Zenel Duriçi, Sotir Vreto, Esat Keta, Ali Sula, Sulë Sula, Përparim Rama, Isuf Keta, Barie Cani, Lirie Jakupi, Gani Gjoka, Zenel Toluli, Zelie Keta, Hazis M. Keta, Kliton Rusi, Fasli Partalli, Islam Lamani, Asllan Lami, Bajram Kola, Fiqiri Duriçi, Naim Duriçi, Vehap Shehu, Enver Selmani, Flutra Daci, Seit Jakupi, Haxhi Llani, Faik Duriçi, Lulëzim Daci, Zelie Tançi, Hike Llani, Bashkim Lami, Besnik Belishova, Lavdie Pejzaku, Isuf Llorja, Bajram Dauti, Hajredin Gjoka, Bajram Keta, Muharrem Ruta, Hamza Duriçi, etj. Në qytetin e Bulqizës u ndërtua çerdhja e re dhe kopështi ku edukatore punuan, Eleni Kola, Sofie Dërvishi, Shyrete Sharku, Hike Duriçi, etj.
Në vitin 1958 nxënësit e Vajkalit vazhduan mësimin në shkollën e qytetit Bulqizë, për dy vite, sa u bë riparimi i dëmtimeve në vitin 1960. Më pas punuan në shkollën e Vajkalit mësuesit vendas, Hasan Duriçi, Shefqet Tançi, Fiqiri Duriçi, Zelie Rama, Lavdie Duriçi,Vjollca Keta, Manushaqe Keta, Shadie Tançi. Krahas me vendasit erdhën edhe mësues të tjerë dibranë që mbetën të paharruar nga fëmijët e Vajkalit, si Ali Lila, Rakip Alliu, Bujar Novaku, Kujtim Gjeleshi, Vasfie Gjeleshi, Shukri Xheleka, Drita Puca, Faik Cami, Iljaz Skara, Tefta Daci, Avni Islami, Naim Turja,Fiqerete Cami, Vasfie Likalla, Vjollca Daci, Kimete Strazimiri, Dafina Asllani, Zylfie Plloçi, Ilda Dervishi, Elmira Isaku, etj.
Mësues të talentuar në vite krijuan modelin e përparuar dhe e futën shkollën në rrjedhën e arritjeve, duke përmirësuar cilësinë e mësimdhënies me bazë didaktike bashkëkohore të ndërtuar me përkushtimin e vetë mësuesve e prindëve arsimdashës. Në këtë shkollë e nisën rrugën e jetës mjaft fëmijë vajkalas, që mbaruan shkolla të larta e specializime e u bënë mësues, mjekë, inxhinierë, teknikë e specialist të shumë fushave, duke punuar bashkë me kuadro të tjerë nga gjithë Shqipëria, në të gjithë sektorët e jetës e të punës, në Bulqizën e re.
Në vitin 1965 në Bulqizë klasat u bënë me nga dy paralele dhe u ndërtua shkollë e re me 10 dhoma mësimi, poshtë rrugës së qytetit që plotësonte nevojat për vijueshmërinë e mësimit dhe disa terrene sportive, volejbolli, basketbolli e gjimnastike, të cilat shfrytëzoheshin edhe nga rinia e qytetit.
Në vitin 1967 u hap shkolla e mesme e mbrëmjes, gjimnaz, për të plotësuar me kuadro të kualifikuar të gjithë sektorët e punëve në Bulqizë, me drejtor Myfit Dervishin, që në vitin 1968 me kërkesën e vetë nxënësve, u kthye në shkollë e mesme profesionale me degët: miniere, gjeologji e elektromekanik. Ishte koha kur për arsimin kërkohej ngritja e nivelit të dijeve, duke përdorur metoda të reja pedagogjike për një mësim krijues, në kushtet e presionit të lartë politik, kur mësuesit ishin të pasigurtë, për të thënë e bërë atë që mendonin. Në përballje me konceptet e vjetra u rregjistruan në shkollën e mbrëmjes gra e vajza, që u bënë specialiste në detyra të ndryshme nëpër ndërmarrje. Mësimin në fillim, për lëndët e përgjithëshme e jepnin mësuesit: Myfit Dervishi, Ramiz Gjoka, Sabri Alliu, Skënder Sharku, Selman Alla, Bashkim Lami, Jonuz Muça, Petrit Turja, Hasan Lami, Hamit Dervishi, Sejfulla Shehu, ndërsa mësimin e lëndëve profesionale e bënin inxhinierët: Jorgo Kola, Agim Dobi, Koço Gusho, Gani Gurra, Artan Ceka, Todi Sema, Bashkim Lleshi, Rustan Loka, Hamza Gurra, Lazër Jaku, Burhan Lohja, Niko Lula, Fatjon Tugu, Hasan Bekteshi, Hasan Ulqinaku, Bujar Pata, Përparim Hoxha, Gjergji Xeka, Gafurr Muka, Fatmir Beqiri, Asllan Pata, Osman Miha, Zija Ndrukaj, Hamdi Haka, Mustafa Sadiku, Hajdar Kacani, etj. Drejtues e mësues të shkollave të Bulqizës me forma efikase pedagogjike, gjenin intrumenta e forma për të krijuar qytetarë vizionar, që do t’i shërbenin të ardhmes së këtij qyteti.
