PËRFAQËSIM DINJITOZ I FËMIJËVE TË BULQIZËS NË NJË FESTIVAL NDËRKOMBËTAR NË PARMA

1631

Grupi artistik i fëmijëve të bashkisë Bulqizë ka marrë pjesë në aktivitetin “Festival Intranazionale Day Giovani” që u zhvillua nga data 24.06.2017 dhe zgjati deri me 08.07.2017 në Berceto, Parma, Itali. Ky Festival bazohet në promovimin e kulturave të shteteve pjesëmarrëse. Në këtë eksperiencë të mrekullueshme morën pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme të botës (Rusi, Turqi, Indi, Çeki, Shqipëri). Bashkia Bulqizë u përfaqësua me grupin artistik të shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda” i përgatitur nga mësuesja e edukimit muzikor zj.Elisabeta Kocaqi. Pjesëmarrja në këtë festival u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkisë Bulqizë me Kryetar z. Melaim Damzi, Forumi Don Indipendenti në Itali me presidente znj.Marsida Mehdiu , znj. Elvira Lashi Lika, Durim Lika si dhe presidenti i “Festivaleve internacionale Dey Giovani” z. Carlo Devoti. Ky festival u organizua ne Berceto (Parma Itali) ku qëllimi i këtij aktiviteti është bashkëjetesa edhe prezantimi i kulturave të shteteve pjesëmarrëse. Grupi artistik i Bulqizës në aktivitetet e realizuar në Itali prezantoi me dinitet kulturën materiale dhe jo materiale të Bashkisë Bulqizë. Në të gjithë rrugëtimin e këtij festivali, shumë emigrantë nga Bulqiza dhe Dibra kanë qenë një mbështetje e madhe për ne, në veçanti z.Bledian Dervishi i cili shtroi një drekë për grupin artistik. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë festival kanë një hapësirë speciale që quhet Dita e vendeve pjesëmarrëse në rastin tonë “Dita Shqiptare” në këtë ditë patëm fatin të jemi pjesë e prezantimit të Shqipërisë me shkrimtaren, poeten e zv/presidenten e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali(L.SH.A.SH.I) zonjën Lumturi Plaku, si dhe në shoqërinë e aktivistit të shoqatës “Drita “në Brescia z.Gjergj Harka. Festivali Internacional i të rinjve organizohesh nga z.Carlo Devoti “në bashkëpunim me “Forum Donne Indipendenti”, e komunën e Berceto-s në Parma, ku morën pjesë mbi 2000 të rinj të ardhur nga mbi 20 vende të botës. Në Ditën Shqiptare u prezantuan vallet, këngët si dhe librat e shkrimtares Lumturie Plaku ku në konferencën e zhvilluar ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Berceto Z. Luigi Lucci. Shoqata “Shqiponja.  Z.Klodian Cami ftoi për një mbrëmje grupin artistik të Bulqizës i cili vlerësoi pjesëmarrjen tonë në këtë aktivitet dhe premtoi mbështetje në projektet e tjera. Aktivitetet e grupit artistik të Bulqizës janë pasqyruar në mediat dhe gazetat e Italisë, Gazzetta di Parma etj.Një eksperiencë që besojmë se një qyteti të vogël si Bulqiza i ka vlejtur shumë dhe shpresojmë që me mbështetjen e të gjithë instuticioneve ky aktivitet mos të jetë i pari port ë pasohet me të tjerë aktivitete të këtij lloji. Grupi artistik ishte i përbëre nga :
• 1 Blerta Arjan Murra
• 2 Erjona Muharrem Alliu
• 3 Gersana gezim Hoxha
• 4 Xhuljana Besim Balliu
• 5 Mei Fatos Musai
• 6 Gejbi Zenel Lleshi
• 7 Marjo Myerteza Fervishi
• 8 Olsi Shaban Murra
• 9 Erjona Skender Kaja
• 10 Erik Sazan Krosi
• 11 Erion Urim Cami
• 12 Ema Luan Manjani
• 13 Ana Arjan Uka
• 17 Besjana Besnik Saraci
• 19 Rei Ilir Spahiu
• 20 Danjel Ali Gjeta
• 14 Erblin Novaku: specialist i Artit dhe Trashigimisë Kulturore në Bashkinë Bulqizë
• 15 Lindita Kaja: Drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda”
• 16 Teuta Cami: Drejtoreshë e Arsimit, Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Bulqizë
• 18 Enkeleda Çela: Mësuese
Faleminderit çdonjërit që punoi për mundësimin e këtij aktiviteti dhe për përfaqësimin dinjitoz në këtë aktivitet me përmasa ndërkombëtare. Faleminderit grupit artistik të fëmijëve dhe mësuesve që punuan për përgatitjen e tyre, drejtoreshës së Arsimit, Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve znj. Teuta Cami , inciatorin dhe organizuesin, Specialistit të Artit z. Erblin Novaku. Faleminderit mësuesve shoqërues dhe drejtoreshës së Shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda” znj. Lindita Kaja, mësuesen Enkeleda Çela. Arti dhe kultura janë vlera të paçmuara që me mbështetjen dhe bashkëpunimin e duhur na përfaqësojnë ndërkombëtarisht.
VIVA SW WORLD (jetojnë vlerat me’ art dhe sport)
ERBLIN NOVAKU

S'KA KOMENTE