Si përndiqej Eqerem Çabej

180

Astrit Jegeni*

(Vijon nga numri i mëparshëm)

Raport i dt. 24/XII/ 53
Dhënë nga bp. Dhelpëria
Marë P.O. R. Savalani

Personi që e mban veten dhe që konsiderohet edhe nga disa të tjerë më kopetenti në punët e gjuhësisë është Eqerem Çabej
Ky nxënës i shkollës idealiste gjermane vazhdon të jetë i tillë edhe sot. Si pas fjalëve të kolegut dhe mikut të tij të ngushtë, Lasgush Pogradeci, ky prej vitesh është duke punuar në gjuhën gjermanishte disa studime rreth çështjes të gjuhës shqipe. Sipas Lasgush Pogradecit ai ka arritur të shkruaj mbi 700 faqe gjer më sot. Kur u pyet, Lasgushi se përse Eqeremi e ka shkruar në gjermanisht  ai u përgjegjë: Se Shqipja është e varfër për një Savant si Eqeremi veç kësaj kush është në gjëndje t’i kuptojë ato që shkruan Eqeremi këtu në Shqipëri?  Eqeremi mund të çmohet vetëm jashtë, vetëm në Gjermani.
Kur u pyet Lasgushi se me çfarë merret, Eqeremi në Institut ai përgjigjet: Se Eqeremi në Institut bënë një farë pune të vogël me fjalorë, po punën e madhe ai e bën në shtëpi. Eqeremi ka ambicjen që të mbetet si Linguistik i madh në fushën ndërkombëtare, ai merret me problem të etimollogjisë së gjuhës shqipe.
Nga e shoqja e Lasgush Pogradecit, tërthorazi kemi marrë vesh, se si Lasgushi, ashtu dhe Eqeremi besojnë në egzistencën e Zotit dhe lexojnë libra të shenjta si dhe libra që meren me magnetizëm, spiritizëm e magji. Sipas saj ata besojnë në spiritizëm dhe magnetizëm e besojnë përgjithësisht se një i gjallë mund të vihet në komunikim me shpirtin e një të vdekuri. E kaluara e tij: Gjatë okupacionit ka qenë Drejtor i Liceut për një farë kohë dhe më vonë Qeveria Italiane i besoj katedrën e gjuhës shqipe në Universitet në Romë, qeveria e Mehdi Frashërit e emëroi dhe Ministër t’Arsimit, por ky nuk u kthye në Shqipëri, sipas fjalëve të shokut të tijë të ngushtë Lasgush Pogradecit, se pse kishte gjetur rahat në pensionin ku qe, pasi kishte rënë në dashuri me padronen e pensionit nji grua zvicerane.
Nga se kemi degjuar nga Mina Uçi, Eqerem Çabej në kohën e Gjermanëve në Romë, ishte personalitet me rëndësi dhe ky vinte e dilte në komandaturën si në shtëpinë e tija. Po Minaji na ka thënë se se me ndërmjetësinë e Eqeremit pranë gjermanëve, Minaj me shokë të tjerë të internuar mundën të sigurohet nja vagon treni, me të cilën erdhën gjer në Jugosllavi.
Eqeremi ka pas shumë miqësi të ngushtë me Sabiha Kasimatin (edhe relacione seksuale me sa flitet)
Shënim : detyrat nuk i janë dhënë b.p.
Gjer në Maj 1955 Eqeremi ka marë dy letra: Një nga vëllai Ferit Çabej. Lushnjë, dhe një nga Thoma Çuçi, Gjirokastër.  Letrat janë lënë në distinacion  pse kan pas kontakte shoqërore e familjare.
SEKRET
Ekzemplar i vetëm
Tiranë, më 9 VIII/1972
RELACION
PËRMBLEDHËS MBI
MATERIALET NË NGARKIM TË
EQEREM ÇABEJT

