Të drejtat e Konsumatorit Shqiptar”

222

Aktivizimi i të rinjve, objektiv madhor i Bashkisë Bulqizë.  Në këtë kuadër para pak ditësh, u realizua me sukses të plotë trajnimi me temë: “Të drejtat e Konsumatorit Shqiptar”. Ky trajnim u organizua nga Bashkia Bulqizë, në bashkëpunim me Qendrën Konsumatori Shqiptar/ Albanian Consumer Center, dhe me mbështetjen e plotë të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”. Pjesëmarrës në këtë trajnim, ishin gjimnazistë nga Gjimnazi i Bulqizës. Nga ana e tyre, u evidentua një aktivizim maksimal, dhe një thirrje e sinqertë për vazhdimin e mëtejshëm të aktiviteteve dhe trajnimeve. Lektorë në këtë trajnim ishin Prof. Ass. Dr. Ersida Telitit (Drejoreshë ekzekutive e QKM), dhe Edison Balla (Koordinator i Zyrës së Projekteve të Bashkimit Europian) pranë Bashkisë Bulqizë. Menaxheri i programeve pranë Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” z. Klodjan Seferaj i pranishëm në trajnim, ftoi të rinjtë për të qenë aktiv në qytetin e Bulqizës, dhe nga ana tjetër u tregua i hapur për bashkëpunim dhe mbështetjen e iniciativave rinore!
Ky trajnim, është vetëm fillimi i një angazhimi të gjatë që Bashkia Bulqizë do të ndërmarrë në kohët në vijim, me qëllim stimulimin e të rinjve për t’i bërë ata sa më aktivë në komunitet.
Të_hapur_për_bashkëpunime…
Të_rinjtë_kryefjalë_e_punës_tonë…
Të_rinj_aktiv_për_komunitetin…
Aktivizohu_për_Bulqizën!

S'KA KOMENTE