Si përndiqej Eqerem Çabej?!

382

Astrit Jegeni*

Qëllimi im është t’i përgjigjem së pari një detyre historie. Asnjë temë nuk është tabu për historianët, detyra e dytë është një detyrim moral që i përgjigjet kujtimit të të vdekurëve, e të persekutuarve, sidomos kur ata janë viktima të pafajshme. Im atë Jusuf Jegeni vdekur në internim, është një nga viktimat e shumta të pafajshme të komunizmit.
Çfarë dimë ne për krimet e komunizmit?. Çfarë duam të dimë?
Papa piu XI në vitin 1931 në enciklopedinë Quadragesimo Anno shkruan:“Komunizmi  ka në mësimet e tij dhe veprimet e tij një objektiv të dyfishtë që ndjek jo në mënyrë  të fshehtë, por me rrugë të shtrembëruara, në mes të ditës dhe me të gjitha mënyrat, edhe më violentet, një luftë klasash të pamëshirshme dhe zhdukjen komplete të pronës private. Si vazhdim i kësaj qëllimi nuk ka gjë që ai nuk guxon, asgjë që ai nuk respekton, atje ku ka marrë fuqinë, ai shfaqet i egër dhe jonjerëzor deri në një shkallë që e kemi të vështirë ta besojmë dhe që anon nga “mrekullia”, siç dëshmojnë masakrat e tmershme  dhe shkatarimet që ai ka grumbulluar në shumicën e vendeve të Europës Qendrore dhe Azisë”
Komunizmi real  vuri në praktikë një shtypje sistematike, deri në ngritjen në momentet kulmore të terrorit si mënyrë qeverisje. Regjimet komuniste për të vendosur pushtetin e tyre, kanë ngritur krimin në masë në një sistem të vërtetë qeverisje, qeveria u perfeksionua në ushtrimin e një shtypjeje të përditshme përmes një censure të plotë të të gjitha mënyrave të komunikimit e eleminimit të desidentëve. Terrori ka qenë që në fillim një nga tiparet themelore të komunizmit. „ Latzin, një nga shefat kryesor të Çeka-s (policia politike sovjetike) që në derektivat që i dha punonjësve të tij tha: Ne nuk bëjmë luftë kundër një njeriu të veçantë. Ne do të zhdukim borgjezinë si klasë. Mos kërkoni gjatë hetimeve, dokumente dhe prova mbi atë që i akuzuari ka bërë, me vepra apo me fjalë kundra shteti sovjetik. Pyetja e parë që ju duhet t‘i drejtoni është se cilës klasë i përket, cila është origjina e tij, edukata e tij, shkolla e tij, profesioni i tij.”
Komunistët kishin vendosur të eleminonin ligjërisht, por dhe fizikisht, çdo opozitë dhe çdo rezistencë, bile dhe pasive, ndaj pushtetit të tyre  hegjemon, jo vetëm kur ky ishte si rezultat i një grupi kundështar politik, por dhe grupeve sociale, paria e vendit, borgjezia, inteligjenca, njerëzit e fesë etj.