Eqeremi është i biri i Hysenit dhe Aishes, idl.1907, lindur në Gjirokastër, rrjedh nga një familje shtresë e pasur qytetare, me arsim të lartë të mbaruar para çlirimit pjesërisht në Itali dhe Gjermani (Austri) me profesion punonjës shkencor në institutin e gjuhë-letërsi, i martuar, ka një fëmijë, banon në lagjen Nr 3 rruga Qemal Stafa Nr 395/12
Qëndrimi politik i familjes së Eqeremit dhe i vetë Eqeremit në të kaluarën ka qenë pro atyre rregjimeve. Në kohën e okupacionit italo-gjerman ai është emëruar Ministër i Arsimit dhe Kulturës, por në fakt këtë fuksion nuk e ka ushtruar. Në kohën që ka dalë emërimi për tu bërë ministër, Eqeremi ka qenë në itali si i internuar nga rregjimi. Atje ka punuar pranë Institutit Linguistic të Romës dhe siç del nga denoncimi i Jonuz Blakçorit, Eqeremi merte në këtë kohë tre rroga të majme; një nga qeveria shqiptare, një rrogë nga qeveia italiane, dhe një rrogë tjetër që nuk dihet nga kush i merrte.(??? AJ)
Nga rrethi familjar ka të pushkatuar nga partizanët (në Tropojë) të vëllanë Selaudin Çabej, vëllanë e gruas të arratisur jashtë shtetit, kurse vetë gruaja e tij Shefikat Turkeshi është e perjashtuar nga partia si dhe ka qenë në burg për aktivitet armiqësor. Vëllai tjetër Ihsan Çabej (mjek) është aktivisht në 2/A për tendenca aratisje.
Qëndrimi politik i Eqeremit mbas çlirimit gjithashtu nuk ka qenë i mirë. Kjo vërtetohet si nga të dhënat e agjenturës ashtu edhe nga denoncimet e personave të ndryshëm.
Konkretisht b.p. “Prursja” në të dhënat e saj të vitit 1950 në ngarkim të Eqrem Çabejt raporton:  Eqeremi shkon vazhdimisht në shtëpinë e Sabiha Kasimatit dhe thotë se tani nuk ka çfarë të studjojë, nuk di fare se ku ka arritur letërsia dhe shkenca në vëndet perëndimor, kohët e fundit thotë se ka filluar të lexojë gazetat e huaja ( të demokracive popullore dhe sovjetike) sidomos ata artikuj ku kritikohet shkenca dhe letësia e lindjes nga ata të perëndimit dhe që këta kritika ribotohen nga këto vende por natyrisht të krasitura, vetëm në këtë mënyrë kam mundur të nxjerr konkluzionet e mia se ku ka arritur shkenca dhe letërsia sot në botë, etj.
Ose në të dhënën tjetër të b.p. “Prurësja” thuhet: Eqeremi rekomandon shokët që të mos punojnë kurrë jashtë orarit zyrtar pse dëmtohet fizikisht dhe veç kësaj nuk kanë sidifaksion, sepse puna nuk shifet; ose studjohet nga asnjëri……në Shqipëri dhe vendet e demokracisë popullore kultura për njerëzit me arsim të lartë e të mesëm përqëndrohet vetëm te teoria marksiste-leniniste ( gjë që s’duhet të jetë kështu sipas tij)
Kurse lidhur me konferencën e 4 ministrave në Berlin me 1954 Eqeremi ka thënë: “Konferenca e Berlinit nuk do të ketë rezultat dhe nuk do të bien në marveshje. B.Sovjetik dhe vendet e demokracisë Popullore, nuk i botojnë në shtyp fjalimet e ministrave të shteteve perendimore, sepse nuk ju intereson. Duhen dëgjuar radiostacionet e perendimit për të mësuar të vërtetën e tij”
Po ky b.p. raporton (1955) se lidhur me çështjen e Tajvanit, Eqeremi më ka pyetur në se kam dëgjuar gjë lajmet e huaja, se sa për ato të gazetës  tonë duhet ti këndosh përmbys ose mbrapsh që të gjesh të vërtetën, kurse lidhur me rolin e gruas shqiptare në luftën Nac.Çlirimtare ai ka thënë: “U provua se në luftë që u bë, gratë tona jo vetëm që nuk e zbrasën asnjëherë, por për hatrin e tyre u vranë edhe disa djem të mirë, që ose kishin dashuri me ta ose siç e ka traditë shqiptari e çdo komb tjetër, që mos ta lenë femrën të çnderohet nga të huajt, etj…. Sot në vendin tonë nuk egziston as dashuri ideale dhe as familje e tillë ideale, megjith se shumë betohen për ideal etj.
B.P. tjetër me pseudonimin “Edija” që ka dhënë në drejtim të Eqeremit gjatë viteve 1950-54 raporton se :
Eqeremi është njeri me kulturë borgjeze, ai mendon se çështjet shkencore nuk kanë të bëjnë me politikën, ai e kupton shkencën të ndarë nga jeta dhe ka thënë se unë nuk bëj politikën këtu në institut  por shkencë etj…. Eqeremi është mëndjemadh ai nuk pajtohet me luftën e klasave që bëhet në vendin tonë.
Ndërsa b.p. “Dhelpra” në të dhënat e tij të vitit 1953 thotë se : “Eqeremi i ka thënë Skënder Luarasit që: e more Skënder se na plasa dhe ti me këtë patriotizmin e popullit shqiptar. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë repacakë dhe kusarë analfabet, ti s’ke nder e as të drejtë të shashë Turqinë. Turqia ka qenë alamet perandorie dhe veç fitimeve nuk kemi pasur ndonjë humbje prej pushtimit të tyre”: ose Eqeremi dhe Lazgush Pogradeci besojnë në fe, ata lexojnë libra të shenjta, thonë se shpirti i njeriut të vdekur mund të komunikojë me njeriun e gjallë, etj.
Kurse b.p. “Jaku” që ka dhënë në drejtim të Eqeremit që nga viti 1957 e në vazhdim raporton këto gjëra:- “Eqeremi ka shprehur mos besim në heqjen e sistemit të triskëtimit ndaj fjalimit të shokut Mehmet dhe Zhukovit (1957) duke thënë: “Unë jam si një plak që kishim diku në Delvinë i cili nuk besonte asgjë pa e parë, kështu edhe unë kur ti shof në dorën time këto që u thonë atëhere besoj…..
….Eqeremi thot se dhënja e aspiraturës në Shqipëri jo vetëm që nuk është serioze, por as edhe nuk paraqet ndonjë vlerë. E vetmja vlerë është se rroga hipin 2000 lek në muaj, pandaj nga ajo anë të bëjnë çmos të marrim.
…Lidhur me prishjen e mardhënjeve me B.Sovjetik, Eqeremi I ka thënë “Jakut” kështu: Sidoqë të paraqitet puna i vogli duhet ti bindet të madhit e kjo sidomos për ne që jemi një shtet i vogël dhe i rrethuar nga të katër anët me armiq”. (Sipas tij duhen tu nënshtroheshim ruseve)
…. Në të dhënën e dt.22.2.1970, Eqeremi duke qenë i mërzitur i ka thënë b.p. “Jaku” se : “Këta more zotni duan të nxjerrin çdo gjë vetë dhe për të tjerët kanë mendimin se nuk dijnë e nuk marrin vesh për asgjë…. Ja keni falur shpirtin shenjtanit pasi punojmë e nuk na dihet fare, ndërsa lidhur me botimin e një libri nga ana e b.p. “Jaku” Eqeremi i ka thënë këtij të fundit që bëji ato vërejtje si ti kërkojnë këta, mbasi nuk kemi se çfarë të bëjmë,duhet ti themi derrit dajë.
Këto ishin esenca e të dhënave agjenturale në ngarkim të Eqeremit përsa i përket pikpamjeve të tij armiqësore.
Përveç  këtyre të dhënave në drejtim të Eqeremit disponohen edhe disa proçese kallzimi esenca e të cilave është si vijon:
Deklata e Jonuz Blakçorit. (Ish fuksionar në Ministrinë e Arsimit në të kaluarën).
….Më kujtohet fare mirë ky tipi aventurier, që për shumë herë ka turpëruar emrin e shqiptarit para të huajve me bataçikllëqët e veta e në mashtrimet e herë pashershme që bënte në të gjitha vëndet ku qëndronte. Bursa i shkonte në rregull si gjithë të tjerët, por duke u shtyrë nga vagabondazhi pa fije turpi, nuk lante borxhet, protestimet njëra pas tjetrës vërshonin në Ministri porsi breshëri….duke ja ditur damarin e tij për qefe e dërguan në Romë si përfaqësues në institutin e studimeve për gjuhën shqipe, me një rrogë të majme e mandej tue kuptue dhe italianët se ky ka merak tepër për të holla se sa në Albanalogji, i lidhën një rrogë të majme e pëveç këtyreve edhe një tjetër që s’di nga i vinte….dhe Eqeremi e quante vehten të internuar me tri rroga të majme (fjala është për para çlirimit).

