Bulqiza në retrospektivë historike

862

Bulqiza, ky qytet i vendosur në luginën e rrethuar nga kurora e maleve përreth, njihet që në epokën e gurit. Në mugëtirën e shekujve thuhet se keta banorë trshëgojnë brez pas brezi një prejardhje të largët  rreth 60 shekuj më parë.   Banorët e parë të kësaj zone ishin fiset ilire ku me të përmendur ishin Penestët me kryeqendër Uskanën.  Më vonë, nga luftërat, kryqëzatat dhe dyndjet barbare sllave, në Fushën e Kalasë u zhvilluan luftime të përgjakshme kundër pushtuesve të cilët dogjën e plaçkitën qytetin me emrin Vali. Qyteti i Valit shtrihej në dy anët e Urës së Qytetit( të sotëm) të Bulqizës, aty ku i thuhet “Gurët e Skënderbeut”.   Luftërat e mëdha dhe dyndjet barbare, plaçkitjes dhe djegies,  por dhe të reprezaljeve të mëvonëshme të qytetit  Vali, populli u detyrua  të largohej nga trojet e tij dhe të vendosej rrëzë maleve dhe kodrave të luginës së Bulqizës.  Qyteti i Vali si një vend strategjik I zbarkimit të verilindjes drejt perëndimit dhe bregdetit  pati një zhvillim të madh në drejtim të tregëtisë, bujqësisë dhe blegtorisë. Si korsi kryesore që lidhte verilindjen me jugperëndimin u  zhvilliua dhe fuqizua ekonomia.  Popullsia e këtij qyteti shtohej me ritme të larta. Nga të dhënat arkeologjike dëshmohet se Bulqiza është banuar që në lashtësi. Këtë e tregon fakti i vendbanimeve të të gjitha periudhave të hershme, të bronzit 1300-1100 para erës sonë, të hekurit 1100-900 para erës sonë (Vajkal, Qaf Bualli) , në shekullin V-IV para erës sonë, gjithashtu janë gjetur dhe gjurmë të Rrugës së Arbërit si nyje lidhëse mes perëndimit dhe lindjes.
Qyteti i Bulqizës lindi si një qendër punëtorësh në mes të dy  fashtrave: atij Durriç dhe Vajkal në vitin 1950. Qyteti u fillua nga barakat e dërrasës  në vitin 1949-1950. Në vitet 1950-1960 u ngritën disa ndërtesa një katëshe, një shkollë fillore, një shkollë 7-vjeçare, një kopsht dhe një çerdhe për fëmijë.  Fillimisht në këtë zonë filloi ndërtimi i disa barakave prej dërrase që shërbenin për strehimin e punëtorëve që do të punonin në minierë. Bashkë me ndërtimin e barakave gjithashtu u ndërtuan edhe disa objekte që do ti shërbenin procesit të prodhimit të kromit pranë mineralit. Ndërtesat për banim të banorëve morën formën  e tyre të plotë gjatë viteve 1955-1957, ku karakteristike ishin ndërtesat dy-tre katërshe.

U ndërtua Kinolubi i minatorëve e disa banesa një katëshe për inxhinierët gjeologë të minierës, për administratën dhe për punëtorët me turne. Me rritjen e vazhdueshme të ofertës së punës në këtë qytet erdhën punëtorë kryesisht nga zona e Dibrës ( Shupenza e Maqellara ), por ardhja e një numri të madh punëtorësh  u shoqërua me një problem për këtë qytet, pasi punëtorët nuk kishin ku të strehoheshin dhe të ushqeheshin. Për të zgjidhur pikërisht këtë problem filloi ndërtimi i barakave të dërrasës, krijimi i mensave të punëtorëve dhe organizimi i NFP-ve që ishte përgjegjëse për këtë trajnim të punëtorëve.
Gjithashtu u rritën dhe objektet e banimit ( ku krahas qytetit të vjetër u ndërtua dhe qyteti i ri ), u  ndërtuan  objekte sociale, kulturore si kinemaja, pallati i kulturës, biblioteka, spitali, u vunë autobuzë në dispozicion të punonjësve që vinin nga fshatrat e zonave përreth,që ndryshe quheshin edhe `autobusët e punëtorëve`, u ndërtuan dhe mirëmbajtën rrugët për të shkuar sa më afër qendrave të banuara (fshatrave) prej nga vinin punëtorët, gjithashtu pati dhe trajtim ushqimor për punëtorët nëpërmjet ndërmarrjes shtetërore të furnizimit të punëtorëve (NFP)
Mbas viteve 1960 filloi ndërtimi i pallateve dy katëshe përbri rrugës automobilistike, magazinat e NFP, të minierës dhe të gjeologjisë. Të gjitha këto investime edhe pse të centralizuara dhe të pakta në krahasim me të ardhurat që siguronte  prodhimi i mineralit të kromit ekonomisë kombëtare, krijuan në këtë zonë fizionominë e një qyteti si dhe u përmirësuan për kushtet e asaj kohe, nivelin e jetesës në fshatrat e zonave të Bulqizës, Zerqanit, Shupenzës, Maqellarës etj. Ishte pothuajse e pamundur që duke filluar nga vitet 1970 të gjeje familje të zonave të përmendura, të cilat të mos kishin të punësuar pjesëtar të familjes në minierë, gjeologji apo sektorë të tjerë ndihmës.
Sasia e mineralit të nxjerrë është rritur dukshëm nga viti në vit. Gjatë viteve 1948-1990 kjo qytezë e vogël në verilindje të Shqipërisë u bë e njohur si “Qyteza e Minatorëve”. Në vitet 1970-1983 qyteti u zgjerua më tej ku u pasqyruan qartë dy lagje: “Gjeologu” dhe “Minatori”. Të dy këto lagje kanë formën e rripi të përzgjatur, lagjet “Minatori dhe Gjeologu” të dyja së bashku përfaqësojnë qytetin e vjetër, qytet që shtrihet shumë pranë vendburimit të kromit dhe ku janë përqendruar të gjitha institucionet që i shërbejnë komunitetit.
Në vitin 1970 fillon ndërtimi i pallateve tre, katër dhe  pesë katëshe për të zgjidhur problemin e strehimit për punëtorët që nga viti në vit u rriten ndjeshëm  në numër, u ndërtua kinoklubi së bashku me kinemanë, u hap shkolla e mesme  Gjeologji-Minierave dhe gjimnazi i qytetit. Në fillim të vitit 1980 fillon ndërtimi i Qytetit të Ri në rrëzë të malit të Lepurit vetëm me pallate pesë – katëshe me 1-2-3 seksione (hyrje) me material ndërtimi tulla dhe me tarracë betoni. Bulqiza tashmë është qytet i banuar dendur që i kaloi përmasat e një qyteze. Edhe në lagjen Sallake filluan të ndërtoheshin pallate 5- katëshe duke zgjidhur kështu problemin e strehimit të popullsisë që po vendosej në këtë qytet. Tani Bulqiza ka qendrën e saj Bashkinë Bulqizë që përfshin një teritor të gjerë dhe të thyer që nga mallet e martaneshit që kufizohen me Tiranën, përfshin Gollobordë, Shupenzë, deri në Klos të Matit. Me hapjen e demokracisë Bulqiza u zhvillua në të gjithë treguesit kulturorë matërialë e socialë e infrastrukturorë  të jetesës së këtyre banorëve duke ecur drejt prosperitetit me ritme të shpejta zhvillimi dhe integrimi.

S'KA KOMENTE