Në vitin 1971 u hap shkolla e mesme profesionale e ditës me degën për teknikë miniere, që më pas u shtuan degët, gjeollogji e çpim pusesh.Nxënësit ishin nga qyteti e fshatrat e Bulqizës, por edhe nga Zerqani, Shupenza e Plani i Bardhë. Teknikët që mbaruan në këto vite, plotësuan nevojat për drejtim të kualifikuar në proçeset e punës në minierë e gjeollogji, që ishin ndërmarrje të mëdha të prodhimit e kërkimit të kromit në Bulqizë. Puna vizionare në shkollat e Bulqizës ka bërë që nga duart e tyre të nisin udhën e mëtejshme të dijeve në profesione të ndryshme, me plot siguri, breza të tërë nxënësish, që më pas u bënë kuadro të zotë e të aftë në shërbim të Bulqizës. Nxënësit me rezultate të mira vazhduan degët e shkollave të larta në Universitetin e Tiranës, si Naim Karai, Hysen Hoxha, Kapllan Alia, Kujtim Gjoka, Gëzim Dauti, Vehbi Musta, Afrim Okshtuni, Agim Vargu, Gani Çupi, Hajdar Kacani, Petrit Hupi, Zaim Keta, Fadil Cani, Petrit Duva, Veli Losha, Bajram Bruçi, Bardhul Cani, etj, që plotësuan nevojat e dhanë kontribut të rëndësishëm professional, në ndërmarrjet e Bulqizës. Inxhinierët e tjerë më të rinj Afrim DErvishi, Fehmi Tançi, Astrit Xhafa, Hidër Turja, Eduart Keta, Artur Alia, Baftjar Bici, Arjan Lami, Mufit Lamani, Përparim Gjura, Islam Nika, Ylli Spahiu, Leonard Kazanxhiu, Edmond Xhafa, etj, morën angazhime e detyra të rëndësishme dhe bashkë me specialistët e dalë nga shkollat e Bulqizës, plotësuan me profesionalizëm drejtimin e punëve në minierë, gjeologji, fabrikë e ofiçina, duke përmbushur misionin e kësaj shkolle të lidhur me prodhimin e kromit dhe me vetë Bulqizën. Ish nxënësit e teknikumit të Bulqizës drejtuan me përgjegjësi sektorë e brigada, duke arritur rezultate të larta, si Ali Shehu, Gani Keta, Selim Kaloshi, Hamdi Leti, Kujtim Xh Gjoka, Hajdar Pasha, Agim Kaçani, Bashkim Dedja, Shpëtim Farruku, Selim Gjoka, Surja Uka, e plot të tjerë, që e treguan veten të talentuar duke i dhënë emër edhe shkollës që i pregatiti. Nxënës të gjimnazit të Bulqizës u bënë kuadro të lartë në profesionet, juristë, ekonomistë, mësues, mjekë, etj, Shyqyrie Selita, Nekie Sula, Zemrie Dauti, Xhemile Bala, Edlira Çupi, Manushaqe Hoxha, Majlinda Duriçi, Ilir Duriçi, Ikbale Zuna, Roland Keta, Altin Keta, Hajrie Lamani, Mimoza Kola, Terezina Bilaçi, e shumë të tjerë, që plotësuan e gjallëruan jetën dhe punën në këtë qytet.