Deklarata e Andrea Varfit (1958)
….Konceptet në linguistikë që ka ay dhe të cilat vazhdon ti përhapë edhe në cilësinë e tij si profesor në institutin padagogjik janë koncepte që nuk kanë asgjë të përbashkët me ideollogjinë dhe pikpamjet marksiste edhe në këtë fushë. Kur unë i kam folur për themelonjësit e linguistikës sipas koncepteve marksiste, për profesorin e famshëm sovjetik Mar, ay më është përgjigjur ftohtë dhe me buzëqeshje ironike duke thënë se Mari dhe konceptet e tij në linguistikë nuk kanë asgjë rëndësi dhe se në Evopë as që studjohen pikpamjet e tij. Prej Petro Markos kam mësuar se kur Eqeremi ka qenë në Itali ka qendruar pranë gjermanëve.
Deklarata e Sabiha Kasimatit, e cila është pushkatuar për veprimtari armiqësore dhe si agjente e anglezëve.
…Eqerem Çabej ju urren juve; sepse i keni vrarë të vëllanë, ai nuk ishte në frontin demokratik por nuk flet kundra, është element që pret ndryshimin e situatës, unë kam biseduar me Eqeremin, Rrok Zojsin etj; kundër reformës agrare dhe goditjes së tregëtarëve, kemi komentuar lajmet e huaja, etj (theksojmë se Sabihati ka pasur shoqëri imtime me Eqeremin)
(Shënim: Ëashtë quajtura deklaratë e Sabiha Kasimati është një sajesë 100%. e sigurtë. Është tashmë e dokumentuar që  Sabiha Kasimati dhe 22 të tjerëve që u pushkatuan pa gjyq në vitin 1951 me hedhjen e  Bombës në Ambasadën Sovjetike, nuk ju nënshtruan asnjë lloj hetuesi apo vendimi gjyqësor. I gjithë procesi nga arestimi në pushkatim nuk zgjati më shumë se 6 ditë. Mbasi i pushkatuan  sig. I shtetit stisi një lloj hetuesie për këta të pushkatuarit duke sajuar hetuesinë dhe vendimi gjyqësor tërësisht gënjeshtër.  Në këtë sajesë nuk ka as edhe një fjalë për Eqerem Çabeun.Vetë Presidenti i periudhës komuniste Ramiz Alia firmosi dekretin e pafajësisë për të pushkatuarit pa gjyq e pa hetuesi duke pranuar fajësinë  e rregjimit komunist për  këtë krim A.J.)

