Festohet pelegrinazhi Ballem Sulltan

102

•    Në këtë peligrinazh morën pjesë si kryegjyshi botëror DEDE Edmond Brahimaj dhe shumë Baballarë të Tyrbeve nga e gjithë Shqipëria

Mijëra besimtarë bektashianë nga e gjithë Shqipëria vizituan vendin e quajtur Ballem Sulltan, të komunës Martanesh në Bulqizë, për të bërë pelegrinazhin e përvitshëm.
Besimtarët u ngjitën drejt vendit të shenjtë, ndezën qirinj dhe bënë lutjet e tyre, për të vijuar më pas me tregime mbi historinë e Ballem Sulltanit.
Besimtare dhe besimtarë bektashinj, por jo vetëm, nga Bulqiza, Mati dhe gjithë Shqipëria, morën pjesë me 29 qershor ne pelegrinazhin Ballem Sulltan. Ata u mblodhën në vendin e quajtur Ballem Sulltan, të Njësisë Administrative Martanesh, të rrethit të Bulqizes, ku si për çdo vit, kanë kryer ritin e pelegrinazhit të tyre, në këtë vend të shenjtë të Ballem Sulltanit.
Besimtarët e shumtë kanë ndezur qirijnj, duke shprehur lutjet e tyre, për më shumë mirësi e begati për ta dhe familjet e tyre. Në këtë peligrinazh morën pjesë si kryegjyshi botëror DEDE Edmond Brahimaj dhe shumë Baballarë të Tyrbeve nga e gjithë Shqipëria. Të pranishëm ishin autorite të pushtetit vendor, si dhe nga Ministria e Kulturës.
Në fjalen e tij përshëndetëse, Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj tha se Teqja e Ballem Sulltanit ka vlera të mëdha historike dhe vetë Ballem Sulltani ka qenë dhe do të mbetet si një reformator mjaft largpamës në rrugën 800 vjeçare të besimit të mrekullueshëm bektashian. Ndër të tjera Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj tha në fjalën e tij se “sot është një ditë e veçantë në këtë vend të shejntë, pasi kjo ditë përkon me 500 vjetorin e lindjes së Ballem Sulltanit”.
Në fjalimin e tij, Babai i Teqesë së Martaneshit, Hysni Shehu u shpreh se, Teqeja e Ballem Sulltanit ka vlera të mëdha historike, sikurse vetë themeluesi i saj, që ka qenë dhe do të mbetet një reformator mjaft largëpamës.
Ai shprehu gjithashtu gëzimin e tij të veçantë që ndau me besimtarët e ardhur dashurinë dhe forcën e dhuruar nga Zoti. Më pas, festa vijoi me aktivitete të ndryshme. Më pas fjalën e morën, nëkryetari i bashkisë Bulqizë, Adhurim Lika dhe prefekti i qarkut Dibër, Ardit Kaja, Në emër të insitucioneve ata dhanë mesazhet e tyre përshëndetëse për këtë ditë të veçantë. Ndërkohë, Ministria e Kulturës, vendin e shejntë të Ballem Sulltanit e shpalli Monument Kulture. Përfaqësuesi i Monumenteve të Kulturës, Arben Spaho, pasi lexoi dekretin, ia dorëzoi atë kryegjyshit botëror Dede Edmond Brahimaj. Dervish Mikel Onjea u shpreh se Ballem Sulltani ka ngelur e trashëguar brez pas brezit dhe se feja bektashiane është një ndër fetë më të pastërta e cila ka promovuar vlerat e saj dhe se është doktrinë e fesë islame.
Më pas festa ka vijuar me aktivitete të ndryshme. Performuan grupe pjesmarrëse, të cilët kishin ardhur posaçërish për këtë festë.
Çdo vit në vendin e Shenjtë Balle, zhvillohet pelegrinazhi në nder të klerikut, Ballëm Sulltani, që për bektashinjtë simbolizon njeriun e shenjtë.
Shpella e shenjtë me vlerë mistike, ndodhet në malin e teqesë. Këtu ka edhe një shenjë, shenjtori i madh, Piri i dytë i bektashizmit, Ballëm Sulltani, i cili ka bërë mrekulli të shumta (përpara vitit 1600).
Besimtarët bektashinj zhvilluan vizitë edhe në teqenë e Ballesë ku dhe ndodhen shenjtorët e këtij besimi.

S'KA KOMENTE