Krimet e komunizmit ende nuk i janë nënshtruar një studimi të ligjshëm dhe normal nga këndvështrimi historik e moral sipas kodit të pashkruar të së drejtës natyrore të njerzimit
Ky vlerësim i thjeshtë nuk trajton çështje, që kërkonjë studim edhe më të thellë “nga ana cilësore” që mbështetet  në përcaktimin e krimit. Kjo duhet të lidhet me kritere “Objektive” dhe juridike.
Çështjet e krimeve të kryera nga shteti është trajtuar për herë të parë nga një këndvështrim juridik, në vitin 1945, në gjyqin e Nurenbergut.
Rregjimet komuniste kanë vepruar në emër të shtetit, duke praktikuar një politikë të hegjemonisë ideologjike. Është në emër të një doktrine, baza logjike dhe e nevojshme e sistemit për të cilën janë masakruar me dhjetra të pafajshëm pa u akuzuar për asnjë akt, por ai ishte kriminel se ishte fisnik, klerik, borgjez, tregtar, kulak, etj Intoleranca aktive ishte pjesë e programit.
Kritiku i madh Italian F.De Sanktis në veprën “Sprova kritike” (Napoli 1920) thotë:
Eshtë një lloj fatalizmi që unë do të thoja njerzore, të lindësh në një vend të tillë dhe në një kohë të tillë, të marrësh një edukatë të tillë, të rrish afër njerëzve të tillë, ja kondita fatale që tërheqin nga pas të ardhmen, e një njeriu.
Nga dosja me “Nr 2383” që sigurimi i shteti ka mbajtur për albanalogun e madh shqiptar Eqerem Çabeun, po i japim lexuesit të vëmëndshëm një pjesë shumë të vogël nga dosja voluminoze prej 205 fletësh. E gjithë dosja nga faqja e parë deri në fund është e mbarsur me një urrejtje antinjerëzore që të trondit e të revolton me perversitetin e saj. E të mendosh se po flisnin e shkruanin për një shqiptar të madh një personalitet shkencor të pashoq në Shqipëri e që kishte admirimin e vlerësimin e Albanologëve e qarqeve shkencore të Evropës. Injorantët e sigurimit kishin guximit e barbarit ta etiketonin Profesorin  mëndjendritur Eqerem Çabeun “Me bindje Naziste” dhe të adulonin se mund të ishte “bashkëpuntor i spiunazhit gjerman” dhe kujt ja thonin këto epitete? Njeriut që tërë jetën e tij ju përkushtua atdheut të tij, Shqipërisë, në fushën e tij të gjuhësisë, dhe ka dhënë për të, sa askushi në këtë vend.
Astrit Jegeni, Gusht 2017