Deklaratë e Rako Hilës kundër Vangjel Zotos (1952)
…. Ushtar Vangjel Zotua më ka folur pëveç të tjerave dhe për bazat e organizatat që kishte lidhje me rrethet e tjera si Berat, Durrës, Lushnje, Tiranë et. Duke më treguar disa element dhe midis tyre më ka rekomanduar të quajturin Çabej, për të cilën më tha se në rast se kanë për të kaluar nga Tirana do të piqesh me Eqeremin, i cili bën pjesë në organizatën tonë dhe për çdo gjë ku do të ndihmojë kur ti thuash se je Rako Hilas dhe shok i Vangjel Zotos. Kështu që Eqeremi do të të mbajë në shtëpi, do të ndihmojë nga ana financiare pot ë keshë nevojë etj. Vangjeli gjithashtu më ka thënë se neve para se të arratisemi do të takohemi me Eqeremin, të cilit do ti japim udhëzime sit ë veprojë për udhëheqjen e organizatës bashkë me shokët e tjerë (Vangjel Zoto është arestuar dhe në deponimen e tij nuk ka nxjerë gjë për çka thotë Rakua)

Deklarata e Refi Kasimati, vëllai i Sabiha Kasimatit (1955)
…Unë e kam njohur Eqeremin nëpërmjet motrës time Sabihat, me të cilën ai ka punuar bashkë në Institutin e Shkencave dhe ka pasur me të marëdhënje të ngushta, Eqeremi shpesh herë vinte në shtëpi dhe bisedonin kundër pushtetit popullor duke kritikuar udhëheqjen e duke thënë se ajo nuk është në gjëndje të drejtojë shtetin, s’kemi për të ngrënë, s’ka mish, aeroplanet po hedhin trakte vazhdimisht, et. Kjo gjëndje e motrës sime më bën përshtypje sepse ajo kur është kthyer nga Italia ka falur mirë për pushtetin, por me të rënë në kontakt me eqeremin e kthehu gjuhën për kundra pushtetit. Kur e kam këshilluar Eqeremin dhe i kam thënë se cila qeveri do të jetë e zonja që brënda një kohe kaq të shkurtër të rindertonte vendin dhe të zbatonte reformën agrare etj. Eqeremi më është përgjigjur : “sa për ndërtimet dhe reformat që ka bërë pushteti, çdo qeveri që të ishte do ti bënte, dhe këshillën time se ka pritur mirë

