Situatë alarmante nga zjarret në Bulqizë

188

Aktualisht në pyjet e zonës së Bulqizës ka disa vatra aktive zjarri, të cilat janë jashtë kontrollit

Ditët e fundit, janë shfaqur disa vatra zjarri në pyjet e zonës së Bulqizës. Situata po përkeqësohet edhe më shumë pasi janë disa vatra aktive, që po përhapen edhe më shumë, ndihmuar edhe nga temraturat e larta.
Nga Shërbimi Zjarrfikës në Bulqizë, bëhet me dije se aktualisht në pyjet e zonës së Bulqizës ka disa vatra aktive zjarri, të cilat janë jashtë kontrollit:
•    Malin e Krajkës, flakët kanë përfshirë masive dushqesh;
•    Fusha e Lopës, njësia administrative Fushë – Bulqizë;
•    Masivi pyjor në Liqenin e Zi;
•    Martanesh, zjarri ka përfshirë një zonë të mbrojtur; Harta ilustrative me zjarret e rëna
Siç mësohet, në masën dërrmuese vatrat e zjarrit që janë shfaqur në pyje kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme. Për këtë Shërbimi i Stacionit Zjarrfikës i ka kërkuar prokurorisë dhe shërbimeve policore që të nisin hetimet.
Një fakt i tillë ilustrohet në vendin e quajtur “Fusha e Lopës”, ku edhe pse shërbimet e stacionit zjarrfikës kanë arritur të shuajnë vatrat e zjarrit disa herë, ato janë rindezur sërish.
Deri më tani në ndihmë të Shërbimit Zjarrfikës kanë shkuar strukturat e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor ndërsa nga Shtabi i Emergjencave Civile nuk është ndërhyrë akoma. Sipas komandantit të Shërbimit Zjarrfikës në Bulqizë, Benard Kurti bëhet me dije se nga Shtabi i Emergjencave Civile janë shprehur se do të ndërhyhet nga ajri, sapo të vihen nën kontroll zjarret në zonat e tjera të vendit, që janë edhe më problematike.
Deri më tani, në vatrat e shfaqyra në zonën e Bulqizës, Kurti bën me dije se janë jashtë kontrollit, kjo për disa arsye: Së pari terreni shumë i vështirë për të ndërhyrë, si me mjete, por edhe me forcat këmbësore. Së dyti edhe për shkak të përhapjes se madhe të vatrave, që jua bën të pamundur vënin e tyre nën kontroll.
Situatë e rënduar paraqitet në Bulqizë nga zjarret që kanë përfshirë pyjet e kësaj zone. Vatrat ekzistuese janë përhapur edhe më shumë, ndërsa janë shtuar edhe disa vatra të tjera.
Nga vëzhgimi 3 ditor i “Bulqiza ime”, situata më e rënduar paraqitet në fshatin Krajkë, ku flakët e zjarrit që kanë përfshirë malin po afrohen drejt banesave.
Situata paraqitet shumë problematike edhe në afërsi të “Fushës së Lopës”, ku zjarri ka avancuar ndjeshëm përgjatë këtyre ditëve.
Gjithashtu disa vatra zjarri janë edhe në Malin e Bardhë, në afërsi të fshatit Dushaj të njësisë administrative Fushë – Bulqizë.
Nga vëzhgimet në terren nuk është parë që të ndërhyet nga toka apo ajri për shurajen e flakëve, megjithëse në fshatin Krajkë, siç paraqitet në foton në krye, flakët po avancojnë drejt banesave.

Myftari mbledhje për situatën e zjarreve
Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bulqizë, Lutfi Myftari ka mbledhur stafin duke analizuar situatën e krijuar nga zjarret në masivet pyjore të Bulqizës. Në një intervistë të dhënë për TV Bulqiza Myftari tha se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi dhe se ka një koordinim të institucioneve kryesore në Bulqizë për të monitoruar situatën:
Nga ana tjetër, Myftari u shpreh se të gjitha zjarret në pyjet e Bulqizës nuk janë për shkaqe natyrore, por janë zjarre nga dora e njeriut, që mund të jenë shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia. Për këtë tha Myftari, për çdo rast kanë nisur hetimet dhe nëse do të zbulohen personat, do të çohen para drejtësisë.

S'KA KOMENTE