EQEREM ÇABEJ Dosja Nr 2383

USTANOFKA
(Rusisht =Instalim? AJ)
E
EQEREM ÇABEJ

Eqeremi i biri i Hysenit dhe i  Aishes, lindur në 6 Gusht 1907 në Gjirokastër, ardhur në Tiranë nga Austria në vitin 1939, banues në rrugën Mine Peza 31
Ka kombësi e shtetësi shqiptare, shtresë e pasur intelektuale e qytetare, ka kryer shkollën e lartë në Romë, Itali e Gjermani, është i pa martuar, sot punon në institutin e shkencave në liguistikë.
Qëndrimi i Eqeremit gjatë kohës se Zogut ishte pro atij rregjimi, dhe vazhdonte studimet e larta në Itali Romë ku qëndroi deri në vitin 1935, pastaj erdhe professor në Shkodër, këtu qëndroi pak vjet dhe sëandejmi shkoi për studime në Gjermani, mbas disa vjetësh aty shkoi në Shqipëri dhe u emërua profesor në Elbasan.  Qëndrimi i tij gjatë kohës së okupacionit italo-gjerman si kur dihet me ardhjen e Italisë ky mbas ca kohe shkoi në Itali ku qëndroi deri në kapitullimin e Italisë fashiste. Me ardhjen e okupatorit gjerman, ky u suall prej tyre në shqipëri, si Ministër i arsimit, në qeverinë kukull të atëhershme, por k y nuk e pranoi qëndroi në dispozicion, por pranë gjermanëve deri në çlirimin e Shqipërisë.
Qëndrimi i tij mbas çlirimit nuk është i mirë, pse në lagje nuk marr pjesë dhe shoqërohet me element të këqij, si Sejfulla Malëshova, Profesor Pashko Geci nga Shkodra fashist Italian, ka pasur qysh në fillim të dashur Sabiha Kasimati agjente e amerikanëve sot e pushkatuar. Gjithashtu sot vazhdon të ketë shoëri me Shyrjete Turkeshin, me të cilën plotëson dhe nevojat seksuale. Shoqërohet me Profesor Osman Myderizi, element anti-pushtet. Eqeremi është survejuar për qëndrim të dyshimtë. Dihet se vëllai i tij Selaudin Çabej i pushkatuar për qëndrim të keq. Djali i Selaudinit është student në Institutin e lartë Pedagogjik dhe quhet Dragush.
Është prekur nga reforma e pushtetit Popullor se i kanë marë tokë, triskat e fundit nuk i kanë marë. Eqeremi gjatë jetës në moshë madhore ka luajtur kumar është feminist, por mjaftë i mshehur. Tip i zgjuar dhe bisedon i rezervuar, por është i friksuar.
Për sa i përket prindërve të tij nuk dihet gjë mbasi kanë vdekur në Gjinokastër. Të aratisur dhe të burgosur nuk dihet të ketë njeri.

