MESUESI I PALODHUR HASAN BAJRAM GJURA

3083

•    Respekti e komunikimi me njerezit ka bërë që në fshatin e tij e në fshatrat e zonës Zerqan e Bulqizë ajo të jetë një familje korrekte dhe e dashur për të gjithë, ku banoret e thërrasin të gjithë “mësues Hasani” dhe ku Hasani e Nadirja nuk mungojnë asnjëherë në gëzimet familjare me kërcimin e tij të traditës  e në  ngushëllimet e familjeve të zonës në raste fatkeqësishë

 

Hamit Dervishi

Sa i këndshëm, tërheqës i dashur e admirues është profesioni i mësuesit, po aq i vështirë është ai. Të mësosh, të edukosh të tjerët, në radhë të parë duhet të jesh i ditur dhe i edukuar vetë si mësues. Ky ka qene lejtmotivi i  jetës dhe punës së mësuesit të pa lodhur Hasan Gjura ku shërbeu më shumë se katër dekada si edukator i brezit të ri.
Ka lindur më 13 maj të vitit 1942 në fshatin e bukur Peladhi të Komunës Zerqan në Rrethin Bulqizë.  Fëmijërinë e tij e ka kaluar në kushte të vështira të një familje fshatare si dhe shumë të tjerë të moshës së tij. Në vitin 1949 ka hyrë në klasën e parë me mësues Aqif Krosi nga Fshati Gjoricë dhe klasat e tjera të fillores ka pasur mësues  Sadik Plaku, Habibe Shehu   ( Dervishi ) e Isuf Fiku që Hasani i kujton me shumë respekt e mirënjohje.
Shkollën 7-vjeçare e ka kryer në Zerqan në vitet 1953 – 1956 me gjithë kushtet e vështira e të largësise ku i duhej që  bashkë me moshatarët e tij të kalonin lumin me një urë teli të pa sigurtë .. me rezultate shumë të mira. Në vitet 1956 – 1960 ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në Peshkopi me rezultate shumë të larta.
Pa ju ndarë studimeve dhe me ndihmën e mësuesit të popullit Selim Alliu një njeri arsimdashës e me kulturë të gjerë  që nxiti arsimin e kulturën në të gjithë Dibrën Hasani në vitet 1960 – 1962 vazhdoi dhe mbaroi studimet e larta në Institutin Pedagogjik  “ Aleksandër  Xhuvani në Tiranë në degën biologji – gjeografi duke u pajisur me diplomën përkatëse në këtë degë me vlerësime të larta.

Pasioni për t’i shërbyer sa më mirë edukimit të brezit të ri
Ka filluar punë për here të parë  në vitin 1962 në shkollën 7-vjeçare Zerqan me detyrë Zv. Drejtor shkolle ku edhe sot kujton drejtorët e shkollës Riza Novaku, Ali Puca, Myslim Brata e tjerë.. Në vitin shkollor 1963-1964 ka punuar si mësues i biologjisë e gjeografisë në shkollën 8- vjeçare Shupenzë. Më vonë nga viti 1964 e deri në vitin 1968 ka punuar si mësues në shkollën 8- vjeçare Fushë – Bulqizë e Zerqan.
Kurse nga viti 1968 deri në vitin 1997  për 30 vjet rresht ka punuar si mësues i biologjisë e gjeografisë, si zv. Drejtor shkolle e Drejtor shkolle në shkollën e mesme të Bashkuar  Fushë – Bulqizë, e në vitet 1997- 2001 ka shërbyer si Drejtor shkolle në shkollen 8-vjeçare Godvi  ku më 1 tetor 2001 ka dalë në pension.
Gjatë gjithë periudhës si mësues dhe edukator e si drejtues shkolle ka punuar me korektësi, me pasion e vullnet për t’i shërbyer sa më mirë edukimit të brezit të ri. Ka qenë shumë korrekt e i dashur me nxënësit e kolegët e tij.  Një kontribut të veçantë ka dhënë në kualifikimin e mësuesve me të rinj për të rritur nivelin cilësor të mësimdhënies  e të mësimnxënies në shkollë.
Ka pasur marredhenie e komunikim shumë të mirë me komunitetin ku shërbente ku përveç punës prej disa vitesh ka qenë dhe antarë e zv. kryetar i këshillit Bashkuar në Fushë – Bulqizë duke dhënë kontributin e tij në zgjidhjen e shumë problemeve e konflikteve në atë komunitet me plot vështirësi e probleme jetike.
Kujton me mallëngjim kolegët e tij vendas e të ardhur nga rrethet tjera si Myfit Dervishi, Nazmi Plaku, Islam Hysa, Lime Duva, Hasan Lami, Sadik Plaku, Medi Hysa, Pëllumb Toska,  Hysen kica, Xhemal Karaj, Hasan Daxha, Muharrem Lami e Bukurie Lami si dhe  Armir Shurti e Edmond Shkurti nga Tirana e shumë të tjerë  që  kanë shumë merita  e vlera në atë shkollë.
Hasani ka qenë shumë aktiv në pjesëmarrjen dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore- artistike si në bazë shkolle dhe zonë ku  dalloheshin grupet artistike të zonës së Bulqizës si në veshje dhe në interpretimet e këngëve e valleve popullore ku pas mësimit ai nuk harron ndeshjet e volejbollit e futbollit me kolegët e nxënësit e tij duke qenë shumë aktiv.
Shkolla e mesme e Bashkuar Fushë-Bulqizë ka qenë një shkollë me shumë nxënës rreth 1000 nxënës e mbi 70 mësues,  model dhe e dalluar në rrethin Dibër ku edhe Hasani bashkë me kolegët e tij ka kontributin e pa mohueshem të tij.

