Më 25 Qershor vota e qytetarëve u kërcënua, u ndikua dhe u ble

68

Nga Dhurata Çupi*

Në mënyrë të veçantë raporti i OSBE-ODIHIR thekson marrjen e masave urgjente për:
–    Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votes
–    Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve
–    Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

Raporti i OSBE-ODIHIR për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 konfirmon se në këto zgjedhje vota e qytetarëve u kërcënua, u ndikua dhe u ble. OSBE pohon se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të mungesës së thellë besimit të qytetarëve tek procesi zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve të ndërshme dhe liria. Raporti nxjerr në pah se votimi i 25 qershorit shënoi shumë parregullsi themelore, që kanë ndikuar direkt rezultatin e zgjedhjeve. Në mënyrë të veçantë raporti thekson marrjen e masave urgjente për: – Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votes – Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve – Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje.

Të dhënat që ofron raporti tregojnë se praktikisht votimi është shtrembëruar në mënyrë të ndjeshme: mos verifikim të bojës shënuese në mbi 25 për qind të rasteve të vëzhguara; mos vendosjen e bojës në gisht në 12 për qind të rasteve të vëzhguara; votim në grup në rreth 11 për qind të rasteve të vëzhguara; votim për të tjerë në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; hedhje firmash identike në 5 për qind të rasteve tëvëzhguara; mos respektim të rregullave për votimin e ndihmuar që shpeshherë u bë nga të njejtët persona për shumë individë të ndryshëm që kërkuan ndihmë për të votuar; ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Raporti thekson se votuesit u trembën dhe u kërcënuan nga grupe aktivistësh të vendosur pranë apo përreth qëndrave të votimit.
Mbi 10 për qind e personave që kanë ndërhyrë në qëndrat e votimit si vëzhgues apo ëprfaqësues të partive politike kanë qenë të persona të paautorizuar.
Raporti e ka cilësuar votimin krejtësisht negativ në të paktën 7 për qind të qëndrave të votimit.
OSBE nxjerr në pah se mbulimi mediatik ka favorizuar PS-në. Jo vetëm që koha televizive ka qenë në favor të PS-së, në disa media kombëtare i është dhënë PS gati dy herë më shumë kohë se PD-së, por PS është përcjellë pothuajse gjithmonë pozitivisht ndërsa opozita është përcjellë me tone negative dhe kritike nga mediat kryesore.  OSBE bën thirrje për kryerjen e një reforme të thellë elektorale, e cila do të reflektojë të gjitha rekomandiemt e OSBE/ODIHr të vitieve 2013, 2015 dhe 2017.  Në mënyrë të veçantë thekson thekson marrjen e masave urgjente për:
– Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votës
– Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve
– Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

Qytetarët duan qeverisje dhe jo show

Zoti Rama pasi vodhe cfarë munde, tani do ti bësh shqiptarët pjesë te vjedhjes tënde.
Qytetarët duan qeverisje dhe jo show.
Kryeministri flet për mekanizëm për përfshirjen e qytetarëve në qeverisje. Pasi vodhi sa nuk e di as cfarë i ka mbetur më këtij vendi pa zhvatur, sot i fton qytetarët të bëhen bashkëpunëtorë në vjedhje.
Zoti Rama ndoshta nuk e di çdo të thotë të qeverisësh, sepse di vetëm të vjedhësh por qytetarët duan të qeverisen e të bëhen politika për përmirësimin e jetës së tyre. Ju nuk e dini cfarë është varfëria por ama dini shumë mirë si ta shtoni varfërinë.
Njerëzit duan qeverisje jo shoë e propagandë.
Po çudit të madh e të vogël me këtë shoë në TV tuaj , por që lodh shqiptarët duke të dëgjuar në këtë monolog pa kuptim. Opozita nuk është numra, opozita èshtë argument dhe qèndresë. Opozita jonë eshte zëri i qytetarëve.
*Deputete e Partisë Demokratike, Qarku Dibër

S'KA KOMENTE