Kon. T.K.
Dak. H.K.
Komandanti i repartit nr. 4011
Major ( Shuaip Çuçi)
Dërguar nga reparti 4011 Nr.-1423 datë 25-10-952
( Shënim me laps AJ)
Nuk vërtetohet që të jetë prekur nga reforma agrare.

AUTOBIOGRAFIJA

Kam lindur në 6 gusht 1908 në Gjirokastër. Vi prej një familje në gjëndje ekonomike të mesme. Im at ka qenë gjyqtar. Kam marë prej tij një edukatë me drejtim nga ndershmëria qytetare dhe nga dashuria për vend. Prej 1915 gjer në 1920 kreva në vend lindje time shkollën fillore dhe qytetse. Në 1921 fitova në konkurs burs Shtetnor dhe u dërgova në Austri. Atje brënda dy vjetësh kalova si nxënës privat i jashtëm, provimet mbi 5.të gjimnazan në ST. Polten, pastaj kreva klasën e 6. Në atë qytet dhe të 7. Në GRAZ.
Në 1926 kreva maturën në KLAGENPURT. Studjova nji vit në Itali u ktheva prap në Austri. Atje ndoqa studimet e larta Universitare në Universitetin e Vjenës, duke u specializuar në LINGUISTIK të Përgjithshme e indoevropjane, në Albanistik te Profesor JOKL dhe në historinë e Ballkanit. 30.12.1933 mora diplomën e Doktorit në Filozofi dhe në fillim të 1934 u ktheva në Shqipni.
Në 1934 kam qenë professor i Shqipes në gjimnazin shtetëror të Shkodrës dhe N/Drejtor konviktit “Malet Tona”. Më 1934-1935 qesh professor në NORMALEN e Elbasanit dhe në gjimnaz të Gjirokastërës. Më 1935-1936 qesh shef  i seksionit të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit. Më 1937 për inat se nuk u bëra vegël  e askujt dhe për të më hequr nga ai vend më futën në shkoll të Plotësimit dhe këtu bëra 10 muaj shërbim ushtarak. Si kreva shërbimin ushtarak shkova prap si profesor në Gjirokastër, ku qëndrova gjer në fund të vitit 1938-1939. Në verë të vitit 1939 u emërova drejtor i Liceut të Tiranës, ku qëndrova gjer në vitin 1940. Në gusht të 1940 meqë si drejtor kam mbrojtur me gjithë fuqitë e mija nxënësit dhe profesorët e liceut nga agjentat dhe ndjekjet e agjentave dhe ndjekjet e italianëve fashist dhe Shqiptarë, u dërgova si gjysëm internim në Itali, po për sy e faqe mu caktua nji punë shkencore pran akademisë \italiane në Romë. Atje qëndrova deri në Qershor 1944. Në Korrik 1944 u ktheva në Shqipëri dhe në verë 1944 mu dha një punë previzore në Ministrinë e Arsimit në Komisionin e teksteve ( Inspektorija Eprore). Në 1944-1945 si gjithë arsimtarët, mbeta 7 muaj pa punë.
Në Maj 1945 u emërova nënpunës teknik pranë Institutit Shkencave, ku pata punue si i jashtëm që kur se isha kthyer 1944, prej italie, dhe në këtë punë po vazhdoj të jemë edhe sot e gjithë ditën.
Për sa i përket qëndrimit tem politik mund të themi këto:
Në kohën e Zogut Nënpunësit, sidomos arsimatarët, nuk lejoheshin, të mereshin me politikë, kështu dhe unë nuk kam ushtruar ndonjë veprimatri politike, po kam kryer detyrën time, mundet të thomi se as unë personalisht as ndonjë tjetër mise I familjes time nuk kanë qene në ndonjë mënyrë të përkëdhelur ose të faforizuar nga ay rregjim.
Gjatë okupacionit Italian nuk kam shkuar mirë as me italianët as me fashistat Shqiptarë. Kam mbrojtur si drejtor Liceun me sa kam mundur shkollën shqiptare. Dhe mësimin e Gjuhës shqipe që rrezikohej asaj kohe, sidomos në shkollën fillore, prandaj edhe më larguan prej Shqipërie. Më 1942 Italianët prej Tirane, me njeri të dërguar apostafat në Romë më afruan të zgjidhja sipas dëshirës vendin e Ministrit të Arsimit dhe të Kulturës Popullore por unë I refuzova që të dyja. Gjithashtu kam refuzuar të vijë si Ministër i Arsimit më 1943 kur u emërova si i tillë në kohën e Gjermanëve në Shqipëri. Kam hedhur poshtë dy propozime për bashkëpunim me të huajt; çdo gjë që nuk pajtohej me nderin tim Shqiptare dhe me të mirën e vendit dhe të popullit
Gjatë luftës nacional-çlirimtare unë kam qenë jashtë atdheut dhe kështu nuk kam marë pjesë. Po anti fashist kam qenë gjithmonë. Më 1943-1944 më sa kam mundur kam shpëtuar prej internimit ca Shqiptarë që qenë të internuar dhe I nisa për në atdhe.
Mbas çlirimit të vendit kam punuar, ashtu si dhe ma parë me të gjitha fuqit e mija modeste në detyrat që më kanë ngarkuar Shteti, si në Institutin e Shkencave; si në institutin Pedakogjik me mësime, sin ë Ministrinë e Arsimit me tekste shkollore, e ku do gjetkë ku jam thirrur e punoj, besojë, se nji shqiptar i mirë që don vendin e tijë dhe gjuhën amtare, do të vazhdojë të punojë pa kursyer për popullin tonë.
Tiranë më 14.XI. 1949
Pro. (Eqerem Çabej)