Proçesi i Muhamet Hoxhës
Në Janar 1944 me insistimin e profesor Eqerem Çabej gjermanët suallën në Shqipëri nëpërmjet Jugosllavisë afro 120 shqiptar njëherësh….
Kohët e fundit (1971) Eqerem Çabej implikohet pë aktivitete të përbashkët armiqësor, nga i pandehuri Mark Dema, i cili thotë: Në vitin 1960 me Eqerem Çabejn kam zhvilluar biseda armiqsore kundër pushtetit. Për çështjen e Eniedës ai më tha se kisha bërë një punë të madhe, por ç’e do kujt t’ja thoja. Në këtë sistem njerëzit me pozitë nuk i vlerësojnë këto gjëra, këtu te ne ngrihen njerëzit jo sipas aftësive, por sipas meritës së luftës. Mjerë neve ku jemi. Për ne ishte vendi ku kemi ndenjur (Italia) dhe bënë shumë mirë ata që qëndruan në atë anë. Ne s’patëm mend dhe erdhëm. Tani le të vuajmë. Mirë e kemi. Pa i bërë asgjë kujt duhet tu përshshpirtemi të tjerëve. Eqeremi më ka thënë gjithashtu se në vendin tonë për të ecur përpara njerëzit injorant bëhen servile dhe batakçnj ndërsa njerëzit e ndershëm vuajnë, gjithçka ja bëj hallall veç të hapen kufitë, por mjerisht kjo është utopi.
Nga një shënim operativ dt.29.VI.1970 i përpiluar nga Vaskë Shiko rezulton se
Eqerem Çabej ka pasur shoqëri me Kadri Hoxhën, i cili është ndjekur aktivisht nga Dega P. Brëndëshme Vlorë, bile ky i fundit dhe bashkëshortja e tij natën e dt 23.6.1970 ka fjetur në shtëpinë e Eqeremit, ndërsa në muajin Prill ose Maj 1970 nga seksioni i I-rë i Drejtorisë P. Brëndëshme Tiranë është bërë një përgjim me T.O. (Teknikë operative, mjete pëgjimi elektronike AJ) midis objektit Kadri Hoxha, Eqerem Çabejt dhe djalit të këtij të fundit. Nga biseda e zhvilluara ka dalë se aty është biseduar me nënkuptime, ndërsa djali i Eqeremit ka çfaqur shprehje me karakter armiqësor gjë që tregon për ndikimin e babait të tij mbi të. Informacioni T.O.-së ndodhet në dosjen e Kadri Hoxhës.
Përveç materialeve që u paraqitën më sipër në dosjen e Eqeremit gjënden edhe disa të dhëna që krijojnë dyshime për punën spiunazhi në drejtim të tij.