Në vitin 1973 u ndërtua shkollë e re trekatëshe me 15 klasa mësimi e 4 kabinete, që plotësoI nevojat e shkollës me 1200 nxënës. Në vitin 1977 shkolla e mesme u bë drejtori më vete dhe drejtor u caktua, inxhinieri i minierës, Osman Miha, që e drejtoi këtë shkollë deri në vitin 1990. Shkolla pati arritje drejt masivizimit dhe u plotësua me hapjen e gjimnazit, ku kryesisht e vazhdonin vajzat e qytetit dhe të zonës. Ndoshta do të vij përsëri një ditë që shkolla profesionale që u mbyll në vitin 1994, të rihapet përsëri për të vazhduar misionin e saj lidhur me kushtet e reja që ka sjellë demokracia, ekonomia e tregut dhe gjithë zhvillimi i jetës në Bulqizën e “Arit të murrmë”.
Nuk ka punë më fisnike e mbresëlënëse për vendin tënd, sesa puna dhe misioni i mësuesve, në mësimin e edukimin e nxënësve, për t’i pregatitur me njohuri të gjithanëshme për të ardhmen e tyre e të vendit. Shkronjat e para fëmijëve të Bulqizës ua mësuan me shumë dashuri mësuesit me përvojë pedagogjike, si Shefqet Tançi, Shyrete Sharku, Fiqerete Strazimiri, Zisa Muça, Kize Kadiu, Mehdi Gjeleshi, Fiqiri Duriçi, Tefta Daci, Drita Puca, Peme Elmazi, Shpresa Meta, Myzejen Muça, Faik e Sadete Cami, Zelie Rama, Hike Duriçi, Liri Nano, Jorgjie Mëhilli, Bukurie Shehu, Suzana Gurra, Shpresa Cukalla, Sanie Gjapi, Sulltane Lami, Antoneta Vatnika, Davë Lleshi, Tefta Sula, Gjyle Karahasani, Lubjana Dançe, Davë Llusku, Durime Lleshi, Nadire Murrja, Xhevrije Bruçi, Ramije Alia, Ilda Alushi, Edlira Çupi, Valbona Kamberri, Manushaqe Keta, Gëzim e Marie Xhidra, etj.
Shkolla u bë qendër e gjallërimit të jetës në këtë qytet me veprimtari artistike, kulturore e sportive në festa e kampionate. Ish nxënës të shkollave të Bulqizës si Azem Teta, Fllanza Çupi, Hide Jangulli, Roland Lami, Dëfrim Mandri, Leonard Lala, Nard Gjoka, Ylli Lami, etj, u bënë muzikantë e këngëtarë në festivale zonale e kombëtare.
Gjallërimi i aktiviteteve sportive të qytetit, u bë gjithmonë nën drejtimin e mësuesve të fizkulturës, Zabit Kaci, Sabri Abdiu, Mukades Muça, Enver Mera, Nafije Lleshi, Natasha Laçej, Mustafa Trepça, Rami Hoxha, Ilir e Kozeta Disha, Gëzim Mata, Jeshar Shehu, etj. Nxënësit, mësuesit e të rinjtë pushtuan me marrshime të gjitha majat e maleve përreth. U organizuan kampionate për futboll, ski, shah, lojra popullore duke gjallëruar jetën në qytet. Ekipin e futbollit “18 Shkurti” e plotësuan nxënësit Njazi Koçi, Ilir Disha, Ilmi Cani, etj.
Vajza të kësaj shkolle u bënë inxhiniere, si Lloreni Kola, Rolanda Dervishi, Albana Alla, M. Krosi, Natasha Velia, disa vajza mbaruan shkollën e lartë në degë të tjera, si Nafije Lleshi (fizkulturë), Hazbie Jella, Nazife Lamani, Mbaresa Strazimiri (farmaci), Majlinda Shehu (mjekësi), Donika Cani e Xhemile Gjoka (ekonomi), Aishe Balla, Lumturie Balla, Fllanza Lamani, Albana Balla (mësuesi) e shumë të tjerë.
