36 milionë lekë investime në dy lagjet e qytetit Bulqizë

423

 

16 milion lekë investme për sistemim – asfaltimin e rrugës  në lagjen “Minatori”
Bashkia Bulqizë, me buxhetin e saj ka investuar 16 milion lekë të reja për sistemim – asfaltimin e rrugës në lagjen “Minatori” të qytetit Bulqizës. Sipas bashkisë ky ka qenë një projekt që bashkia e ka parashikuar që në vitin 2016, ndaj Bashkia me fondet e veta mundësoji ndërtimin e kësaj rruge, pasi ajo është tepër e nevojshme për banorët e lagjes “Minatori” për hapësira dhe ku banorët mund të qetësohen dhe relaksohen.  Ndërkohë qytetarët kanë gjetur mirëkuptimin me bashkinë për prishjen e ndërtimeve të paligjshme që preken nga ndërtimi i kësaj rruge.

 

20 milion lekë investme për sistemim-asfaltimin e rrugës Blloku i Poshtëm, “Lagja e Re”

Bashkia Bulqizë, me buxhetin e saj ka investuar 20 milion lekë të reja për sistemim asfaltimin e rrugës në bllokun e poshtëm të Lagjes së re. Sipas Kryetarit të bashkisë Bulqizë, zotit Melaim Damzi, ky ka qene nje projekt që bashkia e ka dërguar tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, por nuk u miratua prej tyre. Ndaj nga Bashkia u mendua që me fondet e veta të mundësojë ndërtimin e kësaj rruge pasi ajo është tepër e nevojshme për banorët.  Ndërkohë qytetarët kanë gjetur mirëkuptimin me bashkinë për prishjen e ndërtimeve të paligjshme që preken nga ndërtimi i kësaj rruge.

INVESTIME NË GJORICË

Kryetari i Bashkisë së Bulqzisës Melaim Damzi në një prononcim për “Gazetën Bulqiza” tha se me buxhetin e bashkisë janë bërë një sërë rrugësh rurale, si investimi  i fundit në rrugën e Kajës, të njësisë administrative Gjoricë, me një vlerë 28 milion lekë me gjithë TVSH. Rruga, tha Damzi, është bërë që të ketë parametra bashkëkohorë me mbrojtëse anësore, me trotuarë me puseta, dhe me kanale kulluese të betonuara. Rruga në fjalë është me një gjerësi rreth 5 metra asfaltim, ndërsa me gjithë trotuar shkon 6 metra gjerësi.  I pytur përsa i përket ujit të pijshëm në Gjoricë, kryebashkiaku i Bulqizës Melaim Damzi shprehet se që në 2016 është dhënë një fond prej rreth 98 milion lekësh për linjën kryesore të ujsjellësit të Gjoricës, por puna nuk ka përfunduar. Do të jetë sfidë e bashkisë Bulqizë që edhe ky problem të zgjidhej një herë e mirë në favor të banoreve të Gjoricës. Banorët e Gjoricës nga ana e tyre falenderojnë Bashkinë Bulqizë, e në veçanti kryebashkiakun Damzi, që siç thanë ata, i ka kthyer sytë nga Gjorica, duke sjellë investime në këtë zonë që s’kishin ardhur deri më tani.

S'KA KOMENTE