Kontribut real në përmirësimin e cilësisë së mjedisit në Bulqizë

352

Danjel BICA*

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë e shtrin aktivitetin e saj në Bulqizë, aktualisht po zbaton projektin “Barazia në Vendimarrje e Drejta e infromimit për Çështjet Mjedisore” Bashkia Bulqizë, nëpërmjet programit “PACT”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga ANTTARC.
Qëllimi është të nxisim pjesëmarrjen dhe veprimin konkret të publikut në vendimarrjen e institucioneve vendore për çështjet mjedisore. Duke forcuar rolin e shoqërisë civile në menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit duke kërkuar transparencë, llogaridhënie, informim për vendimet e marra të cilat prekin interesat e tyre.  Grupet e synuara të projektit janë: Administrata Publike, Bashkia Bulqizë, Njësitë Administrative, Adzm, Ishmp, komuniteti, Shoqëria civile në Bulqizë. Trajnimet janë fokusuar në ndërgjegjësimin e  aktorëve lokal për zbatueshmërinë eelegjistacionit kombëtar, konventat ndërkombetare në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Njohja dhe zbatimi në praktikë i Konventës Aarhus dhe  të  legjislacionit shqiptar”  E drejta për infromim  (ligjin Nr 199/2014) apo transparenca funksionojnë si një parim që ndihmon personat ku interest e tyre preken nga vendimarrja administrative, që jo vetëm të dinë se çfar vendimesh merren në lidhje me interest e tyre por që edhe mund t’i ankimojnë këto vendime bazuar në ligje. Qeverisja e hapur është reflektimi i komunikimit midis qytetarëve/publikut dhe qeverisë që ai ka krijuar për t’i shërbyer interesave të tij, që kjo ndihmon në parandalimin apo uljen e mundësive për abuzim/korrupsion të qeverisjes përgjatë ushtrimit të vepritarisë së saj.
Trajnimet janë  fokusua në ngritjen e kapaciteteve  lidhur me njohjen e legjislacionit në fushën e mjedisit dhe mënyrat për monitorimin e zbatueshmerisë së tij në praktikë, duke kërkuar transparencë, llogaridhenie, e barazi në vendimarrje dhe të krijohen sesnisone informimi nga Bashkia para se të merret vendimi që kjo ndihmon në shmangien e konflikteve dhe vonesave për një investim të caktuar.
Trajnimet për Aktorët e pushtetit lokal, bizneset, komunitetit, Ishmp, Azm, janë  fokusuar për mënyrat efektive të pjesëmarrjes së publikut në vendimarrje si:
• Promovimi në praktikë i konventës së Aarhus-it dhe tre parimet bazë të saj.
• Mundësimi i përshtatjes së vizionit, misionit, vlerave e direktivave të Konventës me çështjet lokale që shqetësojnë komunitetin,
• Krijimi dhe promovimi i një kulture dialogu kostruktiv midis institucioneve publike, grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe qytetarëve.
• Informim të publikut, nxënësve, Ojf-ve, zyrtarëve local, grupeve të interesit për Konveta e Aarhus-it  dhe zbatimi i saj në Shqipëri.
• Konsulencë për rritjen e pjesëmarrjes së pubikut në proceset  vendim-marrëse për ҫështjet mjedisore dhe të qeverisjes së mirë.
• Ndërmjetësim neutral midis pushtetit lokal dhe shoqërisë civile për çështjet e mjedisit.
• E drejta e Informimit Mjedisor si e drejtë Kushtetuse.
Gjatë zbatimit të projektit dhe nga takimet e vazhdueshme me aktorët lokal kemi vënë re që është e theksuar mungesa për informim si nga bashkia ashtu dhe nga komuniteti për arsyen se te këta të fundit egziston mungesa e mosnjohjës së legjislacionit dhe të drejtat e tyre që ua garanton ligji dhe kushtetuta. Vlen për t’u theksuar që komunikimi, bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë, shoqërisë civile, komunitetit dhe institucioneve të tjera shtetërore është një problem që duhet të përmirësohet dhe duhet të vazhdohet me aktivitete dhe mbështetje konkrete në këtë fushë derisa rezultatet të jenë të dukshme.
*Drejtor Ekzekutiv i SHERM

S'KA KOMENTE