Kanë mbetur në memorien e arsimit në Bulqizë mësuesit që vinin nga Tirana e vise të tjera të gjithë Shqipërisë, si Popovina Dobi, Zija Ndrukaj, Bedri Karapici, Fatmir Zeralliu, Arben Sinoimeri, Ilir Belegu, Andrea Simo, Plator Nesturi, Dhimitër e Tatjana Qurku, Bashkim Kazazi, Qani Kazazi, Kristaq Kondili, Apostol Proko, Dëfrim Peza, Mirjana Bekteshi, Simon Beka, Shefki Hysa, Alfred Mullaj, Hytbi Kabo, Martina Jaku, Fatime Çobani, Eleni Xeka, Lirie Leka, Shqipe Meçe, Athina Bulo, Lirie Naska, Shkurte Nuzi, Matilda Koni, Asllan Lila, Agim Tabaku, Ira Deveja, Edmond Shkurti, Suzana Deda, Ana Doçi, Anila Çela, Diana Kraja, Dritan Mara, Arjan Koçiu, etj, që bashkë me vendasit plotësuan synimet në proçesin e mësimit dhe edukimit të brezave të rinj në këtë qytet.
Në të gjithë historinë e arsimit në Bulqizë, themeli i punës me nivel të lartë metodik e profesional në shkolla u ruajt nga mësuesit dibranë, si: Ramiz Gjoka, Jashar Kamberri, Fiqiri Myrtezai, Sabri Alliu, Myfit Dervishi, Sejfulla Shehu, Selman Alla, Miftar Lami, Zymbyle Zeneli, Bashkim Lami, Hamit Dervishi, Jonuz Muça, Zabit Lleshi, Neki Kuka, Bedrie Dani, Habibe Toska, Musa Vladi, Hasan Lami, Hysen Likdisha, Bilbil Bardulla, Flamur Gjymyshka, Agim e Nazmije Fejza, Veladin Tafai, Sejfulla Kata, Emin Gjapi, Bashkim Novaku, Myrteza Kadria, Sami Rama, Setkie Strazimiri, Fatbardha Cani, Sarie Manjani, Nafije Jella, Hamdie Beqiri, Vjollca Bici, Hajri Mandri, Nekie Shehu, Shazimete Cami, Bajame Elezi, Fitnete Beça, Mehdin e Naile Karaj, Muharrem Kola, Flori Koçi, Eftili Bogdani, Tahir Zeneli, Sadik Damzi, Ylber e Ylvie Cani, Xhemal Kamberri, Rruzhdi e Vjollça Sinani, Halil Begu, Veiz Allushi, Rasim Uka, Skënder Murrja, Gani Keta, Miranda Kurti, Hysnie Murra, Avni Toçi, Kujtim Kerkuti, Natasha Gjoka, Evelina Tuma, Qemal Sejdi, Edlira Griça, Afrim Biçi, Durak Kurti, etj.
Në vitin 1980, me shtimin e banorëve të qytetit u shtua edhe numri i nxënësve, prandaj u ndërtua shtesa e shkollës 8-vjeçare që arriti në 34 klasa e 4 kabinete. Në vitin 1984 në Bulqizë u ndërtuan dy shkolla të reja tre katëshe në të dy anët e qytetit, njëra e arsimit të përgjithshëm e tjetra për arsim profesional, ku vazhdonin mësimin nxënës të qytetit dhe të fshatrave të Rajonit të Bulqizës. Në vitin 1989 u ndërtua shkolla 8vjeçare me 4 kate në “Lagjen e Re”, me 24 klasa, 4 kabinete e palestër sportive.
Për zhvillimin e arsimit në Bulqizë, është memorizuar drejtimi pedagogjik e professional i drejtuesve të shkollave, si: Luan Xheneti, Ramiz Gjoka, Sabri Alliu, Myfit Dërvishi, Bedrie Dani, Rustem Murrja, Ylvije Çani, Naile Karaj, Osman Miha, Agim Fejza, Xhemal Kamberri, Bashkim Lami, Halil Begu, Veiz Allushi, Miranda Kurti, Altin Keta, Ilda Alushaj, Skënder Murrja, Musa Vladi, Albana Balla, Selman Alla, Mehdin Karaj, Emin Gjapi, Vjollça Bici, Sarije Manjani, Bashkim Novaku, Lulëzime Zuna, Avdi Ferra, Ilir Disha, Fllanza Losha, të cilët kanë dhënë secili shëmbullin e tij në organizimin e punës edukative-mësimore, duke çuar drejt suksesesh arsimimin në këtë qytet industrial.