MËSUESI I DEKORUAR MË URDHËRIN “NAIM FRASHËRI”

Për punën e tij të palodhur Hasan Gjura është nderuar me urdhërin “Naim Frashëri” e   shumë çertifikata nderi e mirënjohje si nga organet e arsimit në Dibër por edhe nga drejtuesit vendorë në Komunitetin e Bulqizës.
përveç punës së tij si mësues e drejtues shkolle, bashkë me bicikletën e tij që nuk e harronte asnjë ditë si shoku më i ngushtë i tij,  nisej pas punës për në fshatin e tij të lindjes Peladhi  duke shkuar pranë familjes së tij, pranë gruas e fëmijeve, një familje model në fshat  në të gjitha drejtimet.
Ai nuk përtonte por pasdite e në ditë pushimi i kthehej punës në pronën e vogël  private të tij me plot zell ku bashkë me Nadiren bashkëshorten e tij, një grua e dashur dhe shumë mikpritëse kontribuonin së bashku në rritjen e mirëqenies ekonomike. Në familjen e Hasan Gjurës në saj të punës së tyre  nuk mungonin asnjë nga prodhimet biobujqësore e blegtorale, nuk mungonte as rakia e as mjalti nuk mungonin as frutat e prodhimet e tjera, nuk mungonte as dashuria për njerëzit ku me shumë bujari e dashuri Hasani e Nadirja duke qeshur të thonë:
-bujrum e mirë se  vini në shtëpinë tonë! .
Respekti e komunikimi me njerezit ka bërë që në fshatin e tij e në fshatrat e zonës Zerqan e Bulqizë ajo të jetë një familje korrekte dhe e dashur për të gjithë, ku banoret e thërrasin të gjithë “mësues Hasani” dhe ku Hasani e Nadirja nuk mungojnë asnjëherë në gëzimet familjare me kërcimin e tij të traditës  e në  ngushëllimet e familjeve të zonës në raste fatkeqësishë. Hasani nuk njeh moshe. Vitet nuk i kanë rënduar mbi supe. Ai punoi për 40 vjet  në arsim dhe si pensionit  po bën  16 vjet, vazhdon jetën e tij normale duke gëzuar  familjen e tij, fëmijët e tij dhe nipërit e mbesat  që në raste festash e gëzimesh familjare ja mbushin plot shtëpinë   e duke gëzuar shëndet të plote,  por me një kusht ai nuk i ndahet punës gjatë gjithë ditës.

I urojmë jetë sa më të gjatë  të lumtur  e të begatë familjarisht !

S'KA KOMENTE