Forumi “Aktiv për Bulqizën”

465

Të gjithë aktorët e shoqërisë civile në Bulqizë, bashkohen në Forumin “Aktiv për Bulqizën”.
Me porosinë e veçantë të kryetarit të Bashkisë Bulqizë z. Melaim Damzi, u organizua një takim gjithëpërfshirës me të gjitha organizatat, personat aktivë apo organizma të tjerë, që ushtrojnë aktivitetin brenda juridiksionit të Bashkisë_Bulqizë.
Ftesa ishte e hapur për të gjithë aktorët e shoqërisë civile të Bashkisë Bulqizë. Takimi u organizua dhe u drejtua nga znj. Teuta Cami (Drejtoreshë e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sporteve) dhe Edison Balla (Kordinator i Projekteve të Bashkimit Europian), pranë Bashkisë Bulqizë. Nga ana e përfaqësuesve të Bashkisë, u tha qartë dhe pa ekuivoke se mbështetja e Bashkisë Bulqizë për organizatat dhe aktorët e tjerë të shoqërisë civile nuk ka për të munguar, dhe nga ana tjetër do të bashkëpunojë me ta për të gjitha projektet që do të vijnë në kuadër të IPA për 5 vitet e ardhshme.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për prezencën!
Së_bashku_për_zhvillimin_e_Bulqizës.  Të  gjithë jemi bashkë. Gati për ndryshim !

S'KA KOMENTE