Drejtuesit e suksesshëm të shkollave të Bulqizës bashkë me mësuesit, arritën të krijojnë kushte të favorëshme për nxënësit, me “situatat pedagogjike”, duke u dhënë atyre alternativa të kulturës e veprimit në përputhje me dëshirat e aftësitë e tyre, ku shkollat e Bulqizës u bënë vatër e madhe e “demokracisë së vogël”.
Sot krahas mësuesve me përvojë në shkollat e Bulqizës traditën po e çojnë përpara më të rinjtë, Aishe Begu, Bibe Pata, Kozeta Disha, Rajmond Cani, Kamber Duka, Lumturie Gjura, Lulëzime Mazari, Irena Biba, Lindita Kaja, Edlira Keta, Arta Xhemali, Etleva Alla, Hanke Isaku, Valbona Cani, Gjelina Cara, Floranda Gurra, Albana Elmazi, Arta Sejdi, Donika Cara, Çlirim Rama, Edlira Jashari, Mimoza Puci, Arta Zogu, Anila Ruçi, Alma Shehu, Anita Imerri, Brikena Okshtuni, Urim Dani, Rudina Gjimi, Meribane Alla, Sajmir Tuci, Shqipe Lami, Pranvera Sulku, etj.
Ndryshimi i madh në jetën e lirë demokratike të vendit, kërkonte nga shkolla dhe mësuesit një reflektim të gjithanshëm për të ecur me hapin e kohës në programe e metoda, që shkolla t’i ngjajë zhvillimit perëndimor, larg politizimit, tutelës e mediokritetit. Në vitin 1991 përgjegjës i seksionit të arsimit në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Bulqizës u emrua mësuesi Jonuz Muça deri në vitin 1992 kur u krijua Drejtoria Arsimore e Rrethit të ri të Bulqizës, që është drejtuar nga Hysen Likdisha, Halil Begu, Qemal Sejdi, Rudina Spahiu, Miranda Kurti, Agim Tuci, Diamand Cani, etj.
Në DA kanë punuar mësuesit më me përvojë si inspektorë Hamit Dërvishi, Gani Keta, Rruzhdi Sinani, Tomorr Dani, Suri Zogu, Fllanza Kica, e,tj të cilët kanë ndjekur ecuritë e problemeve të organizimit në shkolla dhe zbatimit të kurrikulave të reja që po zbatohen sot.
Mësuesit e drejtuesit e shkollave të Bulqizës ishin aktorë të vërtetë të reformave të thella, në përmbajtjen e shkollës, duke qëndruar afër interesave të nxënësve. Është vlerësuar puna e palodhur e disa mësuesve të shkollave të Bulqizës, që janë dekoruar me Medaljen e lartë “Naim Frashëri”, si Myfit Dërvishi, Shefqet Tançi, Skënder Sharku, Bashkim Lami, Sabri Alliu, Sami Rama, Fiqerete Strazimiri. Medalja “Mësues i dalluar” e MA, u është dhënë mësuesve Eleni Kola, Habibe Toska, Setkie Strazimiri. Këshilli Bashkisë Bulqizë në vitin 2004 në shenjë vlerësimi për punën pasionante me nxënësit dhe angazhimin në jetën shoqërore, ka vendosur emrin e mësuesit Shefqet Tançi për shkollën 9-vjeçare të Lagjes së Re të Bulqizës. Këshilli Bashkisë Bulqizë, ka vlerësuar kontributin në arsim, me rastin e festës së 7 marsit 2011 dhe ka shpallur “Qytetar Nderi” mësuesit Sabri Alliu, Myfit Dervishi, Habibe Toska, Musa Vladi, Faik Cami, Selman Alla, Fiqiri Duriçi, Eleni Kola, Skënder Sharku, Ramiz Gjoka, Bashkim Lami.
Sot e kurdoherë do të ruhet mirënjohje e respekt për punën e sakrificën e mësuesve në shkollat e Bulqizës, për dashurinë, edukatën e mësimin që u dhanë fëmijëve në fillimet e rrugëve të jetës. Do të mbahen gjallë nga të gjithë, kujtimet e grimcat e jetës së këtij qyteti, që ecënvrullshëm e pa u ndalur drejt shtigjeve të reja, me vizion tëri.
Shënim i autorit: Shpresoj se do të plotësohet ky historik me zhvillimet që kanë ndodhur në vitet e fundit.

S'KA KOMENTE