Shënim: nuk është e vërtetë që në itali është dërguar si i internuar por është dërguar me detyrë pranë akademisë Mbretërore Italiane. Nuk shënon që një vëlla i është vrarë nga Partizanët në Kosovë si element i keq    
26.XII.1950
Marrë nga autobiografija e tijë më 3.X. 1952

RAPORT-KATEGORIZIMI

Për aktivitet kundërshtar antipopullor qi ka treguar dhe vazhdon të tregoj, propozojmë të përpunohet dhe të regjistrohet nga kategorija 2.B që është në kategorinë 2.A të kartotekës elementi kundërshtar personin e poshtëshënuar me tendenca anti pushtet (naziste)

Eqerem Çabej. i biri i Hysenit dhe i Aishes, lindur më 1907 në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, Lagja 17 nëndori, Rr Mine Peza Nr 30 me punësim pran Institutit të Shkencave dhe me Profesion Prof. Allbanollog, ka mbaru studimet Unversitare për Filozofi në Vjenë din me fol e me shkrue
gjermanisht, frëngjisht, italisht, dhe latinisht, rrjedh nga një shtresë e pasur qytetare, ashtë prekur nga reforma dhe ligjet e shtetit tonë, pse iu është marë pasuri dhe pushkatuar i vëllai i tija i quajtur Selaudin Çabej nga forcat partizane në Kosovë ku atje ka qene me detyrë Prefekt, ka dhëndrin e tijë të quajtur Selim Dovrani të aratisur si kriminel lufte, i pa martuar, ka në familje: nanë dhe dy motra, të quajtura…….. shtetësi e kombësi shqiptare, feja muhamedane.
I përmenduri prej vitit 1915 deri 1920 ka kryer shkollën fillore dhe qytetare në Gjirokastër dhe në vitin 1921 ka shkuar me bursë shteti në Austri, dhe atje mbeti dy vjet studimi, ka dalë me bursën e tijë private dhe ka kryer 6. Klasë gjimnaz në qytetin ST. POLTEN dhe klasën e 7. Në qytetin GRAZ më 1926 ka kryer maturën në KLAGENFURT po në këtë vit ka shkuar në itali dhe është kthyer më 1927 d.m.th. ka ndenjur vetëm një vit emandej ashtë kthyer përsëri në Austri ku atje ka ndjekur studimet e larta Universitare në fakultetin e filozofisë ku ka bërë 3 simestra në universitetin e GRAZIT dhe 5. Simestra tjera në universitetin VJENË duke u specializuar në Linguistikë të përgjithshme e Indoevropjane, në Allbanollogji tek profesor JOKL dhe për histori e Ballkanit më 30.12.1934 ka marrë diplomën e Doktorit në filozofi, e mandej në fillim të vitit 1934 ashtë kthyer në Shqipëri….
Ka ardhë në shqipëri  është emëruar profesor në gjimnazin e Shkodrës, në vitin 1934-1935. Profesor në normalen e Elbasanit, 1935-1936 shef seksioni në Ministrinë e Arsimit e me 1937 ka kryer 10 muaj shërbimin ushtarak në shkollën e plotësimit ku ashtë lirue me të drejtën e gradës Aspirant. Në vitin 1938 ka qenë profesor në Gjirokastër e në vitin 1938 drejtor i Liceut në Tiranë ku ka qëndruar deri në vitin 1940.
Në vitin 1940 dërgohet në itali dhe caktohet me punë shkencore pranë Akademisë Mbretëror në Romë këtë çështje në autobiografinë e tij mundohet me u justifikue duke thanë: pse isha kundërshtar i fashizmit më dërguan në Itali si gjysëm i internuar, porse ky është dërguar me punë në Romë nga Ernest Koliqi, gjë të cilën e fakton edhe vetë në një lutje që i dërgon nga roma me 24 Mars 1944 ku thotë:Në vitin 1944 shumë të tjerë përfituan tokë nga qeveria, unë isha dërgue me mision nga fashizmi këtu në itali etj.  Më 5 nëndor 944 sado që ndodhet në Itali por emërohet Ministër  i Arsimit dhe i dërgojnë 3 muaj rrogë dhe shpenzimet e udhëtimit për ta kthyer në Shqipëri, në atë kohë lufta Nax-Çlirimtare kishte marrë proporcione të gjëra dhe ishte fundi i nazismit ai nga frika dhe për tu ruajt veten nuk vjen në detyrë. Eqeremi në Romë është dërguar si përfaqësues i Ernest Koliqit në Institutin e studimeve për gjuhën Shqipe dhe ashtë pague me rrogë të majme qoftë nga qeveria e athershmë qoftë nga fashizmi.Në vitin 1934 ka qenë në Dalmaci për verim ku ka ndenjur nji muaj gjithashtu thonë se në Itali në vitin 1938 ka ndenjur dy muaj.
