Skënderbeu, vlerë kombëtare e përjetshme

87

Kombi dhe SKENDERBEU janë simboli, qëndresa në shpirt për të ngelur njerëz me nder, të lirë dhe myslimam, shqiptarë mbi të gjitha

 

Nga Ismail KETA*

Përshëndetje miq,
Çudia me disa njerëz për atdheun dhe fenë më shtyn të shpreh keqardhjen dhe mendimin tim pa dashur të prek askënd.!
Nga vete emri qe unë kam (Ismail), kuptohet se kujt besimi i përkas. Qoftë dhe për fisnikërinë ndaj prindërve dhe gjyshërve të mi, nuk e ndrroj besimin musliman.  Njoh disa besimtarë ose kuptoj shumë nga rrjetet sociale që për interesat fetare ofendojnë ose mbrojnë SKËNDERBEUN.!!!!
Nuk besoj që këta njerëz janë më besimtarë se unë dhe pse unë nuk falem dhe pse respektoj të madhin SKËNDERBE, se mbi të gjitha unë nuk bëj keq, nëse nuk mundem të bëj mirë dhe ashtu siç thotë dhe Kurani, respektoj besimin e atij tjetrit. Si dhe nuk harroj edukimin e familjes, gjyshërve të mi “pa komb nuk ka besim fetar”; se vjen shkau dhe Greku dhe të bën ortodoks ose të vret, pret dhe përdhunon, pastaj vijnë përsëri osmanët dhe të bëjnë musliman ose vrasin, presin dhe përdhunojnë.! Të gjithë herojntë e mëdhenj ishin ose janë besimtarë, dhe po të njohësh nga afër Familjen legjendare JASHARI (Bacen Rifat), kupton kollaj që ata janë kuptimi i njeriut të mirë dhe shembull i besimit mysliman. Kombi dhe SKENDERBEU për ata ishin/janë simboli/qëndresa e tyre në shpirt për të ngelur njerëz me nder, të lirë dhe myslimam, shqiptarë mbi të gjitha.
Do të gëzohesha shumë që këta njerëz që ofendojnë ose mbrojnë figurën e SKËDERBEUT me qëllime fetare, të pranojnë të vërtetën dhe t’ua trasmetojnë atë brezave të ardhshëm që SKËNDERBEU i njohu më mirë dhe më parë se çdo kush nga ne, apo ata që ofendojnë ose mbrojnë për interesa fetare atë. Të dyja besimet fetare dhe kuptoi që një ZOT është për të gjithë ndërsa kombi dhe familja janë më të shtrenjtët.
*Reagim i z.Ismail Keta, në faqen e tij në fcb, datë 8 gusht 2017.
Ky reagim në rrjetin social https://www.facebook.com, i kampionit botëror në në Tai e Kik Boks është vlerësuar, jo vetëm nga miqtë e tij të shumtë, por dhe nga personalitete të botës akademike. Kjo edhe për faktin se siç shprehet Mir Kaloshi: “Fb ju ka dhëë mundësinë shumë pseudohistorianëve që të flasin krejt pa lidhje për një figurë mitike si Skënderbeu”..

S'KA KOMENTE