Dibra në stinën e nxehtë dhe të thatë dhe broçkullat e kryeministrit

733

EDMOND ISAKU

Lëvizjen politike paszgjedhore Partia Socialiste po mundohet ta mbushë me një tur që ka ndërmarrë kryeministri  Rama në të gjitha qarqet, për të identifikuar nevojat e qytetarëve. Këtë veprimtari e quajti “dëgjesë publike” dhe po e trumbeton si formë e bashkëqeverisjes me ta. Pasi realizoi zgjedhjet më të manipuluara dhe të deformuara në rezultatin e tyre për shkak të tjetërsimit të votës, në një fushatë pa program, duket qartë se sa absurd qëndron kërkesa që “më jepni votën se programin e bëjmë pas zgjedhjeve”. Kjo është risi e modelit Rama.
Asgjë e re nuk thuhet, veçse broçkullave kryeministrore. Jo se presim ndonjë të re nga dëgjesat publike pasi të njejtat shqetësime i kemi bërë prezente dhe i kemi diskutuar në të gjitha takimet elektorale në fushatën që bëri Partia demokratike në Qarkun e Dibrës.
Ajo që mbetet kryesore për atë zonë dhe për integrimin e të gjithë rajonit verilindor është Rruga e Arbërit. Për këtë duhet lobim i fuqishëm nga deputetët përfaqësues të Qarkut Dibër të të gjitha partive, deputetë të tjerë me origjinë dibrane dhe matjane apo që kanë ndjesi për këtë vëpër madhore kombëtare dhe ky lobim të veprojë me kërkesë të rreptë dhe pa u tërhequr ndaj qeverisë “Rama 2” dhe vetë kryeministrit, i cili  në fushatë  ka premtuar që do ta fillojnë punimet brenda vitit 2017.
Për të tjerat nuk dimë ç’të të themi më parë, në një kohë që situate në qarkun e Dibrës sa vjen e përkeqësohet. Vendi digjet flakë nga thatësira, mungesa e ujit të pishëm, papunësia dhe varfëria është ulur këmbëkryq dhe pret me sytë nga qeveria “Rama 2”. Kënga më e re që qarkullon tani është: “Moj Dibër, mos fol me vete / si e kërkove vetë e gjete”. Sikur të mos i mjaftonte varfëria dhe vapa politike populli po përballet fuqishëm me zjarret shkrumbuese të kësaj stine të nxehtë dhe të thatë.

S'KA KOMENTE