Nga Italia, Eqeremi kthehet në Korrik 1944, gjatë verës ka punuar në Ministrinë e Arsimit në komisionin e teksteve Inspektoriate Epror dhe mandej Maj 1944 ashtë emëru si nëpunës teknik pranë Institutit të Shkencave ku atje gjindet edhe sot.
Qëndrimi i të përmendurit gjatë luftës pasqyrohet nga vetë e kaluara e tij d.m.th. se ka qenë një njeri i pozocionuar për armikun e mandej edhe sot vazhdon të veprojë, sepse ky njeri mbas çlirimit dhe sot vazhdimisht është parë të shoqërohet me element që janë të tipit të tijë. Që kanë bërë punë armiqësore p.sh. Sabiha Kasimati etj e cila për veprimtarinë e saj kundra pushtetit tonë popullor ashtë pushkatuar mandej shoqërohet edhe me këto përsona: Shurete Turkeshi, bijë e një tregtari të tatuar dhe vetë kjo ka qenë më lëvizjen qysh në fillim por për punë armiqësore kundra partisë e Pushtetit ashtë përjashtuar nga partia. Rrok Zojzin fashist me emër,Sejfulla Malëshovën tradhëtar i partisë Isuf Çekën edhe ky fashist, Fatbardha Prodani, Anton Krajnin ish krysekretar i M. Arsimit, prof. Filip Ndocaj, Ndoc Ashtën, Spiro Belkovin etj asht tregue dhe tregohet i pa kënaqur në punën e tij.
Eqeremi ka kritikue dhe urren veprën mbi linguistikën qi orjentohej nga ish professor Marri.( kjo vepër linguistike sot është e gabume dhe ka ranë poshtë nga shoku Stalin”)  porse Eqeremi nuk e kishte kritikuar dhe urryer pse e dinte se ishte gabim, përse kjo ishte sovjetike, dhe këtë tani e justifikon duke thënë ; Unë një gjë të tillë e kam thënë qysh në kohë. Armiqësia e tij del e kjartë nga deklaratat e lëshuara prej Refi Kasimatit, inxhinjer, i cilë është i vëllai i Sabiha ku thotë: Motrën timë që është pushkatuar shkaktar ashtë Eqerem Çabej, sepse ajo kur u kthye nga sanatoriumi i Italisë në vitin 1945 ka pas qëndruar mirë pse në çdo bisedë që kam pasë me të fliste mirë për pushtetin, mirpo sa ranë kontakt me Eqeremin ajo filloi të ndryshojë nga çishte ma para etj. Nga ana tjetër Sabihaja në proçesin vet depunon; Eqeremi është armik numri një i juaji ju lufton, por është shumë i rezervuar në punën e tij.
Sipas deklaratën e lëshuar nga i quajturi Rako Hila me punë në Sh.N.U.M. të Beratit del se Eqeremi ban pjesë në një organizatë demokratike dhe Rako i ka thënë Vangjel Zoto sot i arestuar për marie pjesë në këtë organizatë, se në këtë organizatë bajnë pjesë shumë Intelektualë si Eqerm Çabej,Gjergj Kokoshi, Rrok Zojzi etj e për më tepër siç del nga deklarata Eqeremi kryeson këtë organizatë. Veç kësaj, nga B.P. Drojtje del se Eqeremi frkuenton shtëpinë e Rrok Sojzit ku venë dhe element të dyshimtë si  Prof  Filip Ndocaj, Ndoc Ashta, Spiro Belkovi etj,
Kur ka qenë në Itali, në vitin 1944 dukë qenë shumë i afërt me gjermanët ashtë interesuar për dërgimin e disa t’internuarvë për në Shqipëri.
Duke u nisur nga të gjitha këto aktivitete, dhe duke marë parasysh se është një element shumë inteligjent me një kulturë të gjërë dhe eksponet i dorës së parë për reaksionin se dhe një shënim që ka vënë titullari i këtij dikasteri Gjeneral Leitnant Mehemet Shehu për tu vënë në përpunim aktiv, propozojmë kategorizimin e tij nga kategoria 2/B në kategorinë 2/ A

PROPOZUESI
N/TOGER TAIP RADA     
                                       

 PËLQEHET
SHEF. SEKSIONI.M.PUSHTETIT
 KAPITEN I.-rë KOLI SHUKE

4.10.52
(Vijon në numrin e ardhshëm)

S'KA KOMENTE