Konkretisht:
Nga survejimi i vitit 1952 ka dalë se Eqeremi ka pasur lidhje me Edith Ndroqin dhe Dom Zef Becin ( Dom Zef Bici AJ) që dyshoheshin se bënin punë spijunazhi.
B.P. “Edia” në të dhënën e tij të vitit 1955 raporton:
“Eqeremi ose Andon Krajnin erdhi për ti takuar në Institut një femër e mbajtur mirë që punonte si përkthyese në ambasadën italiane, me mbiemrin Koliçi”
Eshtë vërtetuar se kjo femër ka qenë Doga Muzhani (Koliçi) gruaja e tregtarit Gasper Muzhani, në përpunim nga Dega  II-të. Vajtja e kësaj femre në institute për të takuar Eqeremin ose Andonin është vlerësuar e dyshimtë, sepse mundet që ta ketë përdorur legata italiane si ndërlidhëse si dhe sepse kohë më parë se ajo të shkonte për të takuar Eqeremin, nga ana e përfaqësuesëve të ambasadës italiane ishin bërë përpjekje për të takuar Eqeremin në biblotekë. Por nuk kishin mundur ta takonin dot.
Në vitin 1958 radio-Londra në emesionet e saj ka thënë: “Shumë interesante dhe ndriçues është artikull I Eqerem Çabejt mbi etimologjinë e gjuhës shqipe, këtu kemi të bëjmë me një njeri kopetent…etj
(Etimologjia = shkenca që meret me studimin e origjinës së fjalës AJ)
Në Gusht të vitit 1961 Eqeremi duke qenë me pushime në plazhin e Durrsit është takuar disa herë në prezencë të shoqërueses Roza Nishani, me një femër turiste gjermano-perendimore të quajtur Karla Vidali dhe në një rast e ka marrë atë për visit në vilën e tij ku ka qëndruar rreth 2 orë. Këto takime të Eqeremit me të lart përmendurën kanë lënë dyshime. Nga ana tjetër edhe vetë Karla Vidali është dyshuar si kuadër i zbulimit gjerman.
Eqeremi ka koresponduar me Franc Babinger- Linguist gjermano-perendimor I cili ka vizituar Shqipërinë me 1029,1942-44,1962 dhe ka lënë dyshimi si zbulues.
( Franc Babinger 15 janar 1891 -23 Qershor 1967(Mbytur aksidentalisht në Durrës?)  historian gjerman një nga pionerët studimeve të burimeve historike osmane botues i shumë librave e qindra botime.AJ)
Në të dhënën e tij dt 10.XI.1970 b.p. “Moli” raporton se takimet e Olbergut me Eqerem Çabejnë qenë jashtëzakonisht të shpeshta deri në të besdisëshme. Me sa kuptoj ai inisiatori kryesor i këtyre takimeve ishte Eqeremi. Qysh se kishte ardhur Olbergu në Dajt (Hotel Dajti AJ) pa kaluar pesë minuta E.Çabej kërkoi në telefon që të mësonte numërin e dhomës së Olbergut, “për ti uruar mirseardhjen” (sipas Eqeremit) Pastaj kjo punë vazhdoi dhe takimet bëheshin kryesisht në mungesë të atij ( të b.p.) Theksojmë se  Olbergu është doctor austriak në fushën e gjuhësisë dhe nga kontrolli që atij ju bë gjatë kohës, që qëndroi në vendin tonë, la dyshime të një zbuluesi, që kishte ardhur këtu me detyra të caktuara.
(Hermann Olberg studius në fushën e gjuhëve indo-gjermane dhe në veçanti të gjuhës shqipe. Mban titullin “Doctor honoris causa i Universitetit të Tiranës AJ)
Sipas Xhavit Beqirit, ish shifrant në ambasadën tonë në Austri, del se : Në vitin 1970 profesor Eqerem Çabej ishte në Vjenë për të kuruar djalin e tij. Aty ai ka mbajtur kontakte me mjfat të huaj si me Shvaken, lidhje e ngushtë e Komitetit Shqipëria e Lirë, i cili ka shkruar në gazeta kundra R.P.SH.
Me këtë person Eqeremi ka shkuar dhe është takuar në një vilë jashtë Vjenës dhe ka qëndruar me se 4 orë me të. Eqeremi ka bërë në Vjenë shpenzime jashtë mundësive, veç të tjerave ai bleu katër orë dore. Kur është njoftuar që të kthehet në Shqipëri se i kalojë afati ka kundështuar me të madhe duke thënë se kjo është padrejtësi dhe me nervozizëm ka përplasur dyert e tavolina.
Eqeremi është vënë në 2/B në vitin 1952 për tendeca naziste dhe për shoqërimin me element kundërshtarë të pushtetit popullor, ndërsa po në këtë vit dhe për këtë tendencë ngrihet në a/A Përpunimi 2/A vazhdon deri në 25/X/ 1958, kohë në të cilën ulet në 2/B për arsyen se në drejtim të tij nuk kishte dalë ndonjë material i rëndësishëm.
( 2/B kategorizoheshin personat qe sigurimi i shtetit i konsideronte pontecialisht armiq të pushtetit popullor ndërsa kategorizimi 2/A ishin personat që cilësoheshin të rrezikshëm për pushtetin popullor AJ)

(Vijon ne numrin e ardhshem)

S'KA KOMENTE