MARTIN CUKALLA

216

Qentë
legena qentë:
as të hanë, as të lehin!
në gjumë
trotuarëve gjithë ditën e lume
i fshihen diellit,
i fshihen…
nata
bekon në errësirë
urinë e tyre.
nëpër kazanë plehrash
zëri u është bërë kuitje.
egërsisht
për ca kocka
luftë e re.
e përnatëshme lufta…

Dështim a borxh?!
flutur e humbur më flet në gjuhë të panjohur;
kërkon të dalë
koha fajtore vështron lulen e tharë…
nuk ka shtëpi shija,
e pamatur të qeshësh,
muzikë e dehur është një britmë pijaneci.
të jesh si të tjerët është mëkat;
më mirë hiqe zemrën e diku lëre për korbat…
urrejtja e armikut
është humori i një mëngjezi…

Korrje
tallet acari. të lashtat e pjekura të lumturisë flenë nën krahët e tij.
kujtohem sa ngadalë i pëshpërisim dëshirat tona
si të kemi fllad në zemër
si të kemi trëndafila dhe luleftoi në gojë…
nuk hapet varri aty ku mbillet,
aty ku mbillet hapet ugari!
era nuk tallet, shtyn mjegullat dhe retë të zënë vëndin e tyre
mbresëlënës
mbi ca dallgë qesharake të deteve të zëmëruar.
nuk është ledhë bukuroshe e zemrës
është energjia e saj
që shtyn jetët në këtë botë të vështirë
e nuk tall kënd:
hapsirë për lumenjtë që ngjiten oqeaneve…

S'KA KOMENTE