Dibranët në këmbë për të shpëtuar pyjet nga zjarret, qeveria i vështron nga bregdeti

167

Nga DHURATA ÇUPI

Dibra po përballet me një situatë të papreçedentë të zjarreve masive në malësitë e saj.
Ditët e fundit hektarë të tëra me pyje janë shkrumbuar nga flakët.
Sikur mos mjaftonin prerjet pa kriter në pyje, gërryerjet apo gërmimet, tashmë zjarret po e shkatërrojne këtë pasuri të jashtëzakonshme.
Flakët kanë përpirë hektarë të panumërt në pyje ndërsa përpjekjet e banorëve të këtyre zonave për t’i shpëtuar janë heroike.
Ku është shteti me shërbimet që ka si detyrim për taksapaguesit e tij.
Ta mendosh që shqiptarët paguajnë edhe një ministri për mirëmbajtjen e pyjeve e kullotave. E kjo ministri nëse do të ishte sadopak e kujdesshme duhet të merrte masa për dëmet ekologjike dhe mjedisore që po i shkaktohen vendit tonë nga djegia e pyjeve.
Strukturat për mbrojtjen e pyjeve dhe kontrollin është minimaliste. Në Bulqize ka vetëm 3 specialistë në mijëra hektarë pyje. Edhe në Dibër e në Mat e njëjta situatë. Mungesa e theksuar e ndërgjegjes nuk justifikon papërgjegjshmërinë totale e cila shokon çdo shqiptar.
Fati i pasurive publike tashmë duket që është destinuar. Pas djegies dhe shkatërrimit të kurorave të gjelbërta më pas do të filloj koncesioni apo privatizimi.
Dibranët janë kujdesur vetë për pasuritë natyrore të tyre dhe gjej rastin t’ju bëj thirrje qytetarëve Dibranë: Duhet bërë çdo përpjekje për ta ndaluar këtë situatë.
Nëse prisni qeverinë do të jetë shumë vonë.
Qeveria ka nisur pushimet dhe plazhet janë larg nga kurorat e gjelbërta të Dibrës apo çdo zone tjetër malore.

S'KA KOMENTE